Mësimi i Gjuhës Angleze
Përkrahja


“Përkrahja”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)

“Përkrahja”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect

Përkrahja

Ju mund të gjeni përgjigje për pyetjet që bëhen zakonisht në pjesën “Pyetje që Bëhen Rëndom”. Ju mund të gjeni informacione shtesë dhe përditësimet më të fundit në englishconnect.org. Nëse ju nevojitet më shumë përkrahje, mund t’i kërkoni ndihmë përgjegjësit tuaj vendor për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja ose specialistit të kunjit për mirëqenien.

Krijoni një Rrjet Përkrahjeje

Merreni parasysh të komunikoni me grupet fqinje në zonën tuaj për të diskutuar sfidat dhe sukseset. Udhëheqësit dhe mësuesit që punojnë me grupet fqinje mund të krijojnë një rrjet përkrahjeje për veten dhe të tjerët. Grupet fqinje mund t’i gjeni në quickreg.englishconnect.org.