Seminari
Mësimi 106 – Doktrina e Besëlidhje 90: Presidenca e Parë


“Mësimi 106 – Doktrina e Besëlidhje 90: Presidenca e Parë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 90” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 106: Doktrina e Besëlidhje 89–92

Doktrina e Besëlidhje 90

Presidenca e Parë

Presidenca e Parë

Në mars të vitit 1833, Zoti e drejtoi Jozef Smithin të veçonte Sidni Rigdonin dhe Frederik G. Uilliamsin për të qenë këshilltarët e tij në Presidencën e Parë. Si presidencë, këta tre burra mbanin çelësat e priftërisë që u lejonin atyre të kryesonin mbretërinë e Zotit mbi tokë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e drejtimit që Jezu Krishti i jep Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nëpërmjet Presidencës së Tij të Parë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çelësat mund të mundësojnë hyrjen ose përdorimin e diçkaje

Një mënyrë për ta nisur orën mësimore është të demonstroni që çelësat na lejojnë hyrjen ose të drejtën për të përdorur sende të veçanta kur është e nevojshme. Ju mund t’i ftoni nxënësit të shkruajnë në shirita letre të vegjël gjëra që ata e ndiejnë se janë të rëndësishme për t’u mbajtur të sigurta. Ftoni vullnetarë të tregojnë atë që shkruan dhe përse. Mblidhini letrat dhe kyçini në një vend që mund të hapet vetëm me një çelës. Nëse nuk mund t’i siguroni letrat në diçka që mund të kyçet me një çelës, ju mund t’i vendosni ato në një kuti dhe t’i ftoni nxënësit të imagjinojnë sikur letrat e tyre janë të kyçura. Tregojuni nxënësve një çelës dhe ftojini ata të mendojnë rreth vlerës së atij çelësi. Mund të pyesni:

  • Cilat janë disa gjëra të rëndësishme në jetën tënde që duan çelësa që të mund të keni të drejtën t’i përdorni?

  • Kujt do t’ia mirëbesoje çelësin për ta përdorur dhe mbrojtur? Përse?

Merreni parasysh të shpjegoni se Shpëtimtari i mban çelësat e priftërisë që përdoren në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ftojini nxënësit ndërsa studiojnë sot të mendojnë se kujt ia mirëbeson Ai ato çelësa në tokë dhe çfarë na ndihmojnë ato të përdorim.

Jezu Krishti organizoi Presidencën e Parë

Për t’i përgatitur nxënësit që të studiojnë fragmentin e mëposhtëm, nëse dëshironi, mund të paraqitni figurën e Presidencës së Parë në vitin 1833 (shihni figurën kryesore të këtij mësimi) dhe të jepni një pjesë të kontekstit vijues:

Ajo që njihet sot si Presidenca e Parë, është quajtur fillimisht si Presidenca e Priftërisë së Lartë. Sidni Rigdoni dhe Frederik G. Uilliamsi u thirrën dhe u veçuan si këshilltarë të Profetit Jozef Smith në mars të vitit 1833 për të formuar këtë presidencë. Te Doktrina e Besëlidhje 90, Zoti i zbuloi Jozef Smithit udhëzimet rreth përgjegjësive të Presidencës së Parë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 90:1–3, 6, duke kërkuar atë që Perëndia ua mirëbesoi Jozef Smithit, Sidni Rigdonit dhe Frederik G. Uilliamsit.

  • Çfarë përgjegjësie u dha Zoti këtyre burrave të mbanin?

    Lejojini nxënësit ta tregojnë atë që kuptojnë rreth çelësave të priftërisë. Gjithashtu, jepuni nxënësve kohë të bëjnë pyetjet që mund të kenë rreth çelësave të priftërisë dhe organizimit të Kishës së Zotit. Sipas nevojës, ju mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë zërin “Çelësa të Priftërisë” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org) për të mësuar më shumë dhe ta tregojnë atë që gjejnë.

  • Çfarë mund të mësojmë nga këto vargje rreth mënyrës se si Zoti e udhëheq Kishën e Tij?

Nxënësit mund të përmendin shumë të vërteta që mund të mësojmë. Një e vërtetë që mund të theksoni, është se Jezu Krishti e udhëheq Kishën e Tij mbi tokë nëpërmjet çelësave të priftërisë që Ai ia ka dhënë Presidencës së Tij të Parë.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë dhe ndiejnë rëndësinë e kësaj të vërtete, ju mund të shfaqni materialin filmik “Where Are the Keys?” [“Ku Janë Çelësat?”] (2:51), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:51

Ju gjithashtu mund të paraqitni dhe diskutoni thënien vijuese.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi mënyrat se si Shpëtimtari i përdor çelësat në Kishën e Tij për të bekuar jetën tonë:

Plaku D. Tod Kristoferson

“Me të drejtën e përdorimit të këtyre çelësave, drejtuesit e priftërisë të Kishës ruajnë pastërtinë e doktrinës së Shpëtimtarit dhe paprekshmërinë e ordinancave të Tij shpëtuese. Ata i ndihmojnë të përgatiten njerëzit që dëshirojnë t’i marrin ato, gjykojnë kualifikimin dhe denjësinë e atyre që i përdorin, dhe më pas i kryejnë ato.

