Seminari
Mësimi 119 – Doktrina e Besëlidhje 107:1–20: “Fuqia e Priftërisë së Shenjtë”


“Mësimi 119 – Doktrina e Besëlidhje 107:1–20: ‘Fuqia e Priftërisë së Shenjtë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 107:1–20”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 119: Doktrina e Besëlidhje 106–108

Doktrina e Besëlidhje 107:1–20

“Priftëria e Shenjtë”

e re duke u veçuar për një thirrje

Në pranverën e vitit 1835, anëtarët e Kuorumit të sapoformuar të Dymbëdhjetë Apostujve ishin gati të niseshin në misionet e tyre të para. Kjo zbulesë nga Zoti dha hollësi për t’i ndihmuar ata dhe të tjerët t’i përmbushnin përgjegjësitë e priftërisë së tyre. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e marrjes së fuqisë së Shpëtimtarit dhe autoritetit të priftërisë së Tij ndërsa shërbejnë në Kishën e Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zgjatimet

Fillojeni orën mësimore duke e ftuar një nxënës që të vizatojë një pemë me shumë degë në tabelë. Ftojeni klasën të përcaktojë se cilat pjesë të pemës janë zgjatime (degët dhe gjethet). Ftojeni nxënësin/en që e vizatoi pemën, ta shkëputë njërin nga zgjatimet duke fshirë aty ku dega lidhet me trungun. Kërkojini klasës që t’i diskutojë pyetjet vijuese për t’i përgatitur ata ta kuptojnë se përse ne e kemi të nevojshme të qëndrojmë të lidhur me Shpëtimtarin dhe priftërinë e Tij:

  • Çfarë i ndodh një zgjatimi kur shkëputet nga pema? Përse?

Lexo te Gjoni 15:5, duke kërkuar atë që dha mësim Shpëtimtari, që lidhet me këtë mësim me sende.

  • Çfarë mësove?

  • Përse është të qëndruarit të lidhur me Shpëtimtarin i nevojshëm në përpjekjet tona për të shërbyer në Kishën e Tij?

Jepuni nxënësve kohë për të reflektuar mbi lidhjen e tyre me Jezu Krishtin. Ftojini ata të kërkojnë frymëzim ndërsa marrin parasysh se si kjo lidhje jo vetëm që do t’i bekojë ata vetë, por edhe do t’i fuqizojë ata për t’i bekuar të tjerët nëpërmjet thirrjeve të Kishës dhe detyrave për dhënie shërbese.

Shtesat ose zgjatimet e priftërisë

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin e seksionit 107, jepeni informacionin vijues me fjalët tuaja:

Më 28 mars 1835, anëtarët e Kuorumit të sapoformuar të Dymbëdhjetë Apostujve po përgatiteshin për të shërbyer në misionet në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Disa apostuj ishin të pasigurt rreth mënyrës se si të shërbenin në thirrjet e tyre të reja. Zoti zbuloi seksionin te Doktrina e Besëlidhje 107 për t’i udhëzuar ata rreth priftërisë dhe për t’i nxitur në detyrat e tyre.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 107:1–4, duke kërkuar atë që dha mësim Zoti rreth priftërisë.

  • Çfarë mësove rreth Priftërisë Melkizedeke?

Krahasoje emrin e priftërisë që gjendet në vargun 3 me atë që dha mësim Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë:

Plaku Diter F. Uhtdorf

“Krishti është burimi i të gjithë autoritetit dhe fuqisë së vërtetë të priftërisë në tokë. Është puna e Tij, në të cilën ne jemi të privilegjuar të ndihmojmë.” (Diter F. Uhtdorf, “Gëzimi i Priftërisë”, Liahona, nëntor 2012, f. 59)

  • Përse ndien se është e rëndësishme ta kuptosh se e gjithë fuqia e priftërisë vjen drejtpërdrejt nga Jezu Krishti?

Përpara se t’i lexoni vargjet vijuese, ftojini nxënësit ta sjellin ndër mend diskutimin e tyre rreth zgjatimeve. Vizatoni një pemë tjetër në tabelë dhe emërtojeni atë Kisha e Jezu Krishtit. Më pas renditni sa vijon në tabelë: Priftëria Melkizedeke, Priftëria Aarone, Shoqata e Ndihmës, Të Rejat, Shkolla e së Dielës, Fillorja.

Lexo me një partner te Doktrina e Besëlidhje 107:5, 13–14, duke kërkuar se cilat fjalë në tabelë mund t’i krahasosh me trungun e pemës dhe cilat mund t’i krahasosh me zgjatimet.

  • Nisur nga ajo që lexon, me çfarë mund ta krahasosh trungun? Çfarë janë zgjatimet?

    Ndërsa nxënësit u përgjigjen pyetjeve të mëparshme, merreni parasysh ta emërtoni trungun si Priftëria Melkizedeke dhe zgjatimet/shtesat (ose degët) si Priftëria Aarone dhe organizatat e Kishës të renditura në tabelë.

    Ftojini nxënësit ta shenjojnë të vërtetën te vargu 5të gjitha autoritetet dhe postet në Kishën e Shpëtimtarit janë zgjatime/shtesa të Priftërisë Melkizedeke.

