“Vështrim i Përgjithshëm”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)
“Vështrim i Përgjithshëm”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect
Vështrim i Përgjithshëm
Programi EnglishConnect ka nivele të shumta për t’i ndihmuar nxënësit të përparojnë. Programet EnglishConnect 1 dhe 2 i ndihmonjnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë bazë të gjuhës angleze. Programi EnglishConnect 3 i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësi mesatare të gjuhës angleze për mundësi punësimi, shërbimi dhe arsimimi – veçanërisht programi UBJ–Pathway Mbarëbotëror.
Programi EnglishConnect është më i efektshëm kur janë në dispozicion të gjitha nivelet për nxënësit.
Kërkesat për Pjesëmarrjen
Nxënësit duhet të dinë shkrim e këndim në gjuhën e tyre amtare dhe duhet të jenë të paktën 11 vjeç për t’iu bashkuar grupeve të programit EnglishConnect.
Më poshtë janë aftësitë e gjuhës angleze që u nevojiten nxënësve për të filluar çdo nivel.
EnglishConnect 1: Të lexojë alfabetin dhe të thotë fjalë bazë
EnglishConnect 2: Të krijojë fjali bazë
EnglishConnect 3: Të zhvillojë bashkëbisedime të natyrshme; të lexojë dhe shkruajë fjali bazë*
*Nxënësit nevojitet të kalojnë një vlerësim të gjuhës angleze për t’iu bashkuar programit EnglishConnect 3.