“Mësimi 107 – Doktrina e Besëlidhje 93:1–22: Rrituni në Njohurinë Tuaj për Jezu Krishtin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 93:1–22”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 107: Doktrina e Besëlidhje 93
Doktrina e Besëlidhje 93:1–22
Rrituni në Njohurinë Tuaj për Jezu Krishtin
Më 6 maj 1833, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 93. Në të, Shpëtimtari zbuloi të vërteta të rëndësishme rreth Vetes për të na ndihmuar ta kuptojmë më mirë se kush është Ai. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për disa nga rolet dhe karakteristikat e Jezu Krishtit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Dikush që njerëzit e njohin
Merreni parasysh ta filloni mësimin duke paraqitur një fotogragi të një personi të mirënjohur që nxënësit tuaj do ta dallojnë, dhe t’i pyesni a e dinë emrin e personit. Ftojini nxënësit ta diskutojnë arsyen përse ai person është kaq i mirënjohur dhe përse mund të jetë e rëndësishme për dikë që të dijë se kush është ky person.
Më pas paraqitni një figurë të Jezu Krishtit dhe ftojini nxënësit t’i diskutojnë pyetjet vijuese:
-
Përse mendon se është e rëndësishme të dish se kush është Jezu Krishti dhe çfarë ka bërë Ai?
-
Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si njohuria jonë për Jezu Krishtin mund të ndikojë në jetën tonë?
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë në heshtje rreth mënyrës se si ata janë ndikuar vetë për shkak të asaj që dinë rreth Jezu Krishtit. Ndërsa studiojnë, nxitini ata të kërkojnë të vërteta që mund t’i ndihmojnë ta kuptojnë më mirë se kush është Jezu Krishti dhe çfarë mund të bëjë Ai për ta.
“Shihni fytyrën time dhe do të dini se unë jam”
Shpëtimtari tregoi shumë të vërteta të rëndësishme rreth Vetes te Doktrina e Besëlidhje 93. Ai shpjegoi se një nga qëllimet e Tij për zbulimin e këtyre të vërtetave, ishte të na ndihmonte të dimë se kë adhurojmë (shih te Doktrina e Besëlidhje 93:19).
Lexoje vargun te Doktrina e Besëlidhje 93:1, duke kërkuar se si Shpëtimtari e filloi këtë zbulesë.
Për t’i ndihmuar nxënësit t’i shënojnë ftesat e Shpëtimtarit në këtë varg, merreni parasysh t’i ftoni ata ta numërtojnë secilën në shkrimet e tyre të shenjta. Nxënësit gjithashtu mund të ftohen t’i renditin këto ftesa në ditarët e tyre të studimit ose t’i shkruajnë ato në tabelë.
-
Çfarë të ndihmoi ky varg të mësosh ose ndiesh rreth dëshirave të Shpëtimtarit për ne?
-
Si mund të na ndihmojë secili prej veprimeve në këtë varg që ta njohim Shpëtimtarin më mirë?
Nxënësit mund të kenë pyetje rreth premtimit të Shpëtimtarit se ata që i ndjekin ftesat e Tij te vargu 1, do ta shohin fytyrën e Tij. Nëse dëshironi, mund të theksoni se ky bekim do të vijë në ‘vetë kohën e [Zotit] dhe në vetë mënyrën e [Zotit], dhe sipas vetë vullnetit të [Zotit]’ (Doktrina e Besëlidhje 88:68).
Karakteristikat e Shpëtimtarit
Ndërsa Shpëtimtari i vazhdoi mësimet e Tij në këtë zbulesë, Ai tregoi shumë karakteristika dhe cilësi të ndryshme rreth Vetes. Të mësuarit rreth këtyre karakteristikave dhe cilësive mund të të ndihmojë të kuptosh disa nga mënyrat se si Shpëtimtari mund të të ndihmojë në jetën tënde.
