“Shëndeti Fizik dhe Emocional: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Shëndeti Fizik dhe Emocional: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Shëndeti Fizik dhe Emocional
Shëndeti Fizik dhe Emocional
Vështrim i Përgjithshëm
Si pjesë normale e vdekshmërisë sonë, ne përballemi me shumë sfida mendore, emocionale dhe fizike. Ndërsa marrim forcë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti, Ata do të na ndihmojnë për t’u ripërtërirë më lehtësisht nga ana emocionale, duke mësuar aftësi të shëndetshme për përballimin e çdo gjëje me të cilën përballemi. Mësimet vijuese i inkurajojnë nxënësit të kujdesen për trupin e tyre fizik; të zhvillojnë modele të shëndetshme të të menduarit, si dhe të kërkojnë ndihmën e Zotit për emocione të tilla si stresi, ankthi, trishtimi, depresioni, zemërimi dhe për të zhvilluar zakone të shëndetshme.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Sugjerime për ritmin mësimor: Këto mësime mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas programit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq. Megjithatë, Mësimi 181: “Ndërtimi i Forcës Emocionale te Zoti” dhe Mësimi 183: “Zhvillimi i Modeleve të Shëndetshme të të Menduarit” sigurojnë kuptueshmëri dhe aftësi themelore për mësimet që i ndjekin ato në këtë kategori. Mësimdhënia e këtyre mësimeve para të tjerave në këtë pjesë, mund t’i ndihmonte nxënësit të mësojnë aftësi që mund t’i ushtrojnë ndërsa mësojnë mënyra të shëndetshme se si të përballen me emocionet e tyre.
Ndërtimi i Forcës Emocionale te Zoti
Sugjerime për ritmin mësimor: Ju mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni mësimin 61 “Jozueut 1”. Vargu 8 na fton të marrim forcën dhe guximin që Zoti u ka premtuar atyre që meditojnë (përsiatin) mbi fjalët e Tij kur përballen me sfida të vështira.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të marrin forcë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të përballuar sfidat e tyre emocionale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë ose të pyesin dikë që njohin, për përvojat që ka pasur gjatë përballjes me ndjenja të vështira. Si të jetë e përshtatshme, ata mund të përgatiten për t’ia treguar përvojën klasës.
-
Sende për t’u paraqitur: Dy figura pemësh – njëra që është çrrënjosur nga erërat e forta dhe një që ka mbetur e palëkundur me rrënjët në tokë; thënie nga Plaku Nil L. Andersen
-
Materiale filmike: “Spiritual Whirlwinds” [“Vorbullat e Erërave Shpirtërore”], kodi kohor 0:00 deri në 1:10 dhe nga kodi kohor 1:33 deri në 2:12; “Spiritual Whirlwinds [“Vorbullat e Erërave Shpirtërore”] kodi kohor 3:45 deri 4:12 dhe nga kodi kohor 4:12 deri në 4:48
Kujdesi për Trupin Tonë Fizik
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si zgjedhjet tona ndikojnë te shëndeti ynë fizik dhe emocional.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth zgjedhjeve të tyre mbi shëndetin (të ngrënit, gjumi, ushtrimi fizik etj.) gjatë javës së kaluar. Inkurajojini që të vlerësojnë se si këto zgjedhje ndikuan te mënyra se si u ndien fizikisht dhe emocionalisht.
-
Sende për t’u paraqitur: Fotografi e një adoleshenti duke bërë zgjedhje të pashëndetshme
-
Fletushkë: “Kujdesi për Trupin Tonë Fizik”
Zhvillimi i Modeleve të Shëndetshme të të Menduarit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të shohin te Shpëtimtari teksa krijojnë modele të shëndetshme të të menduarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’u kushtojnë vëmendje mendimeve që kanë gjatë ditës. Ata mund të reflektojnë edhe për mënyrën se si i bëjnë të ndihen këto mendime.
