“Udhërrëfim Shtesë”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)
“Udhërrëfim Shtesë”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect
Udhërrëfim Shtesë
Besimi, Shoqërimi dhe Rritja
Kultivoni besim, shoqërim dhe rritje. Ndihmoni në krijimin e një mjedisi ku nxënësit mund ta rritin besimin e tyre, të përjetojnë shoqërim dhe t’i rritin zotësitë e tyre. Ju mund ta bëni këtë duke thirrur mësues, duke siguruar godinat dhe duke u siguruar që nxënësit dhe mësuesit të kenë burimet e nevojshme. Ju gjithashtu mund të bashkërendoheni me të tjerë që mund t’i përkrahin nxënësit, të tillë si misionarët dhe grupet e tjera të mbështetjes te vetja.
Udhëheqësit e Priftërisë
Këshillohuni me udhëheqësit e priftërisë. Sigurohuni që programi juaj të ketë miratimin dhe mbikëqyrje nga udhëheqësit e priftërisë. Udhëheqësit e priftërisë përfshijnë ata që merren me mbështetjen te vetja, seminaret e institutet dhe përpjekjet misionare. Këshillohuni me udhëheqësit e priftërisë për:
-
Vendosjen dhe ndjekjen e ecurisë së synimeve dhe sukseseve (shihni te “Programi EnglishConnect e Përkrah Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin”).
-
Përmirësimin e rezultateve të programit.
-
Thirrjen e mësuesve të rinj (shihni te “Mësuesit”).
-
Bërjen e ftesave për të marrë pjesë më shumë nxënës (shihni te “Bërja e Ftesave dhe Ndërgjegjësimi”).
-
Zgjerimin e qasjes (shihni te “Vendndodhja dhe Shpeshtësia”).
-
Bërjen e ftesës ndaj nxënësve për të eksploruar burime shtesë të Kishës (shihni te “Lidhja me Burime të Tjera të Kishës”).
Raportoni tek udhëheqësit e priftërisë. Raportoni sërish tek udhëheqësit e priftërisë mbi sukseset dhe sfidat e grupeve të programit EnglishConnect.
Siguroni përputhshmëri me ligjin. Sigurohuni që programi EnglishConnect përputhet me kërkesat ligjore vendore që gjenden në englishconnect.org/leader/approved-locations.
Shënim: Burimet e programit EnglishConnect mbrohen nga ligji për të drejtat e autorit dhe nuk duhet të bëhen ndryshime pa leje.
Bashkëpjesëmarrja e Misioneve
Planifikoni që ta përdorni programin EnglishConnect për të shpërndarë ungjillin. Programi EnglishConnect mund të bëhet një pjesë domethënëse e planit të misionit të lagjes. Grupet e programit EnglishConnect mund:
-
T’i rritin mundësitë e gjetjes dhe mësimdhënies për misionarët kohëplotë.
-
T’i forcojnë marrëdhëniet midis anëtarëve, miqve të Kishës dhe misionarëve.
-
T’i ndihmojnë anëtarët që po kthehen në aktivitet ose njerëzit që po marrin mësimet nga misionarët të integrohen në një lagje.
-
T’i ndihmojnë anëtarët që t’i zbatojnë parimet e dhënies së dashurisë, të treguarit dhe të ftuarit (shihni te Manuali i Përgjithshëm, 23.1).
Përpjekjet e drejtuara nga anëtarët e të përkrahura nga misionarët, do të ndihmojnë më së miri për arritjen e këtyre rezultateve. Kur grupet e programit EnglishConnect udhëhiqen nga anëtarët, pjesëmarrësit kanë më shumë gjasa të krijojnë miqësi me anëtarët dhe të tregojnë përvoja që ndërtojnë besim. Misionarët, udhëheqësit e misioneve dhe komitetet e mbështetjes te vetja duhet të këshillohen së bashku për t’i bërë grupet e programit EnglishConnect një vend ku shpërndarja dhe të jetuarit e ungjillit është e thjeshtë dhe e natyrshme.
Ftojini misionarët t’ju ndihmojnë. Në zonat ku kunjet ose lagjet po sigurojnë grupe të programit EnglishConnect, ftojini misionarët të ndihmojnë:
-
Duke marrë pjesë në grupe dhe duke u ushtruar me nxënësit gjatë veprimtarive.
