Mësimi i Gjuhës Angleze
Specialistët dhe Komitetet për Mbështetjen te Vetja


“Specialistët dhe Komitetet për Mbështetjen te Vetja”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)

“Mbështetja te Vetja”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect

njerëz duke biseduar dhe qeshur

Specialistët dhe Komitetet për Mbështetjen te Vetja

Programi EnglishConnect i ndihmon individët të kenë mbështetje më të madhe shpirtërore dhe materiale te vetja nëpërmjet zhvillimit të aftësive të gjuhës angleze në një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje. Me lutje merrni parasysh se kush mund të përfitojë nga pjesëmarrja si specialist, mësues apo nxënës.

Ju mund ta përshtatni programin EnglishConnect për të plotësuar nevojat e atyre të cilëve jeni thirrur t’u shërbeni. Me lutje merrini parasysh nevojat e atyre të cilëve u shërbeni ndërsa përfundoni hapat më poshtë.

Sigurimi i Grupeve të Programeve EnglishConnect 1 dhe 2

Grupet e programit EnglishConnect mund të organizohen dhe administrohen ashtu si grupet e tjera të mbështetjes te vetja. Kjo zakonisht nënkupton se administrimi i programeve EnglishConnect 1 dhe 2 i delegohet një komiteti të mbështetjes te vetja ose një komiteti tjetër të caktuar.

Një Vështrim i Shpejtë

Programeve EnglishConnect 1 dhe 2 jeni të lirë t’iu bashkoheni pa pagesë dhe ata përfshijnë:

  • Një grup të përjavshëm bashkëbisedimi të drejtuar nga anëtarët ose misionarët vendorë.

  • Mësime 90‑minutëshe.

  • 25 mësime të organizuara në njësi.

  • Parimet e të mësuarit “me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118).

  • Burime për t’i ushtruar përditë.

  • Qasje te materialet zanore dhe përkthimi në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Kohëzgjatja dhe ritmi i mësimeve mund të përshtaten sipas rrethanave vendore (shihni te “Shembuj”).

Përpara se të Nisni një Grup

  • Këshillohuni me udhëheqësit e priftërisë mbi objektivin dhe qëllimet (më shumë).

  • Thërritni mësues dhe trajnojini (më shumë).

  • Sigurojini materialet (më shumë).

  • Merrni vendime mbi vendndodhjen dhe shpeshtësinë (më shumë).

  • Regjistrojeni grupin në QuickReg (më shumë).

  • Ftoni pjesëmarrës dhe mirëpritini (më shumë).

Gjatë një Grupi

  • Kultivoni një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje (më shumë).

  • Përkraheni përparimin e mësuesve (më shumë).

  • Ndihmojini nxënësit të përgatiten për nivelin tjetër të programit EnglishConnect (më shumë).

  • Paraqitni burime të tjera të Kishës (më shumë).

  • Administrojeni grupin tuaj në QuickReg (më shumë).

Mbyllja e një Grupi

  • Shtypni dhe shpërndani certifikata nga fundi i grupit (më shumë).

  • Ndihmojini nxënësit të kalojnë në nivelin tjetër të programit EnglishConnect ose programit UBJ–Pathway Mbarëbotëror (më shumë).

  • Identifikoni nxënës që mund të thirren si mësues (më shumë).

  • Ftojini nxënësit të marrin pjesë në programe të tjera të Kishës (më shumë).

  • Mbylleni grupin në QuickReg (më shumë).

  • Raportojuni udhëheqësve të priftërisë (më shumë).

Lidhja e Nxënësve me Grupet e Programit EnglishConnect 3

Programi EnglishConnect 3 i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësitë mesatare të gjuhës angleze për mundësi punësimi edhe arsimimi – veçanërisht programin UBJ–Pathway Mbarëbotëror. Misionarët me shërbim në Kishë u vijnë në ndihmë grupeve të programit EnglishConnect 3.

Ka dy mënyra se si mund t’i ndihmoni nxënësit të kenë qasje në programin EnglishConnect 3:

  1. Ndihmojini nxënësit t’i bashkohen një grupi ekzistues. Programi EnglishConnect 3 ka grupe në shumicën e zonave të botës. Ju mund t’i ndihmoni nxënësit të regjistrohen në një grup të programit EnglishConnect 3 duke i udhërrëfyer ata përmes procesit të bërjes së kërkesës në englishconnect.org/join. Drejtojini nxënësit me pyetje shtesë ose çështje regjistrimi në byupathway.org/help/contact-us.

  2. Propozoni një grup të programit EnglishConnect 3. Nëse dëshironi të filloni një grup të programit EnglishConnect 3, dërgoni një mesazh me postë elektronike në learn@englishconnect.org. Më pas një misionar me shërbim në Kishë do të vihet në kontakt me ju.