“Doktrina e Besëlidhje 106–108: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 106–108”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 106–108
Doktrina e Besëlidhje 106–108
Vështrim i Përgjithshëm
Ashtu siç bëri në kohët e Dhiatës së Re, Jezu Krishti ka thirrur profetë, apostuj dhe të tjerë për të udhëhequr Kishën e Tij sot dhe për të dhënë dëshmi për Të anekënd botës. Te Doktrina e Besëlidhje 107, Jezusi shpjegon rolin e këtyre udhëheqësve të zgjedhur dhe jep hollësi për t’i ndihmuar ata dhe të tjerët t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre të priftërisë.
Përdorini fjalët e profetëve për të theksuar doktrinën dhe parimet: Profetët dhe apostujt e gjallë japin mësim, shpjegojnë dhe parashtrojnë doktrinën dhe parimet që jepen mësim në shkrimet e shenjta. Përdorimi i fjalëve profetike mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe ta jetojnë më mirë ungjillin e Jezu Krishtit. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim nga Shkrimet e Shenjta”, te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 107:1–20”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 107:1–20
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e mbështetjes në fuqinë e Shpëtimtarit dhe autoritetin e priftërisë së Tij ndërsa shërbejnë në Kishën e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për çastet kur e kanë ndier fuqinë e Shpëtimtarit që i ka ndihmuar të shërbejnë në Kishën e Tij. Kjo mund të përfshijë thirrjet në kuorumet dhe klasat e tyre ose në detyrat për dhënien e shërbesës.
-
Material filmik: “The Tender Mercies of the Lord” [“Mëshirat e Dhembshura të Zotit”] (17:15; shikojeni nga kodi kohor 6:55 deri në 8:53)
Doktrina e Besëlidhje 107:21–100
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë siguri më të madhe që Apostujt janë dëshmitarë të veçantë të Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Tregojuni nxënësve se profetët dhe apostujt janë thirrur për të qenë dëshmitarë të veçantë të Jezu Krishtit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:23). Ftojini ata të përgatiten për orën mësimore duke shqyrtuar një fjalim nga konferenca e përgjithshme më e fundit nga një anëtar i Presidencës së Parë ose i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Udhëzojini të kërkojnë atë që ata japin mësim rreth Jezu Krishtit.
-
Materiale: Gjashtë gota që mund të vendosen në formën e një piramide
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Copa letre të vendosura rreth e qark klasës me thirrjet që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 107 dhe vargjet ku përmenden këto thirrje të shkruara në to
-
Material filmik: “Neil L. Andersen: Special Witness of Christ” [“Nil L. Andersen: Dëshmitar i Veçantë i Krishtit”] (5:24; shikojeni nga kodi kohor 4:15 deri në 5:24)
-
Materiale për nxënësit: Kopje të shtypura të fjalimeve të konferencës më të fundit ose thënie të tjera të fundit nga Apostujt për nxënësit që nuk mund të kenë qasje elektronike në to
Ushtrimi 8 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i zbatojnë të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor, dhe t’i mësojnë e t’i zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’ia shpjegojnë nga sa mbajnë mend një shoku ose pjesëtari të familjes secilin prej këtyre tre parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Nëse ndonjë parim është i vështirë për t’u mbajtur mend, ftojini nxënësit ta përdorin materialin Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) për t’i shqyrtuar ato përpara orës mësimore.
-
Materiale: Copa letre të vogla për secilin nxënës; një enë për mësuesin ku të vendosë letrat
-
Figurë për t’u paraqitur: Fotografia e një të reje