-
Duke u ushtruar me nxënësit ndërmjet grupeve të bashkëbisedimit.
-
Duke dhënë disa mësime sipas nevojës.
Mësuesit
Roli i Mësuesve
Mësuesit luajnë një rol vendimtar për të ftuar Shpirtin dhe për të kultivuar besim, shoqërim dhe rritje në grupet e programit EnglishConnect. Nuk nevojitet që ata të jenë ekspertë të gjuhës angleze ose të kenë përvojë me mësimdhënien. Nuk nevojitet që të flasin po atë gjuhë që flasin nxënësit. Mësimet e programit EnglishConnect janë hartuar duke përdorur parime të vërtetuara të mësimit të gjuhës dhe mësuesit do të jenë të suksesshëm ndërsa i udhërrëfejnë nxënësit me dashuri gjatë mësimeve. Mësuesit i ndihmojnë nxënësit t’i afrohen më shumë Perëndisë nëpërmjet të mësuarit të gjuhës angleze.
Cilësitë e Mësuesve
Mësuesit e mirë kanë:
-
Entuziazëm, ngazëllim dhe pasion për ta dhënë mësim gjuhën angleze.
-
Dashuri dhe durim për nxënësit dhe një dëshirë të fortë për t’i parë ata të kenë sukses.
-
Një qëndrim pozitiv dhe optimist.
-
Besueshmëri dhe pasje e kohës në dispozicion për t’i drejtuar grupet.
Thërritni mësues. Për shkak se nxënësit e programit EnglishConnect mund të përfshijnë të mitur, udhëheqësit vendorë të priftërisë duhet ta intervistojnë çdo instruktor/e të mundshëm/me dhe ta shqyrtojnë dokumentin e tij ose të saj të anëtarësisë për shënime shpjeguese përpara se të japin një thirrje. Grupet që kanë të mitur duhet të kenë dy persona në moshë madhore të pranishëm dhe të zbatojnë rregulloret e Kishës për mbrojtjen e rinisë. Rekomandohet që grupet që nuk kanë të rinj të kenë gjithashtu dy mësues, në mënyrë që të mund të japin mësim së bashku ose të zëvendësojnë njëri‑tjetrin nëse njëri nuk është i pranishëm ose është i sëmurë.
Trajnojini mësuesit. Ju mund t’i trajnoni mësuesit duke përdorur programin EnglishConnect për Mësuesit dhe burimet në englishconnect.org/teacher. Ju gjithashtu duhet t’u jepni mësuesve një kopje të manualit të nxënit dhe një fletore pune (shihni te “Materialet”). Mësuesit gjithashtu inkurajohen të mblidhen rregullisht për t’u këshilluar së bashku, për t’i treguar njëri-tjetrit praktikat më të mira, për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve të njëri‑tjetrit dhe për të shqyrtuar materialet për trajnim.
Ndihmojini nxënësit të përparojnë që të jenë mësues. Mësuesit mund të identifikojnë nxënës në grup që mund të përgatiten për t’i dhënë mësim një grupi në të ardhmen. Mësimdhënia i ndihmon nxënësit të vazhdojnë të rriten dhe e zgjeron qasjen në program.
Materialet
Sigurojuni nxënësve materiale. Nxënësve do t’ju nevojitet qasje në programin EnglishConnect 1 për Nxënësit ose EnglishConnect 2 për Nxënësit qoftë në mënyrë digjitale në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose të shtypur në letër nëpërmjet dyqanit në internet të Kishës në store.ChurchofJesusChrist.org. Burime shtesë janë gjithashtu në dispozicion për ta përmirësuar të mësuarit e tyre, duke përfshirë fletore pune dhe veprimtari nëpërmjet internetit. Për përshkrime të të gjitha burimeve që janë në dispozicion për nxënësit, shihni te “Cilat janë materialet e nxënësit dhe të mësuesit për programin EnglishConnect?” në pjesën “Pyetje që Bëhen Rëndom”.
