“Doktrina e Besëlidhje 93: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 93”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 93
Doktrina e Besëlidhje 93
Vështrim i Përgjithshëm
Te Doktrina e Besëlidhje 93, Shpëtimtari zbuloi të vërteta të rëndësishme rreth Vetes me qëllimin për të na ndihmuar “[të] di[më] se si të adhuro[jmë] dhe të di[më] çfarë të adhuro[jmë]” (vargu 19). Ne mësojmë se mund ta marrim plotësinë e dritës dhe së vërtetës që vijnë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndërsa i zbatojmë urdhërimet.
Ndihmojini nxënësit ta thellojnë vlerësimin dhe dashurinë e tyre për Jezu Krishtin. Ndërsa nxënësit mësojnë rreth Jezu Krishtit, ndihmojini të shkojnë përtej asaj çfarë tha dhe bëri Ai dhe të mësojnë se kush është Ai. Një mënyrë për ta bërë këtë është të përqendrohen te cilësitë dhe karakteristikat e Tij. Për më shumë mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni pjesën “Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 93:1–22”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm jep ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 93:1–22
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për disa nga rolet dhe karakteristikat e Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si ndikohet jeta e tyre nga ajo që ata dinë rreth Jezu Krishtit.
-
Figura: Një person i mirënjohur dhe një paraqitje e Jezu Krishtit
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela për veprimtarinë e studimit
Doktrina e Besëlidhje 93:19–53
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të planifikojnë të marrin më shumë nga drita dhe e vërteta e Perëndisë në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të gjërave që po bëjnë për të ftuar ndikimin e Jezu Krishtit në jetën e tyre. Nxënësit mund të bëjnë edhe një listë të gjërave që e ndiejnë se mund t’i bëjnë për ta shijuar më tepër ndikimin e Tij çdo ditë.
-
Materiale filmike: “Drita Kapet pas Dritës” (11:02; shikoje nga kodet kohore 0:32 deri në 2:15 dhe 2:15 deri në 2:52); “Mbajtës të Dritës Qiellore” (22:09; shikoje nga kodi kohor 18:26 deri në 19:36); “Finding Christ During Difficult Times” [“Gjetja e Krishtit gjatë Kohëve të Vështira”] (4:35)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela për veprimtarinë e studimit
-
Figurë: Dritë më e fortë dhe dritë më e zbehtë mbi të vërtetën
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7
Qëllimi i mësimit: Për t’i ndihmuar nxënësit ta kujtojnë dhe vlerësojnë rritjen e tyre shpirtërore nëpërmjet studimit të tyre të librit Doktrina e Besëlidhje.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrat se si ata kanë ndryshuar ose janë rritur shpirtërisht si rezultat i studimit të tyre më të fundit të librit Doktrina e Besëlidhje.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Mundësitë e renditura nën veprimtarinë “Shpjegoji rolet, titujt dhe karakteristikat e Krishtit”