“Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve – Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve
Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve
Vështrim i Përgjithshëm
Jezu Krishti është forca e rinisë. Ne mund të shohim tek Ai kur bëjmë zgjedhje. Dallimi i identitetit dhe qëllimit tonë hyjnor si fëmijë të Perëndisë dhe vendosja e synimeve mund të na ndihmojë të bëhemi më shumë si Ai. Marrja nën kontroll e përdorimit të teknologjisë prej nesh mund të na ndihmojë të ecim në dritën e Perëndisë. Bekimet tona patriarkale mund të na ndihmojnë të realizojmë potencialin tonë hyjnor. Mbështetja e atyre që Zoti i thërret për të udhëhequr në Kishën e Tij mund të na ndihmojë ta ndjekim Atë.
Sugjerime për ritmin mësimor: Këto mësime mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas ritmit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Udhëzuesi Për Forcën e Rinisë
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të shohin te Jezu Krishti kur marrin vendime duke përdorur materialin Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një vendim me të cilin po përballen. Inkurajojini ata të kërkojnë te materiali Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve për informacion për t’i ndihmuar të bëjnë zgjedhje të mira dhe ta ndjekin më mirë Jezu Krishtin.
-
Materiale për nxënësit: Kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve
-
Figurë për t’u paraqitur: Jezu Krishti
Vendosja e Synimeve
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të vendosin synime dhe të krijojnë plane në mënyrë të efektshme ndërsa kërkojnë të bëhen më shumë si Perëndia.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për përpjekjet e tyre për t’u përmirësuar në aspektin shpirtëror, shoqëror, fizik dhe intelektual (shih te Lluka 2:52). Nëse kanë krijuar synime, ata mund të reflektojnë për ecurinë ose sfidat me të cilat janë përballur. Ata mund të shqyrtojnë edhe materialin Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019) dhe të ftohen ta sjellin kopjen e tyre në klasë.
-
Sende për t’u paraqitur: Një hartë; një kopje e materialit Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë
-
Fletushkë: “Një Model për Rritjen”
-
Material filmik: “Video: Goal Setting Process” [“Material Filmik: Procesi i Vendosjes së Synimeve”] (3:42)
Identiteti dhe Qëllimi Ynë Hyjnor
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë se, si fëmijë të Perëndisë, ata kanë një natyrë dhe qëllim hyjnor.
-
Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të shkruajnë një ose më shumë pyetje që mund të kenë adoleshentët rreth identitetit dhe qëllimit të tyre hyjnor.
-
Material filmik: “Our True Identity” [“Identiteti Ynë i Vërtetë”] (3:39)
-
Fletushkë: “Identiteti dhe Qëllimi Im Hyjnor”
Marrja nën Kontroll e Teknologjisë
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të zbatojnë masa mbrojtëse për të marrë nën kontroll përdorimin e teknologjisë prej tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përdorimit të teknologjisë prej tyre. Nxënësit mund të renditin mënyrat se si përdorimi i teknologjisë i ka ndihmuar të arrijnë ta njohin më mirë Shpëtimtarin dhe mënyrat se si mund t’i ketë larguar prej Tij.
-
Fletushkë: “Marrja Nën Kontroll e Teknologjisë”
Bekimet Patriarkale
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dëshirën e Zotit për t’i udhërrëfyer ata teksa shqyrtojnë bekimin e tyre patriarkal.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë njërën nga pikat vijuese: 1) ta lexojnë bekimin e tyre patriarkal duke kërkuar udhërrëfimin dhe drejtimin që u jep Ati Qiellor 2) të flasin me një të rritur ose të afërm të mirëbesuar rreth mënyrës se si bekimi patriarkal u ka mundësuar të marrin udhërrëfim dhe drejtim nga Ati Qiellor.
-
Figurë për t’u paraqitur: I ri në udhëkryq
-
Materiale filmike: “Enemy Territory” [“Territori Armik”] (3:38; shikojini nga kodi kohor 0:00 deri në 2:25); “Without Fear” [“Pa Frikë”] (3:30)
-
Fletushkë: “Dhënia e përgjigjeve për pyetjet rreth bekimeve patriarkale”
Mbështetja e Udhëheqësve Tanë
Sugjerime për ritmin mësimor: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth të njëjtës kohë që jepni mësimin 106 “Doktrina e Besëlidhje 90”, kur nxënësit mësojnë rreth Presidencës së Parë, ose mësimit 119 “Doktrina e Besëlidhje 107:1–20”, kur nxënësit mësojnë rreth autoriteteve dhe detyrave në Kishën e rivendosur.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e mbështetjes së atyre që Zoti i thërret për të udhëhequr.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kontaktojnë udhëheqësin e klasës ose të kuorumit të tyre dhe të pyesin a kanë ata diçka që mund ta bëjnë për t’i ndihmuar. Nëse një nxënës është president i klasës ose kuorumit të vet, ai mund të komunikojë me një anëtar të presidencës së peshkopatës ose të Të Rejave. Përndryshe, mund t’i ftoni nxënësit të pyesin një prind ose udhëheqës të Kishës se çfarë kanë mësuar rreth mbështetjes së udhëheqësve.
-
Materiale filmike: “Hyrum Smith: ‘Firm as the Pillars of Heaven’” [“Hajrëm Smith: ‘Të Fortë si Shtyllat e Qiellit’”] (17:03; shikojini nga kodi kohor 4:49 deri në 5:54); “Fuqia e Besimit Mbështetës” (12:57; shikojini nga kodi kohor 3:48 deri në 4:19)
-
Fletushkë: “Mësime rreth Mbështetjes së Atyre të Thirrur për të Udhëhequr (Pjesa 1 dhe Pjesa 2)”