Me çelësat e mbretërisë, shërbëtorët e Zotit mund të përcaktojnë si të vërtetën edhe pavërtetësinë dhe sërish të shpallin me autoritet: ‘Kështu thotë Zoti’.” (D. Tod Kristoferson, “Përse Kisha”, Liahona, nëntor 2015, f. 110)

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Jezu Krishtit nga mënyra se si Ai i përdor çelësat e priftërisë në Kishën e Tij?

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë më mirë detyrat e Presidencës së Parë, ju mund t’i ftoni ata të krijojnë dhe plotësojnë një tabelë si ajo në vijim në ditarët e tyre të studimit. Lejojini nxënësit të mësojnë me një partner ose grup të vogël me anë të leximit, diskutimit dhe shkëmbimit të ideve.

Shkrimet e Shenjta

Mënyra se si Zoti na bekon nëpërmjet Presidencës së Parë

Doktrina e Besëlidhje 90:9

Doktrina e Besëlidhje 90:14–16

Doktrina e Besëlidhje 107:8–9

Doktrina e Besëlidhje 107:33

Doktrina e Besëlidhje 120, kreu i seksionit dhe vargu 1

Doktrina e Besëlidhje 124:125–126

Presidenca e Parë dhe orakujt e Perëndisë

Ky seksion mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës për Presidencën e Parë. Shpjegoni se në këto fragmente, Zoti u referohet zbulesave për udhëheqësit e Tij të zgjedhur si “orakujt e Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 90:4–5).

Lexoji vargjet te Doktrina e Besëlidhje 90:4–5, duke kërkuar mënyrën se si ndihet Zoti rreth orakujve (ose zbulesave) që Ai na jep nëpërmjet Presidencës së Tij të Parë.

  • Çfarë mëson nga këto vargje?

  • Kur e ke ndier se zbulesat e Perëndisë të mbrojtën nga stuhitë e jetës?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi përgjegjësinë më të madhe të profetit të Zotit:

16:4
Plaku Nil L. Andersen

“Një profet nuk qëndron ndërmjet jush dhe Shpëtimtarit. Përkundrazi, ai qëndron përkrah jush dhe ju tregon rrugën drejt Shpëtimtarit. Përgjegjësia më e madhe dhe dhurata më e çmuar e një profeti për ne është dëshmia e tij e sigurt, dituria e tij e patundur se Jezusi është Krishti. Si Pjetri i lashtë, profeti ynë shpall: ‘[Ai është] Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë’ [Mateu 16:16].” (Nil L. Andersen, “Profeti i Perëndisë”, Liahona, maj 2018, f. 27)

  • Cilat janë disa mënyra se si profeti dhe këshilltarët e tij na drejtojnë te Jezu Krishti?

    ikona e trajnimit Përdorini fjalët e profetëve për të theksuar doktrinën dhe parimet. Veprimtaria vijuese u jep nxënësve një mundësi për t’i studiuar fjalët e profetëve. Për t’u ushtruar më shumë mbi mënyrën se si t’i përdorni fjalët e profetëve, shihni trajnimin e titulluar “Teach from the scriptures and the words of latter-day prophets” [“Jepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme”] te Teacher Development Skills: Teach the Doctrine [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepni Mësim Doktrinën].

    Jepuni nxënësve një mundësi për të studiuar disa nga mesazhet më të fundit nga profeti ose këshilltarët e tij. Nxënësit mund të zgjedhin një anëtar të Presidencës së Parë dhe të kërkojnë njërin nga fjalimet e tij të konferencës së përgjithshme më të fundit në ChurchofJesusChrist.org. Mbase ju mund ta ndani klasën në tri grupe, ku secili grup studion fjalët nga një anëtar i Presidencës së Parë, duke kërkuar mësimet që e ndiejnë se janë të rëndësishme që të rinjtë t’i kuptojnë. Nxënësit mund ta raportojnë më pas atë që mësojnë. Pas çdo mësimi që jepni, nxitini nxënësit të përsiatin dhe të shprehen se si ai na drejton te Shpëtimtari Jezu Krisht.

    Ju mund ta përmbyllni mësimin duke i ftuar disa nxënës ta tregojnë atë që mësuan dhe ndien sot që ishte shumë e rëndësishme për ta. Merreni parasysh të bëni pyetje si ato në vijim:

  • Çfarë mësove sot që dëshiron ta mbash mend?

  • Nëse dikush do të të pyeste se përse i dëgjon udhëzimet e Presidencës së Parë, cila është një gjë që do të doje t’ia shpjegoje atij?