Seminari
Mësimi 118 – Doktrina e Besëlidhje 105: “Ata Duhet të Sillen kaq Larg për një Provë të Besimit të Tyre”


“Mësimi 118 – Doktrina e Besëlidhje 105: ‘Ata Duhet të Sillen kaq Larg për një Provë të Besimit të Tyre’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 105”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 118: Doktrina e Besëlidhje 102–105

Doktrina e Besëlidhje 105

“Ata Duhet të Sillen kaq Larg për një Provë të Besimit të Tyre”

lumi Fishing në Misuri

Pak pasi Kampi i Izraelit mbërriti në Misuri, Zoti zbuloi se shëlbimi i Sionit “duhet të pres[ë] për një stinë të vogël” (Doktrina e Besëlidhje 105:9, 13). Pasi sapo kishin marshuar më shumë se 800 milje (1280 kilometra) dhe kishin pritur t’i ndihmonin shenjtorët në Misuri t’i rimerrnin tokat e tyre, grupi ndjeu se besimi i vet po vihej në provë me anë të udhëzimit të Zotit për t’u kthyer në shtëpi. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të qëndruar besnikë ndaj Perëndisë kur besimi i tyre vihet në provë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

ikona e trajnimit Nxitni përgatitjen për përvojat e të mësuarit. Për të mësuar më shumë rreth ndihmës që nxënësit të përgatiten për përvojën e të mësuarit, shihni trajnimin e titulluar “Invite Learners to Prepare to Learn” [“Ftojini Nxënësit të Përgatiten për të Mësuar”], që gjendet te materiali Teacher Development Skills: Invite Diligent Learning [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Ftoni të Mësuarit me Zell]. Merreni parasysh të ushtroni zotësinë “Krijoni ftesa që i ndihmojnë nxënësit të përgatiten për përvojën tjetër të të mësuarit”.

Ky është i treti nga tre mësimet rreth përvojave të Kampit të Izraelit [që jepet] në javën kur studiohet Doktrina e Besëlidhje 102–105. Nëse nuk e keni dhënë njërin ose të dy mësimet e mëparshme, merreni parasysh se si mund t’i përfshini pjesët e atyre mësimeve në këtë mësim.

Sprovat e besimit tonë

Merreni parasysh të tregoni një skenar si ai në vijim dhe më pas t’i diskutoni pyetjet.

Për aq kohë sa mund të mbante mend, Motra Gonzalez kishte qenë e emocionuar për t’i shërbyer Zotit si një misionare kokëplotë. Gjatë gjithë shërbimit së saj misionar, ajo punoi me zell dhe u mbështet në Zotin. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Motra Gonzalez dhe shoqërueset e saj gjetën shumë pak njerëz për t’iu dhënë mësim dhe madje më pak i pranuan ftesat e tyre për të ardhur te Krishti dhe për t’u pagëzuar. Pjesa më e madhe e shoqërueseve të Motrës Gonzalez që shërbyen në misione, dukej se kishin ndihmuar shumë më tepër njerëz ta pranonin ungjillin e Shpëtimtarit sesa ajo.

  • Cilat janë disa përfundime negative që Motra Gonzalez mund të tundohet të bëjë rreth misionit të saj?

  • Si mund të ishin përfundimet e saj të ndryshme nëse ajo do ta shihte shërbimin e saj misionar me një këndvështrim të përjetshëm?

Shpjegoni se mund të ketë raste kur përpjekjet tona për të shërbyer dhe ndjekur Zotin mund të kenë rezultate të ndryshme nga ato që prisnim. Ftojini nxënësit të tregojnë disa shembuj të këtyre llojeve të situatave. Shembujt mund të përfshijnë sa vijon: përpjekjen për t’i zbatuar urdhërimet, por vënien re se të tjerët që nuk e ndjekin Perëndinë, duken më mirë, studimin e shkrimeve të shenjta rregullisht, por duke mos ndier se po fiton shumë, ose përpjekjen për ta jetuar ungjillin, por përjetimin e sfidave si ankthi ose depresioni.

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si ata kanë reaguar ose do të reagonin në situata si këto. Nxitini ata që, ndërsa studiojnë, të kërkojnë mësimet që mund t’i ndihmojnë ata kur përpjekjet e tyre për të shërbyer ose për t’iu bindur Zotit prodhojnë pasoja të paparashikuara.

Udhëzimet e Zotit për Kampin e Izraelit

kampi i Sionit

Para se të jepni përmbledhjen vijuese, jepuni nxënësve një mundësi për të treguar ndonjë hollësi që mbajnë mend nga mësimi i mëparshëm rreth Kampit të Izraelit dhe marshimit të tyre nga Ohajo për në Misuri.

Pasi marshoi për thuajse shtatë javë dhe përjetoi si vështirësi, ashtu edhe mrekulli, Kampi i Izraelit iu afrua kontesë Xhekson në Misuri. Anëtarët e kampit ishin të gatshëm ta njihnin vullnetin e Zotit dhe të mësonin se si duhej të shëlbehej Sioni. Për shumë veta, shëlbimi i Sionit nënkuptonte rikthimin e shenjtorëve të Misurit në shtëpitë e tyre. Më 22 qershor 1834, ndërkohë që ata ishin rreth një ditë udhëtimi larg nga konteja Xhekson, Jozef Smithi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 105.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 105:9, duke kërkuar atë që Zoti tha rreth shëlbimit të Sionit.

  • Nëse do të kishe qenë një anëtar i Kampit të Izraelit, si mund të ishe ndier rreth këtij udhëzimi? Përse?

