Seminari
Doktrina e Besëlidhje 102–105: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 102–105: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 102–105”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 102–105

Doktrina e Besëlidhje 102–105

Vështrim i Përgjithshëm

Më 24 shkurt 1834, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë nga Zoti, që e urdhëronte atë të organizonte vullnetarë për të ndihmuar shenjtorët e vuajtur në Misuri. Më shumë se 200 vullnetarët u njohën si Kampi i Izraelit (më vonë Kampi i Sionit) dhe marshuan më shumë se 1280 km për t’i ndihmuar shenjtorët në Misuri të rimerrnin tokat e tyre. Pasi kampi mbërriti në Misuri, Zoti i zbuloi Jozefit se koha për shëlbimin e Sionit nuk kishte ardhur dhe kampi u shpërbë. Rreth gjashtë muaj pas kthimit në Kirtland të Ohajos, Jozefi organizoi Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe Kuorumin e Të Shtatëdhjetëve. Tetë anëtarë të Të Dymbëdhjetëve dhe çdo anëtar i Të Shtatëdhjetëve kishte marshuar me Kampin e Izraelit.

ikona e trajnimitNxiteni përgatitjen për përvojat e të mësuarit: Ka shumë mënyra se si nxënësit mund t’i përgatitin mendjen dhe zemrën e tyre për të mësuar ungjillin. Disa mënyra përfshijnë lutjen për zbulesë, zhvillimin e një dëshire për të mësuar, pendimin, studimin, dhënien e përgjigjeve për pyetje dhe ardhjen i përgatitur për t’u dhënë mësim të tjerëve. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ftoi të Tjerët të Përgatiteshin për të Mësuar” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 105”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 103

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’iu binden urdhërimeve që Zoti u ka dhënë atyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyetin një prind ose të rritur të mirëbesuar për një kohë kur atyre u është dashur të ushtrojnë besim për të zbatuar një urdhërim sfidues të Zotit dhe për atë që mësuan nga përvoja.

  • Figurë: Vizatimi i një figure njeriu, një pengese dhe fjalëve jetë e përjetshme

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Mundësitë për veprimtaritë e studimit dhe nxitjet për zbatim afër fundit të mësimit

Kampi i Izraelit

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Perëndia do të jetë me ta dhe do t’i ndihmojë kur ata zgjedhin ta ndjekin Atë.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për atë që mund t’ua bëjë më të vështirë ta ndjekin Jezu Krishtin dhe përse ia vlen përpjekja për ta ndjekur Atë.

  • Material filmik: ”Duke Pritur për Zotin” (14:09; shikoje nga kodi kohor 9:25 deri në 9:56); “Zion’s Camp” [“Kampi i Sionit”] (18:44; shikoje nga kodet kohore 2:13 deri në 3:02; 3:02 deri në 5:00; 5:01 deri në 8:02; dhe 8:03 deri në 13:06)

  • Hartë: “Itinerari i Kampit të Sionit, 1834

  • Fletushkë: “Përvoja nga Kampi i Izraelit”

Doktrina e Besëlidhje 105

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të qëndruar besnikë ndaj Perëndisë kur besimi i tyre vihet në provë.

  • Përgatitja e nxënësve: Për t’i ndihmuar nxënësit të përfshihen në mësime, merreni parasysh t’i ftoni ata të luten me sinqeritet para se të arrijnë në klasë. Ata mund të luten për bekimet për ta ndier dashurinë e Perëndisë, për të marrë ndihmë për një sfidë të veçantë, ose forcë për të qëndruar besnikë ndaj Zotit dhe besëlidhjeve të Tij.

  • Material filmik: “Zion’s Camp” [“Kampi i Sionit”] (18:44; shikoje nga kodi kohor 16:44 deri në 18:44)