“Pyetje që Bëhen Rëndom”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)
“Pyetjet”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect
Pyetje që Bëhen Rëndom
Çfarë ndryshimesh mund të bëj te burimet e të mësuarit dhe atyre reklamuese?
Cilat janë materialet e nxënësit dhe të mësuesit për programin EnglishConnect?
Nga ta di a janë grupet të suksesshme?
Nga ta di a duhet të ndjekë një nxënës programin EnglishConnect 1 ose 2?
Çfarë ndryshimesh mund të bëj te burimet e të mësuarit dhe atyre reklamuese?
Burimet e programit EnglishConnect mbrohen nga ligji për të drejtat e autorit dhe nuk duhet të bëhen ndryshime pa leje. Shihni pjesën “Shtojca A: Informacioni Ligjor” për informacion mbi kërkesën për leje për të ndryshuar burimet.
Për sa mësues kam nevojë?
Rekomandohet që çdo grup të ketë të paktën dy mësues. Në këtë mënyrë ata mund të japin mësim së bashku ose të zëvendësojnë njëri‑tjetrin nëse njëri nuk është i pranishëm ose është i sëmurë.
Me rëndësi: Grupet e programit EnglishtConnect duhet të zbatojnë rregulloren e Kishës që të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore duhet të jenë gjithmonë të pranishëm gjatë çdo mbledhje të grupit. Nëse ka vetëm një mësues, atëherë caktoni një anëtar të grupit në moshë madhore që të marrë pjesë në çdo mësim. Mos i zhvilloni mbledhjet e grupit nëse nuk janë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore.
Cilat janë materialet e nxënësit dhe të mësuesit për programin EnglishConnect?
Materialet e Nxënësit
Nxënësve do t’ju nevojitet qasje në programin EnglishConnect 1 për Nxënësit ose programin EnglishConnect 2 për Nxënësit. Burime shtesë janë gjithashtu në dispozicion për ta përmirësuar të mësuarit. Shiheni listën më poshtë për përshkrimet e të gjitha burimeve që janë në dispozicion për nxënësit:
-
Manualet EnglishConnect 1 për Nxënësit dhe EnglishConnect 2 për Nxënësit: Nxënësit i përdorin këto manuale për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në grupin e bashkëbisedimit. Çdo manual i nxënësit është i ndarë në gjashtë njësi me nga katër deri në pesë mësime. Çdo mësim përfshin pjesët “Studimi Vetjak” dhe “Grupi i Bashkëbisedimit”. Nxënësit inkurajohen t’i kryejnë veprimtaritë e pjesës “Studimi Vetjak” përpara se të vijnë në grupin e bashkëbisedimit. Ju mund të keni qasje te manualet e nxënësit dhe burimet shoqëruese zanore në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose t’i porositni ato në store.ChurchofJesusChrist.org (numri i artikullit: 18489 & 19563).
-
EnglishConnect 1 – Fletore Pune dhe EnglishConnect 2 – Fletore Pune: Grupet e programeve EnglishConnect 1 dhe 2 kanë secili fletoren e tyre të punës. Nxënësit i përdorin veprimtaritë në këto fletore pune në mënyrë të pavarur ose me një partner si ushtrim shtesë jashtë grupit të bashkëbisedimit. Ju mund të keni qasje te fletoret e punës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose t’i porositni ato në store.ChurchofJesusChrist.org (numri i artikullit: 17140 & 17323).
-
EnglishConnect.org: Faqja e internetit të programit EnglishConnect përfshin veprimtari praktike ndërvepruese për çdo mësim.
-
Programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]: Nxënësit mund të lexojnë ose të dëgjojnë biseda të konferencave të përgjithshme, Librin e Mormonit dhe himnet.
-
Libra dhe Programe të Tjera: Ka shumë burime të krijuara për t’i ndihmuar njerëzit të mësojnë anglisht. Nxënësit duhet të “kërko[jnë] nga librat më të mirë fjalët e urtësisë; [të] kërko[jnë] të mëso[jnë], madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118).
Mësuesit duhet t’i inkurajojnë nxënësit të provojnë një shumëllojshmëri burimesh dhe të vlerësojnë se sa mirë funksionon secili për ta.
Numrat e Artikujve në Dyqanin e Kishës
|
Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit |
18489 |
|
Programi EnglishConnect 2 për Nxënësit |
19563 |
|
EnglishConnect 1 – Fletore Pune |
17140 |
|
EnglishConnect 2 – Fletore Pune |
17323 |
Materialet e Mësuesit
Mësuesit mund të studiojnë manualin EnglishConnect për Mësuesit në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] si dhe burime të tjera për trajnim në englishconnect.org/teacher/training. Mësuesit mund të përdorin edhe burimet për paraqitjen e programit EnglishConnect për të udhërrëfyer veprimtaritë e grupit të bashkëbisedimit. Burimet për paraqitje janë në dispozicion në englishconnect.org/resources/teaching-materials.
Nga ta di a janë grupet të suksesshme?
Qëllimi i programit EnglishConnect është t’i ndihmojë nxënësit të kenë mbështetje më të madhe shpirtërore dhe materiale te vetja ndërsa kërkojnë ndihmën e Zotit për të mësuar anglisht. Të mësuarit e gjuhës angleze gjithashtu mund t’i zgjerojë mundësitë e tyre për arsimim dhe punësim. Kurset EnglishConnect janë hartuar për t’i ndihmuar nxënësit të zbatojnë parimet e ungjillit ndërsa punojnë së bashku për të arritur qëllimet e tyre të të mësuarit.
Ju do ta dini se mësuesit po ia dalin me sukses kur:
-
E ftojnë Shpirtin nëpërmjet dëshmisë, lutjes dhe shprehjeve të dashurisë e inkurajimit.
-
I kushtojnë 20 deri në 30 minuta nga koha në grup diskutimit mbi parimin e të mësuarit nga mësimi.
-
E kalojnë shumicën e kohës në grup duke ndihmuar nxënësit të angazhohen në veprimtaritë ndërvepruese të ushtrimit të të folurit.
Ju do ta dini se nxënësit po ia dalin me sukses kur:
-
Marrin pjesë vazhdimisht dhe marrin pjesë në mënyrë aktive në sesionet javore të grupeve.
-
I japin mësim njëri‑tjetrit, shprehin besim dhe japin dëshmi.
-
Veprojnë me besim për të studiuar dhe për ta ushtruar anglishten çdo ditë jashtë grupit.
Nga ta di a duhet të ndjekë një nxënës programin EnglishConnect 1 ose 2?
Ju mund të përdorni vlerësimin e shkurtër me gojë te “Shtojca B: Intervista për Aftësitë me Gojë për Hyrjen në Grupet e Programit EnglishConnect” për të përcaktuar a duhet të hyjë një nxënës në programin EnglishConnect 1 ose EnglishConnect 2. Nëse jepet mundësia vetëm për një grup, nxënësit e të dy niveleve mund të punojnë bashkërisht për të dhënë dhe marrë përkrahje.