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 105:10–14, 17–19, duke kërkuar arsyet që dha Zoti për arsyen përse Sioni nuk do të shëlbohej në atë kohë.

  • Si do t’i përmblidhje mësimet e Zotit nga vargu 19 me fjalët e tua?

    Përpara se ta diskutoni pyetjen e radhës, kujtojuni nxënësve skenarin e Motrës Gonzalez dhe vetë shembujt e tyre të kohës kur ndjekja e Zotit rezulton ndryshe nga ajo që presim.

  • Çfarë mëson nga këto vargje që mund të ndihmojnë kur ne përjetojmë sprova të besimit tonë?

Nxënësit mund të tregojnë një larmi të vërtetash me fjalët e veta, duke përfshirë diçka si ajo në vijim: Perëndia ka përgatitur bekime të mëdha për ata që qëndrojnë të përulur dhe besnikë ndaj Tij gjatë sprovave të besimit të tyre.

Nëse është e nevojshme, shpjegoni se një sprovë besimi mund të jetë një provë e zgjedhjes sonë ose jo për ta mirëbesuar Zotin dhe për t’iu bindur Atij pavarësisht rrethanave.

Bekimet vijnë pas sprovave të besimit

Shpjegoni se ka shumë të vërteta në shkrimet e shenjta që mund të na ndihmojnë gjatë sprovave të besimit tonë. Të kujtuarit e këtyre të vërtetave gjatë kohëve sprovuese mund të na ndihmojë të qëndrojmë besnikë ndaj Perëndisë.

Ndalu një çast për të gjetur mësime nga shkrimet e shenjta ose udhëheqësit e Kishës që mund të të ndihmojnë t’i qëndrosh besnik/e Perëndisë kur besimi yt të vihet në provë. Shembujt mund të përfshijnë vargjet tek Isaia 55:8–9; Romakëve 8:28; Ethëri 12:6; Doktrina e Besëlidhje 76:2–3.

Përpara se të bëni pyetjen e radhës, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë në tabelë një frazë që iu duk veçanërisht kuptimplotë. Pasi të shkruhen shumë fraza, tregojini me gisht disa fraza dhe ftojini nxënësit që i shkruan ato, të shpjegojnë se përse fraza e përzgjedhur prej tyre ishte kuptimplotë për ta.

  • Çfarë gjete që mund të të ndihmojë të qëndrosh besnik/e ndaj Perëndisë kur besimi yt provohet ose vihet në provë?

  • Cilat janë disa bekime që ti ose të tjerët i keni marrë ngaqë qëndruat besnikë ndaj Perëndisë gjatë sprovave të besimit?

Ndërsa nxënësit mendojnë për përvojat, merreni parasysh të tregoni një tuajën. Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata të gjejnë shembuj njerëzish në shkrimet e shenjta. Shembujt mund të përfshijnë Abrahamin (shihni te Zanafilla 22:1–18), Gideonin (shihni te Gjyqtarët 6:11–16; 7:2–9, 15–21), ose Jezu Krishtin (shihni te 3 Nefi 11:10–11).

Shpjegoni se shumë anëtarë të Kampit të Izraelit gjithashtu dalluan bekime të mëdha pas pjesëmarrjes së tyre.

Presidenti Brigam Jang (1801–1877), që marshoi me Kampin e Izraelit, solli ndër mend bisedat që pati pasi u kthye në shtëpi:

Presidenti Brigam Jang

“Kur mbërrita, shumë miq më pyetën se ç’dobi kishte të thirreshin burra që ta linin punën e tyre e të shkonin në Misuri dhe pastaj të ktheheshin, ndoshta pa arritur asgjë. ‘Kujt do t’i leverdiste kjo?’, – pyetën ata. ‘Nëse Zoti urdhëroi njëmend që ajo të bëhej, cili qe vizioni i Tij për këtë?’ … U thashë atyre vëllezërve se u pagova mirë, u pagova me interes të lartë, po, se qenia ime qe mbushur plot e përplot me njohurinë që e mora duke udhëtuar me Profetin.” (Brigham Young, “Discourse”, Deseret News, 3 dhjetor 1862, f. 177)

  • Çfarë bekimesh dalloi Brigam Jangu se kishte marrë si rezultat i përvojës së tij me Kampin e Izraelit?

Për t’i ndihmuar nxënësit të shohin një shembull tjetër të qëllimeve dhe bekimeve të Perëndisë për ata që marshuan me besnikëri me Kampin e Izraelit, tregojeni përmbledhjen vijuese. Përndryshe, mund të shfaqni materialin filmik “Zion’s Camp” [“Kampi i Sionit”] (18:44) nga kodi kohor 16:44 deri në 18:44. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

21:29

Në urtësinë e përsosur të Zotit, vënia në provë gjatë Kampit të Sionit ndihmoi të përgatiteshin shumë udhëheqës të ardhshëm të Kishës. Në shkurt 1835, Shpëtimtari organizoi Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Nëntë nga ata Apostuj fillestarë, të shtatë Presidentët e Të Shtatëdhjetëve dhe të gjashtëdhjetë e tre anëtarët e tjerë të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve kishin marshuar me Kampin e Izraelit në vitin 1834.

Mendo për jetën tënde

Jepuni nxënësve kohë për ta përpunuar atë që kanë mësuar dhe ndier gjatë mësimit. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i ftoni ata të përgjigjen për pyetjen vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë ke mësuar ose ndier sot që mund të të ndihmojë kur përjeton sprova të besimit tënd?

Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës të gatshëm ta tregojnë atë që shkruan. Për ta përfunduar, merreni parasysh të dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar sot.