-
Sende për t’u paraqitur: Dy vizatime nga mësimi; dy figura njerëzish, shtigje, gropë, flluska mendimi
-
Material filmik: “Filling Our Minds with the Power of Jesus Christ” [“Ta Mbushim Mendjen me Fuqinë e Jezu Krishtit”] (2:07)
Mbajtja Nën Kontroll e Stresit dhe Ankthit
Sugjerime për ritmin mësimor: Ky mësim përdor zotësitë e paraqitura nga këshilla e Jethros kundrejt Moisiut tek Eksodi 18 për të na ndihmuar t’i mbajmë nën kontroll ndjenjat e stresit dhe ankthit. Mund të merrni parasysh të jepni këtë mësim gjatë javës së mësimit nga Eksodi 14–18 tek Eja, Më Ndiq.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë zotësi që bazohen te fuqia e Shpëtimtarit, për të mbajtur nën kontroll stresin dhe ankthin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata kur ndihen të stresuar ose në ankth dhe mënyrat se si mund t’i drejtohen Zotit për ndihmë.
-
Sende për t’u paraqitur: Thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson
-
Material filmik: “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror” nga kodi kohor 5:33 deri në 5:55
-
Fletushkë: “Stresi dhe Ankthi”
Përballja me Trishtimin dhe Depresionin
Sugjerime për ritmin mësimor: Një pjesë e këtij mësimi na mëson disa mënyra se si Zoti mund t’i ndihmojë nxënësit të përballen me trishtimin dhe depresionin, siç bëri Ai me Elian. Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim në të njëjtën kohë që jepni Mësimin 82: “1 Mbretërve 18”.
Qëllimi i mësimit: Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do t’i ndihmojnë të përballojnë ndjenjat e trishtimit dhe depresionit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një shkrim të shenjtë ose citim nga një udhëheqës/e i/e Kishës që mund ta ndihmojë dikë të përqendrohet tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kur ndihet i/e trishtuar ose i/e dëshpëruar. Ata mund të përgatiten për t’ia treguar shkrimet e tyre të shenjta klasës.
-
Sende për t’u paraqitur: Një fotografi të alpinistëve duke mbajtur çanta të rënda shpine; thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson; një figurë të Elias
-
Materiale filmike: “Because Jesus Christ died …” [“Ngaqë Jezu Krishti vdiq …”] (1:06); “Rise” [“Ngrihu”] (1:42); “Mental Health: Compassion for Those Who Struggle” [“Shëndeti Mendor: Dhembshuri për Ata që Vuajnë”] (2:26)
-
Fletushkë: “Zoti Na Ndihmon të Durojmë”
Mbajtja nën Kontroll e Zemërimit
Sugjerime për ritmin mësimor: Ky mësim përdor historinë e Jakobit dhe Esaut për të ilustruar nevojën për t’u përgjigjur siç duhet kundrejt ndjenjave të zemërimit. Mund të jetë e dobishme ta jepni këtë mësim kur t’i afroheni Mësimit 30: “Zanafilla 25–27”.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Jezu Krishtit kur përjetojnë ndjenjat e zemërimit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të renditin situata ku mund të tundohen të reagojnë me zemërim. Ata mund të vlerësojnë edhe se sa shpesh zemërohen dhe se si i përballojnë këto ndjenja.
-
Sende për t’u paraqitur: Një kanoçe me pije të gazuar ose një figurë e një kanoçeje me pije të gazuar; një figurë e një kanoçeje të tundur me pije të gazuar duke e hapur; një figurë e Esaut
-
Material filmik: “Jacob and Esau” [“Jakobi dhe Esau”] kodi kohor 1:10 deri në 1:53
-
Fletushkë: “Hapat për të Mbajtur nën Kontroll Zemërimin”
Zhvillimi i Zakoneve të Shëndetshme
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë ndihmë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të zhvilluar zakone të shëndetshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për gjëra që i bëjnë çdo ditë, të cilat iu janë bërë zakone të këqija. Ata gjithashtu mund të reflektojnë se si këto zakone, si të mira edhe të këqija, po ndikojnë në përparimin e tyre shpirtëror.
-
Sende për t’u paraqitur: Figura e një ngastre me barëra të këqija, një kopsht, një lule dhe një barishte e keqe; thënie nga Presidenti Xhefri R. Holland
-
Fletushkë: “Krijimi i Zakoneve të Shëndetshme”