Merreni parasysh ta paraqitni tabelën vijuese dhe t’i ftoni nxënësit ta kopjojnë atë në ditarët e tyre të studimit. Ata mund të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla për të studiuar secilin prej fragmenteve në tabelë. Përndryshe, ju mund t’i shkruani vargjet në copa të vogla letre dhe t’i vendosni letrat në një enë. Nxënësit mund të zgjedhin një ose më shumë copa letre nga ena dhe të studiojnë vargjet që përzgjodhën.
Ndihmojini nxënësit ta thellojnë vlerësimin dhe dashurinë e tyre për Jezu Krishtin. Për t’u ushtruar më shumë për këtë, shihni trajnimin e titulluar “Jepni mësim për titujt, rolet dhe cilësitë e Jezu Krishtit” që gjendet te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Përqendrohuni te Jezu Krishti. Merreni parasysh ta ushtroni këtë zotësi duke krijuar pyetje kërkimore për t’i ndihmuar nxënësit t’i përcaktojnë rolet, titujt, simbolet, cilësitë dhe karakteristikat e Jezu Krishtit.
Ftojini nxënësit që gjatë studimit të mendojnë se si ajo që po mësojnë rreth Shpëtimtarit, mund t’i ndihmojë në jetën e tyre.
|
Vargje për t’u studiuar |
Çfarë mësoj rreth Jezu Krishtit |
|---|---|
Vargje për t’u studiuar Gjoni 8:12 | |
Vargje për t’u studiuar | |
Vargje për t’u studiuar | |
Vargje për t’u studiuar | |
Vargje për t’u studiuar | |
Vargje për t’u studiuar | |
Vargje për t’u studiuar Doktrina e Besëlidhje 93:12–14 Lluka 2:40, 52 | |
Vargje për t’u studiuar Doktrina e Besëlidhje 93:16–17 Mateu 28:18–20 | |
Vargje për t’u studiuar Kolosianëve 1:15, 18 |
Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mësuan rreth Jezu Krishtit nga vargjet që studiuan. Nëse e paraqitët tabelën në dërrasë, nxënës të ndryshëm mund ta plotësojnë atë duke i shkruar të vërtetat që mësuan pranë vargjeve që studiuan.
Disa të vërteta që nxënësit mund t’i diskutojnë ose thonë, janë: Jezu Krishti është Drita e botës (shihni vargjet 2, 9); Jezu Krishti është lajmëtari i shpëtimit (shihni vargun 8); Jezu Krishti u rrit nga hiri në hir derisa mori plotësinë e Atit (shihni vargjet 12–14); dhe Jezu Krishti është i parëlinduri i të gjithë fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor (shihni vargun 21).
Për t’i ndihmuar nxënësit t’i diskutojnë gjetjet dhe idetë e tyre rreth Shpëtimtarit, merreni parasysh të bëni pyetje si ato në vijim:
-
Cila nga të vërtetat që studiove rreth Jezu Krishtit të bëri më shumë përshtypje? Përse?
-
Çfarë kuptove tjetër nga referencat kryq që studiove, rreth të vërtetave që jepen mësim te Doktrina e Besëlidhje 93?
-
Si mund të ndikojë njohuria për këto të vërteta rreth Shpëtimtarit në marrëdhënien tënde me Të?
Nxitini nxënësit të kërkojnë ta njohin Jezu Krishtin në mënyrë më të plotë ndërsa përpiqen fort ta vazhdojnë studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Nëse koha e lejon, merreni parasysh ta përdorni thënien nga Plaku Dejvid A. Bednar te “Burime Shtesë” për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë mënyrat shtesë se si ata mund të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin më mirë. Ky mund të jetë një rast i mirë për t’i ftuar ata t’i shprehin ndjenjat rreth Shpëtimtarit dhe të dëshmojnë për bekimet që vijnë nga rritja në njohurinë tonë për Të.
Nëse dëshironi, mund ta përmbyllni duke lexuar vargun te Gjoni 17:3 dhe duke i ftuar pjesëtarët e klasës të kërkojnë bekimin më të rëndësishëm që mund të marrim duke u afruar më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.