Seminari
Kujdesi për Trupin Tonë Fizik: Përmirësimi i Shëndetit Tonë Fizik dhe Emocional


“Kujdesi për Trupin Tonë Fizik: Përmirësimi i Shëndetit Tonë Fizik dhe Emocional”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Kujdesi për Trupin Tonë Fizik: Përmirësimi i Shëndetit Tonë Fizik dhe Emocional”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Shëndeti Fizik dhe Emocional: Mësimi 182

Kujdesi për Trupin Tonë Fizik

Përmirësimi i Shëndetit Tonë Fizik dhe Emocional

A group of young women making bread.

Ati Qiellor na dha trup fizik si pjesë e planit të Tij për t’u bërë si Ai (shih te “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Por mënyra se si kujdesemi për trupin tonë nuk ndikon vetëm në të ardhmen tonë; ajo ndikon në mënyrën se si ndihemi tani. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrën se si zgjedhjet tona ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe emocional.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth zgjedhjeve të tyre mbi shëndetin (të ngrënit, gjumi, ushtrimi fizik etj.) gjatë javës së kaluar. Inkurajojini që të vlerësojnë se si këto zgjedhje ndikuan te mënyra se si u ndien fizikisht dhe emocionalisht.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zgjedhjet tona na ndikojnë fizikisht dhe emocionalisht

Skenari vijues përdoret gjatë të gjithë mësimit për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë mënyrën se si vendimet e shëndetshme ose të pashëndetshme që marrim çdo ditë, ndikojnë në mënyrën se si ndihemi fizikisht dhe emocionalisht. Skenari përdor emrin “Matilda”, por ju mund t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin një emër dhe t’i shtojnë ose ndryshojnë hollësitë e historisë.

Matilda është ndier e lodhur dhe e shkurajuar në javët e fundit. Figura vijuese paraqet disa nga zgjedhjet që ka bërë Matilda gjatë asaj kohe.

Late night office work with tired woman sleep on desk illustration.
  • Cilat janë disa nga zgjedhjet që po bën Matilda, që mund të ndikojnë në mënyrën se si është ndier ajo?

    Nxënësit mund të përmendin se ajo po rri zgjuar deri vonë, po ha ushqime të pashëndetshme dhe po shpërqendrohet nga telefoni. Mund t’i ftoni nxënësit të shtojnë zgjedhje të tjera që adoleshentët në zonën tuaj mund të jenë duke i bërë, që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre fizik dhe emocional.

    Mund të jetë e dobishme t’u shpjegoni nxënësve se, si pjesë e planit të Atit Qiellor për lumturinë, trupi dhe shpirti ynë janë të lidhur ngushtësisht (shihni te Doktrina e Besëlidhje 88:15). Prandaj, zgjedhjet që bëjmë në lidhje me shëndetin tonë, ndikojnë tek ne në më shumë mënyra sesa thjesht se si ndihemi fizikisht.

  • Si mund të ndikojnë zgjedhjet që po bën Matilda, në mënyrën se si ajo ndihet fizikisht? Emocionalisht?

  • Cilat janë disa zgjedhje të tjera që mund të bëjmë, ndërsa kujdesemi për trupin tonë fizik, që mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihemi?

Nëse dëshironi, mund t’i renditni përgjigjet e nxënësve për pyetjen e mëparshme në tabelë në dy kolona: zgjedhje “të shëndetshme” dhe “të pashëndetshme”. Nxënësit mund t’i përdorin këto përgjigje në tabelë ose të tjera që ata i hartojnë vetë, për të plotësuar tabelën në veprimtarinë e radhës

Krijoje tabelën vijuese në ditarin tënd të studimit. Rendit në tri kutitë e para edhe veprimtaritë e shëndetshme, edhe veprimtaritë e pashëndetshme që kanë ndikuar në mënyrën se si je ndier gjatë javës së fundit. Ndërsa studion, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të kuptosh mënyrat se si mund ta përmirësosh mënyrën se si kujdesesh për trupin tënd dhe renditi ato në kutinë 4.

1. Zgjedhjet që nuk bëra

2. Zgjedhjet që bëra disa herë

3. Zgjedhjet që bëj shpesh

4. Zgjedhjet që mund të bëj

Kujdesi për trupin tonë fizik sjell bekime

Imagjino sikur po flet me Matildën, që thotë: “Do të doja të mos ndihesha më kaq e lodhur dhe e shkurajuar gjithë kohës”. Ti e dallon se Matilda nuk e kupton se si ndikojnë tek ajo zgjedhjet që po bën.

Përgatit një përgjigje që përfshin shkrime të shenjta dhe mësime të udhëheqësve të Kishës që mund ta ndihmojnë dikë si Matilda të kuptojë:

  • Si po e ndikojnë fizikisht dhe emocionalisht zgjedhjet e saj.

  • Pse interesohet Perëndia rreth mënyrës se si kujdesemi për trupin tonë.

  • Bekimet që Perëndia ua premton atyre që tregojnë kujdes për trupin e tyre.

ikona e seminarit Mund t’i organizoni nxënësit në grupe të vogla dhe t’u jepni fletushkën “Kujdesi për Trupin Tonë Fizik” për t’i ndihmuar ata të përgatisin përgjigjet e tyre për Matildën. Pjesa e fundit e fletushkës përfshin një tabelë që mund t’i ndihmojë nxënësit t’i organizojnë përgjigjet e tyre sipas temës.

Burime shtesë për secilën kategori mund të gjenden te Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit.

Ju mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që mësuan dhe mënyrën se si ajo mund të ndikojë te dikush si Matilda.

Shpëtimtari do të na ndihmojë të bëjmë zgjedhje të shëndetshme

Një nga të vërtetat që nxënësit mund të përcaktojnë nga fletushka, mund të përfshijë: për shkak se trupi ynë është një dhuratë nga Perëndia, Ai pret që ne të kujdesemi për të.

Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund t’i ndihmojnë ata të kujdesen për trupin e tyre, diskutoni një pyetje si një nga sa vijojnë:

  • Si e ke parë Zotin t’i bekojë ata që po përpiqen të kujdesen për trupin e tyre fizik?

  • Si mund të na ndihmojnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të bëjmë zgjedhje më të mira për t’u kujdesur për trupin tonë, edhe kur nuk kemi dëshirë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shtojnë te pjesa 4 e zgjedhjeve të shëndetshme te tabela nga fillimi i mësimit.

Shikoje tabelën që krijove në ditarin e studimit. Shtoji përgjigjet e tua për pyetjet vijuese:

  • Nga ajo që ke studiuar, cilat zgjedhje mund t’i përshtatësh për të ndihmuar të përmirësohet shëndeti yt fizik dhe emocional?

  • Si do ta përfshish Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në përpjekjet e tua?

Mund ta përmbyllni me dëshminë tuaj për Atin Qiellor, planin e Tij të shpëtimit dhe bekimet që keni parë nga përpjekjet për të bërë zgjedhje të shëndetshme.