“Mësimi 175 – Vendosja e Synimeve: Të Bëhemi më Shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Vendosja e Synimeve”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 175: Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve
Vendosja e Synimeve
Të Bëhemi më Shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti
Ati Qiellor dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij ta fitojnë jetën e përjetshme (shih te Moisiu 1:39). Ne mund të përparojmë në përpjekjet tona për t’u bërë si Perëndia dhe për t’u kthyer në praninë e Tij duke vendosur synime vetjake. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të vendosin synime dhe të krijojnë plane në mënyrë të efektshme ndërsa kërkojnë të bëhen më shumë si Perëndia me ndihmën e Tij.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Ku po shkon? Si do të shkosh atje?
Paraqitni një hartë të botës ose një hartë të zonës suaj. Kërkojuni nxënësve të tregojnë vendndodhjet që ata i kanë vizituar ose që do të donin t’i vizitonin. Jepuni nxënësve dy minuta për të krijuar një plan që mund ta ndihmojë dikë të udhëtojë drejt asaj vendndodhjeje. Plani mund të përfshijë gjëra si mënyra e përshtatshme e transportit, një itinerar i hollësishëm dhe shpenzimet. Nxënësit mund t’ia tregojnë planin e tyre një partneri.
-
Si mund të lidhet me jetën tonë në vdekshmëri krijimi i një plani udhëtimi?
Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi sa vijon:
“Ta dish se ku je duke shkuar dhe mënyrën se si pret të mbërrish atje mund t’i japë kuptim, qëllim dhe përmbushje jetës.
Disa kanë vështirësi që ta bëjnë dallimin midis një synimi dhe një plani, derisa mësojnë se një synim është një vendmbërritje apo një përfundim, ndërkohë që një plan është rruga me anë të së cilës ti mbërrin atje.” (M. Rasëll Ballard, “Të Kthehemi dhe të Marrim”, Liahona, maj 2017, f. 62)
-
Cilat janë qëllimet e synimeve dhe planeve?
Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi synimet dhe planet e tyre vetjake duke përsiatur për pyetje si ato në vijim:
-
Sa shpesh vendos synime për veten dhe bën plane për t’i arritur ato?
-
Cilat kanë qenë sukseset dhe vështirësitë e tua?
-
Ku shpreson të të çojnë synimet dhe planet e tua?
Gjatë gjithë mësimit, nxitini nxënësit të kërkojnë udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë ndërsa zhvillohen dhe punojnë për arritjen e synimeve dhe planeve të tyre.
Perëndia na ka dhënë një shembull
Ndërsa e paraqitni thënien vijuese, merreni parasysh ta hiqni frazën “të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” dhe fjalën “shpëtim” nga paragrafi i parë. Kërkojuni nxënësve t’i plotësojnë vendet bosh me synimin e Perëndisë dhe emrin e planit të Tij. Nxënësit mund të lexojnë më pas te Moisiu 1:39 ose Alma 42:5 për të përcaktuar fjalët që përdori Presidenti Ballard. Ju mund të shpjegoni se përdorimi i fjalës “njeri” te Moisiu 1:39 dhe i shkrimeve të tjera të shenjta (për shembull, Zanafilla 1:27; Mormoni 9:17) është një referencë e përgjithshme ndaj të vdekshmëve ose njerëzve, duke iu referuar kështu si burrave, edhe grave.
Presidenti Ballard vazhdoi të jepte mësim:
“Perëndia, Ati ynë Qiellor, na ka dhënë shembullin e përkryer të vendosjes së synimeve dhe të planifikimit. Synimi i Tij është që të ‘bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut’ [Moisiu 1:39] dhe mënyra e Tij për ta realizuar atë është plani i shpëtimit. …
… Unë besoj se një çelës i rëndësishëm drejt lumturisë është që të mësojmë se si t’i vendosim synimet tona dhe të krijojmë vetë planet tona brenda kornizës së planit të përjetshëm të Atit tonë Qiellor.” (M. Rasëll Ballard, “Të Kthehemi dhe të Marrim”, Liahona, maj 2017, f. 63)
-
Çfarë mëson nga kjo thënie rreth synimeve dhe planeve të tua?
Një e vërtetë që mund ta përcaktojnë nxënësit është se ne mund të përjetojmë lumturi duke punuar për të arritur synimet vetjake që na ndihmojnë ta ndjekim planin e Perëndisë. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se Perëndia e ka bërë të mundur nëpërmjet Shpëtimtarit që ne të jetojmë përgjithmonë ose të fitojmë pavdekësinë. Ai gjithashtu dëshiron që ne të bëhemi si Ai dhe Jezu Krishti dhe të kthehemi të jetojmë me Ta, ose të fitojmë jetën e përjetshme. Plani i Perëndisë për shpëtimin i bën këto bekime të mundura.
-
Pse mendon se mund të përjetojmë lumturi kur synimet tona na ndihmojnë ta ndjekim planin e Perëndisë? (shih te 2 Nefi 2:25; Mosia 2:41).