Burimet e Shtypura në Letër
Nëse siguroni burime të shtypura në letër, njësitë vendore e përkrahin këtë përpjekje me buxhetin e tyre ekzistues. Nëse keni nevojë për financim, presidentët e kunjeve duhet të ndjekin procesin e miratuar për të kërkuar fonde. Mos vendosni tarifa pjesëmarrjeje për nxënësit. Nëse nga nxënësit pritet të blejnë burime të shtypura në letër për veten e tyre, ata mund ta bëjnë këtë nëpërmjet qendrave vendore të shpërndarjes ose dyqanit në internet të Kishës.
Shënim: Manualet mund të duan deri në gjashtë javë që të mbërrijnë.
Sigurojuni materiale mësuesve. Mësuesit mund të studiojnë programin EnglishConnect për Mësuesit në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] si dhe burime të tjera për trajnim në englishconnect.org/teacher.
Paraqitjet e Mësimeve Virtualisht
Mësuesit mund të përdorin burimet për paraqitje të programit EnglishConnect për të ndihmuar të udhërrëfehen grupet virtuale të bashkëbisedimit. Paraqitjet e mësimeve janë në dispozicion në englishconnect.org/resources/teaching-materials.
Vendndodhja dhe Shpeshtësia
Vendosni a do të propozoni grupe me prani fizike apo virtuale. Për të ofruar mundësi shoqërimi rekomandohen grupe me prani fizike në ndërtesat e Kishës. Nëse qasja në ndërtesat e Kishës është një sfidë për pjesëmarrësit, merrni parasysh të siguroni grupe përmes internetit. Materialet “Udhëzuesi për Drejtimin e Grupeve Virtuale” dhe “Udhëzuesi për Pjesëmarrësit e Grupit Virtual” mund t’i ndihmojnë udhëheqësit, mësuesit dhe nxënësit të krijojnë një mjedis frymëzues të të mësuarit në internet. Paraqitjet e mësimeve virtualisht janë në dispozicion në englishconnect.org/resources/teaching-materials.
Vendosni se sa shpesh do të mblidhen grupet. Shumica e grupeve mblidhen një ose dy herë në javë, por mësimet janë shkruar në mënyrë të tillë që grupet të mund të mblidhen më shpesh nëse dëshirojnë. Mos harroni se nxënësit kanë nevojë për kohë për t’i përfunduar veprimtaritë vetjake të studimit para çdo mësimi.
Vendosni se kur dhe për sa kohë do të mblidhen grupet. Zgjidhni një ditë dhe një orë që do të funksionojë më mirë për nxënësit dhe mësuesit. Mbledhja e pjesës më të madhe të grupeve zgjat 90 minuta, por grupet mund të mblidhen me një kohëzgjatje të ndryshme nëse dëshirojnë.
Vendosni për kohëzgjatjen e grupeve dhe se cilat njësi do të trajtojnë. Shumë grupe janë grupe në vazhdimësi, që do të thotë se fillojnë sërish mësimin 1 kur e mbarojnë manualin. Grupe të tjera e kalojnë gjithë manualin njëherësh ose trajtojnë vetëm një pjesë të njësive në manual.
Shihni pjesën “Shembuj” për mënyrat se si udhëheqësit i kanë organizuar grupet.
Regjistrimi dhe Certifikatat (QuickReg)
Krijoni dhe administroni grupe në QuickReg. QuickReg është një mjet i miratuar nga Kisha për të administruar grupet e mbështetjes te vetja. Krijoni grupe në QuickReg duke shkuar te quickreg.englishconnect.org. Më pas vazhdoni të përdorni mjetin QuickReg për:
-
Të reklamuar grupet.
-
Të ndryshuar datën, orarin dhe vendndodhjen e grupeve.
-
Të shtypur certifikatat e pjesëmarrësve.
-
Të ndryshuar gjendjen e një nxënësi.
-
Të përmbyllur grupet.
Shihni materialin udhëzues për QuickReg në englishconnect.org/leader për trajnim.
Shënim: Për të përdorur mjetin QuickReg, një anëtar/e duhet: 1) të ketë një thirrje në Kishë dhe 2) thirrja e tij ose e saj të jetë regjistruar te Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit.