  • Çfarë mund të mësojmë nga krahasimi i Zotit i Priftërisë Aarone dhe organizatave të Kishës me “zgjatimet/shtesat” e Priftërisë së Tij Melkizedeke?

ikona e trajnimitPërdorini fjalët e profetëve për t’i theksuar doktrinën dhe parimet: Sa vijon është një shembull i përdorimit të fjalëve profetike për ta thelluar kuptueshmërinë e nxënësve për doktrinën. Për t’u ushtruar më shumë me këtë, shihni trajnimin e titulluar: “Teach from the scriptures and words of latter-day prophets” [“Jepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të fundit”] që gjendet te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve. Merreni parasysh ta ushtroni zotësinë, “Prepare invitations that help students connect truths found in the scriptures to what living prophets are saying” [“Përgatitni ftesa që i ndihmojnë nxënësit t’i lidhin të vërtetat që gjenden në shkrimet e shenjta, me atë që po thonë profetët e gjallë”].

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tregoi sa vijon rreth autoritetit të priftërisë në thirrjet e Kishës:

Presidenti Dallin H. Ouks

“Së fundi, të gjithë çelësat e priftërisë mbahen nga Zoti Jezu Krisht, priftëria e të cilit është ajo. Ai është personi që vendos cilët çelësa u jepen njerëzve të vdekshëm dhe mënyrën se si do të përdoren ata çelësa. …

… Përderisa shkrimet e shenjta thonë se ‘gjithë autoritetet [dhe] detyrat e tjera në kishë janë shtesa të kësaj priftërie [Melkizedeke]’ (DeB 107:5), gjithçka që bëhet nën drejtimin e atyre çelësave të priftërisë, bëhet me autoritetin e priftërisë.” (Dallin H. Ouks, “Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë”, Liahona, maj 2014, f. 50)

Kujtojuni nxënësve se Jezu Krishti është burimi i të gjithë fuqisë së priftërisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:3). Merreni parasysh të shkruani Fuqia e Shpëtimtarit pranë Priftëria Melkizedeke në trungun e pemës.

  • Si mundet kuptueshmëria që çdo thirrje në Kishë është e lidhur me fuqinë e Shpëtimtarit, të të ndihmojë t’u shërbesh më mirë njerëzve që të rrethojnë?

  • Kur e ke ndier fuqinë e Shpëtimtarit të të ndihmojë në shërbesën tënde në Kishë?

Përjetimi i fuqisë së priftërisë

Ftojini nxënësit t’i lexojnë fragmentet vijuese dhe t’i diskutojnë të tria pyetjet më poshtë me një partner. Nëse dëshironi, mund t’i paraqitni pyetjet për referencë për nxënësit.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 107:8, 18–20, duke kërkuar mënyrat se si Shpëtimtari u jep fuqi nëpërmjet priftërisë së Tij atyre që shërbejnë në Kishë.

ikona e zotërimit doktrinor Doktrina e Besëlidhje 107:8 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

  • Cilat janë disa “gjëra shpirtërore” (vargu 8) me të cilat Zoti na bekon nëpërmjet Priftërisë së Tij Melkizedeke?

    Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë se administrimi në “gjërat shpirtërore” përfshin administrimin e bekimeve, ordinancave dhe besëlidhjeve.

  • Si ndihmojnë “ordinancat e jashtme” të priftërisë Aarone (të tilla si pagëzimi dhe sakramenti) të përmendura në vargun 20 që të lidhesh me Jezu Krishtin?

  • Kur ka qenë bekim në jetën tënde lidhja e dikujt tjetër me Shpëtimtarin ndërsa ai/ajo ka shërbyer?

Merreni parasysh të jepni një shembull të dikujt që u bekua kur të tjerët shërbyen në një mënyrë që i lidhi ata me fuqinë e Shpëtimtarit. Një shembull tregohet në materialin filmik “The Tender Mercies of the Lord” [“Mëshirat e Dhembshura të Zotit”] nga kodi kohor 6:55 deri në 8:53, që gjendet në ChurchofJesusChrist.org. Në fjalimin e tij, Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi një histori të një udhëheqësi të priftërisë i cili u udhërrëfye nga Perëndia për t’u shërbyer të rinjve në kunjin e tij.

17:19

Zbatimi në planin vetjak

Motra Boni L. Oskarson, ish‑Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha mësim se si autoriteti i priftërisë mund t’i fuqizojë të rejat në thirrjet e tyre. Kërko se si thënia e saj mund të gjejë zbatim tek të gjithë të rinjtë ndërsa ata shërbejnë.

Presidentja Boni L. Oskarson

“Të rejat e Kishës duhet ta shohin veten si pjesëmarrëse thelbësore në punën e shpëtimit që drejtohet nga priftëria, dhe jo vetëm si shikuese dhe përkrahëse. Ju mbani thirrje dhe jeni veçuar nga ata që mbajnë çelësat e priftërisë, për të vepruar si udhëheqëse me fuqi dhe autoritet në këtë punë. Kur i lartësoni thirrjet tuaja në presidencat e klasave dhe përgatiteni shpirtërisht, këshilloheni bashkë, jepni ndihmesën tuaj për t’u shërbyer pjesëtarëve të klasës suaj dhe ua mësoni njëri-tjetrit ungjillin, ju po zini vendin tuaj në këtë punë dhe si ju edhe bashkëmoshatarët tuaj do të bekoheni.” (Boni L. Oskarson, “Rrituni në Forcë, Motra në Sion”, Liahona, nëntor 2016, f. 14)

  • Çfarë të bëri përshtypje nga kjo thënie? Përse?

    Ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese në ditarët e tyre të studimit. Mund t’u kërkoni vullnetarëve t’i tregojnë përgjigjet e tyre.

  • Çfarë mësove sot rreth rëndësisë së marrjes së fuqisë së Shpëtimtarit dhe autoritetit të priftërisë së Tij ndërsa shërbeve në Kishë?

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë është: “Priftëria Melkizedeke … ka fuqi e autoritet … për të administruar në gjërat shpirtërore”. Idetë për veprimtaritë me mësim përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.