Lexo te Lluka 2:52, duke kërkuar mënyrat se si Shpëtimtari u rrit e u bë i ri ndërsa Ai e ndiqte planin e Atit të Tij.
-
Përse mund të çojë në lumturi më të madhe ndjekja e shembullit të Shpëtimtarit për rritjen në këto fusha?
Një model për rritje
Tregojuni nxënësve Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë. Merreni parasysh ta ftoni një nxënës që të tregojë se si ai model mund të përdoret për të ndihmuar të krijohen synime dhe të bëhen plane. Nëse është e nevojshme, shpjegoni se ne jemi të ftuar të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit duke krijuar synime në secilën prej fushave vijuese: shpirtërore, sociale, intelektuale dhe fizike.
Për t’i përgatitur nxënësit të punojnë për vetë synimet e tyre, merreni parasysh ta rishikoni pjesën “Një Model për Rritje” te Libri Udhëzues për Rininë ([2019], f. 7–15) ose të siguroni fletushkën e titulluar “Një Model për Rritje”. Vendosini nxënësit në grupe me nga katër, ku çdo nxënës studion një pjesë të ndryshme të modelit. Më pas ata mund t’ia shpjegojnë grupit të tyre atë që mësuan.
Mund të shihni edhe “Video: Goal Setting Process” [“Material filmik: Procesi i Vendosjes së Synimeve”] (3:42), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
Një Model për Rritje
|
Zbulo nevojat, dhuratat dhe talentet e tua. Përpiqu të bësh pyetje si: Çfarë ndiej se duhet të mësoj ose të ndryshoj në jetën time? Çfarë talentesh ose aftësish dua të fitoj? Çfarë zakonesh shpirtërore kam nevojë të zhvilloj ose përmirësoj? Si mund t’i mbaj besëlidhjet që bëra kur u pagëzova? Kujt mund t’i shërbej? “Studio[je] atë tërësisht në mendjen tënde; më pas … më pye[t] nëse është e drejtë” (Doktrina e Besëlidhje 9:8). |
Planifiko të përmirësohesh. Përpiqu të bësh pyetje si:
“Fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni” (2 Nefi 32:3). |
|
Reflekto mbi atë që mësove. Përpiqu të bësh pyetje si:
“Sheshoje shtegun e këmbëve të tua” (Fjalët e Urta 4:26). |
Vepro që të rritesh në besim. Nëse bllokohesh, përpiqu të bësh pyetje si:
“Në të vërtetë unë them, [ju] duhet të përfshihen[i] me zell në një kauzë të mirë dhe të bë[ni] shumë gjëra me vullnetin [tuaj] të lirë” (Doktrina e Besëlidhje 58:27). |
-
Cilat pyetje e ndien se mund të jenë të dobishme ndërsa punon për të arritur synimet dhe planet e tua? Përse?
-
Si mund të të ndihmojë ky model në përpjekjet e tua për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?
-
Si mund të të ndihmojë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti në përpjekjet e tua?
Zbulo, planifiko, vepro, reflekto
Jepuni nxënësve kohë që të punojnë për t’i arritur synimet e tyre vetjake. Paraqitini udhëzimet e mëposhtme:
Zgjidh titullin që të përshkruan më mirë dhe ndiq një ose më shumë prej udhëzimeve përkatëse. Kërko ndihmë nga Fryma e Shenjtë dhe përdor “Një Model për Rritje” (që gjendet te Libri Udhëzues për Rininë ose në fletushkë).
-
Nuk kam bërë synime ose plane të veçanta.
-
a. Zbulo se për çfarë duhet të punosh me njërën ose më shumë prej fushave vijuese: shpirtërore, sociale, intelektuale, fizike.
b. Krijo plane që do të të ndihmojnë t’i arrish këto synime.
c. Mbaji shënim synimet dhe planet e tua te Libri Udhëzues për Rininë ose në ditarin e studimit.
-
Unë kam synime dhe plane që po përpiqem t’i realizoj.
-
a. Nëse është e përshtatshme, përdore kohën në klasë për të vepruar sipas planeve dhe synimeve të tua.
b. Reflekto mbi ato që ke mësuar dhe përparimin që ke bërë ndërsa ke vepruar sipas synimeve dhe planeve të tua.
c. Shënoji mendimet e tua dhe përshtati synimet ose planet e tua te Libri Udhëzues për Rininë ose ditari yt i studimit, sipas nevojës.
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa nxënës të tregojnë synimet që kanë vendosur ose sukseset dhe sfidat që kanë përjetuar ndërkohë që punonin për t’i arritur synimet e tyre.
Ftojini nxënësit të veprojnë sipas synimeve të tyre vetjake. Shpjegoni se puna për t’i arritur synimet është një vepër besimi. Dëshmoni se Jezu Krishti i di pikat tona të forta dhe të dobëta. Ai do të na ndihmojë t’ia dalim mbanë ndërsa drejtohemi tek Ai.