Shtypini dhe jepini certifikatat nga QuickReg. Mësuesit dhe specialistët e mbështetjes te vetja mund t’i shtypin dhe japin certifikatat e pjesëmarrjes për nxënësit që janë regjistruar në QuickReg.
Bërja e Ftesave dhe Ndërgjegjësimi
Përdorni materiale ndërgjegjësimi. Materialet për reklamim janë në dispozicion në dyqanin në internet të Kishës në store.ChurchofJesusChrist.org dhe në englishconnect.org/resources/leader#publicity.
Ftojini nxënësit. Ju mund të përdorni kanalet e zakonshme të komunikimit për të reklamuar grupet e programit EnglishConnect, të tilla si motrat dhe vëllezërit shërbestarë, misionarët, buletinet e lagjes, fletushkat, e kështu me radhë. Kur grupet autorizohen dhe financohen nga njësitë vendore, mund të marrin parasysh edhe reklamimin në mjetet shoqërore ose në një faqe interneti vendore të lagjes apo kunjit. Përpara se të nisni ndonjërën prej këtyre metodave për reklamim, shqyrtojini orientimet ligjore vendore në englishconnect.org/leader/approved-locations.
Mirëpritini nxënësit. Krijoni një plan për mënyrën se si do t’i mirëpritni nxënësit kur të regjistrohen në grup.
Ftoni miq të besimeve të tjera. Ju inkurajoheni të përfshini njerëz me prejardhje të ndryshme fetare. Tregoni përherë respekt për bindjet fetare të të tjerëve ndërsa flisni hapur për besimin tuaj se Perëndia mund t’i ndihmojë pjesëmarrësit të mësojnë anglisht.
Merrni parasysh të ftoni të rinj e të reja. Ju mund të organizoni grupe vetëm për të rinjtë ose mund t’i ftoni të rinjtë të marrin pjesë me personat në moshë madhore. Në programin EnglishConnect, brezi i ri mëson se si të marrë ndihmë nga Perëndia për të mësuar anglisht. Këto mësime mund t’i ndihmojnë ata të kenë besim se Perëndia do t’i ndihmojë ata në të gjitha aspektet e jetës së tyre.
Ndiqni rregulloret e Kishës për mbrojtjen e rinisë. Të miturit (ata të moshës 18 vjeç ose më vegjël dhe që jetojnë në shtëpi) duhet të kenë formularin e nënshkruar të miratimit të prindit përpara se të marrin pjesë në grup. Formularët janë në dispozicion në shumë gjuhë në englishconnect.org/resources/leader. Përveç kësaj, grupet e programit EnglishConnect duhet të ndjekin gjithmonë rregulloren e Kishës që të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore të jenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në mbledhjet e grupeve. Këto rregullore duhet të ndiqen edhe nëse grupi mblidhet virtualisht.
Përparimi në Nivelin Tjetër
Edukojini nxënësit për shtegun e arsimimit dhe karrierës nëpërmjet programeve EnglishConnect dhe UBJ–Pathway Mbarëbotëror. Programet EnglishConnect dhe UBJ–Pathway Mbarëbotëror sigurojnë një shteg që nxënësit të fitojnë aftësi të reja në një mjedis shoqërimi dhe besimi. Mund të gjeni burime në byupathway.org/englishconnect.
Ndihmojini nxënësit të regjistrohen në programin EnglishConnect 3. Shihni pjesën “Lidhja e Nxënësve me Grupet e Programit EnglishConnect 3”.
Lidhuni me misionarët tuaj vendorë me shërbim për UBJ–Pathway Mbarëbotëror. Diskutoni mënyra se si t’i përkrahni nxënësit ndërsa kalojnë nga programi EnglishConnect 3 në programin UBJ–Pathway Mbarëbotëror.
Lidhja me Burime të Tjera të Kishës
Lidhuni me burime shtesë të Kishës. Bëni plane për t’i lidhur pjesëmarrësit me burime shtesë të Kishës, të tilla si grupe të tjera të mbështetjes te vetja, veprimtari për rininë dhe mundësi për të mësuar më shumë rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Shihni faqen “Emotional, Educational, and Employment Resources” [“Burime për Aspektin Emocional, për Arsimimin dhe Punësimin”] në ChurchofJesusChrist.org për më shumë informacion.