Seminari
Doktrina e Besëlidhje 89–92: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 89–92: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 89–92”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 89–92

Doktrina e Besëlidhje 89–92

Vështrim i Përgjithshëm

Siç ishte e zakonshme për shumë njerëz në vitet 1830, disa anëtarë të Kishës përdornin duhan dhe pinin pije alkoolike. Si përgjigje ndaj lutjeve të Profetit Jozef Smith rreth kësaj çështjeje, Zoti i zbuloi Fjalën e Urtësisë të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 89. Më vonë po atë vit, Sidni Rigdoni dhe Frederik G. Uilliamsi u shuguruan si këshilltarë të Profetit. Zoti zbuloi udhëzime rreth përgjegjësive të kësaj presidence.

ikona e trajnimit Përdorini fjalët e profetëve për të theksuar doktrinën dhe parimet. Profetët dhe apostujt e gjallë i japin mësim, i shpjegojnë dhe i sqarojnë doktrinën dhe parimet që jepen mësim në shkrimet e shenjta. Përdorimi i fjalëve profetike mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe ta jetojnë më mirë ungjillin e Jezu Krishtit. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim nga Shkrimet e Shenjta”, te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 90”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim:

Doktrina e Besëlidhje 89:1–17

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për udhëzimin me dashuri të Zotit të njohur si Fjala e Urtësisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrat se si bota do të ishte një vend më i mirë nëse nuk do të ekzistonin drogat, alkooli, duhani ose substanca të tjera që mund të na dëmtojnë. Ata mund të mendojnë edhe për mënyrën se si do të ndryshonte jeta e tyre vetjake nëse askush nuk do të abuzonte asnjëherë me këto substanca.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Karrema peshkimi (ose një figurë e karremave të peshkimit), manuali i përdoruesit për një produkt që nxënësit e njohin

  • Figura për t’u paraqitur: Dhoma në të cilën u zhvillua Shkolla e Profetëve

  • Material filmik: “You Will Be Freed” [“Ju do të Çliroheni”] (2:55)

  • Materiale për nxënësit: Një fletë letre e plotë për çdo nxënës

Doktrina e Besëlidhje 89:18–21

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i marrin bekimet e premtuara të Shpëtimtarit duke zgjedhur ta jetojnë Fjalën e Urtësisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta lexojnë fragmentin e zotërimit doktrinor te Doktrina e Besëlidhje 89:18–21, duke kërkuar atë që premton Zoti kur ata e mbajnë Fjalën e Urtësisë. Nxitini nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të dhënë shembuj të mënyrave se si ata e kanë parë Zotin t’i përmbushë ato premtime.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Vizatimi i një gjiri detar me një pengesë të ndërtuar nga dora e njeriut që e ndan atë nga oqeani i hapur

  • Figura për t’u paraqitur: Danieli duke refuzuar të hajë ushqimet e mbretit, Pashka judease që tregon gjakun mbi shtalkën e shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 90

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e drejtimit që Jezu Krishti i jep Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nëpërmjet Presidencës së Tij të Parë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një mësim ose thënie nga një anëtar i Presidencës së Parë e cila ka ndikuar në jetën e tyre.

  • Material për t’u paraqitur: Një çelës, një kuti që mund të kyçet me një çelës

  • Materiale për nxënësit: Copë letre e vogël për secilin nxënës, kopje të bisedave më të fundit nga anëtarët e Presidencës së Parë për nxënësit që nuk mund të kenë qasje te bisedat në orën mësimore në pajisjet e tyre

  • Figurë për t’u paraqitur: Presidenca e Parë në vitin 1833 e përbërë nga Jozef Smithi, Sidni Rigdoni dhe Frederik G. Uilliamsi

  • Material filmik: “Where Are the Keys?” [“Ku Janë Çelësat?”] (2:51)