Liahona
U Ndjeva në Paqe
Liahona, Janar 2026


“U Ndjeva në Paqe”, Liahona, janar 2026.

Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

U Ndjeva në Paqe

“Sikur të mos mjaftonte dhembja ime”, – mendova, – “tani duhet të luaj një himn të vështirë.”

ilustrim i duarve që luajnë në piano

Ilustrimi nga Allen Garns

Kur mora dy thirrje në Kishë si pianiste brenda së njëjtës javë, fillova të shqetësohesha se si do të gjeja kohë për t’i përmbushur përgjegjësitë e mia të tjera në shtëpi, punë dhe shkollë. Në zemrën time, dëshira ime më e madhe ishte t’i shërbeja Zotit dhe t’u sillja njerëzve Shpirtin e Tij, ndërkohë që përsosja talentet e mia. Megjithatë, ndjeva ndjesinë e pamjaftueshmërisë që nuk isha në gjendje t’u përkushtohesha thirrjeve të mia të reja në mënyrën që do të doja.

Javën pasuese, kërkesa e llogarisë në kompaninë ku punoja ishte e lartë. Për shkak se pjesa më e madhe e punës sime përfshin të shkruarit në kompjuter, krahët dhe kyçet e duarve filluan të më dhembnin. Shqetësohesha nëse do të isha në gjendje të luaja në piano nëse dhembja nuk largohej.

Të dielën, teksa luaja muzikën e hapjes në pianon e sallës së sakramentit, muskujt filluan të më dhembnin përsëri. Bëra një lutje të shpejtë në zemër, duke kërkuar forcë që të vazhdoja t’i bija pianos.

Gjatë sakramentit, kuptova se himni pasues i planifikuar ishte një himn të cilin nuk e kisha luajtur prej kohësh. “Sikur të mos mjaftonte dhembja ime”, – mendova, – “tani duhet të luaj një himn të vështirë.” Ky është çasti kur lexova këto fjalë, të cilat shprehnin pikërisht atë që po ndieja:

Ndihmom’ me frym’zim [të luaj];

M’jep k’të bekim, Zot, t’lutem.

Ndihmom’ dëshir’n dikujt t’i shtoj

Në mënyr’ më fisnike.

Kur e lexova, ndjeva paqe. E dija që Shpëtimtari i dinte dhembjet e mia. Në fund të fundit, Ai i kishte vuajtur ato (shihni tek Alma 7:11–12). Nuk do të më duhej ta kaloja këtë çast e vetme. Nuk e prisja këtë, por ndjeva Shpirtin e Zotit.

Kur fillova të luaja, nuk ndjeva më dhembje dhe notat m’u dukën të njohura për gishtat e mi. E kuptova se shërbimi im kishte hapur udhën për shërim dhe për të më afruar më pranë Atit Qiellor.

Ndërsa përsiat për përvojën time në piano, e di që nuk po luaja vetëm. U preka nga fuqia dhe hiri i Jezu Krishtit, një përvojë shpirtërore që erdhi sepse po i shërbeja Atij. E di që Ai do të jetë gjithmonë pranë për të na përkrahur e fuqizuar nëse jemi të gatshëm t’i shërbejmë Atij.