“Udhëheqësit”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)
“Udhëheqësit”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect
Udhëheqësit
Programi EnglishConnect funksionon nën drejtimin e priftërisë për të ndihmuar në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Programi EnglishConnect mund të vihet në zbatim nga lagjet, kunjet, këshillat bashkërendues, misionet dhe zonat.
Parimet në vijim do t’ju ndihmojnë të filloni nga puna:
-
Vendosni një objektiv. Në këshillat, përcaktoni se si do ta përdorni programin EnglishConnect për të përkrahur individët dhe familjet në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin.
-
Delegojeni përgjegjësinë. Programi EnglishConnect mund të organizohet ashtu si programet e tjera për mbështetjen te vetja ose programet e arsimimit. Vënia në zbatim e programit EnglishConnect mund t’i delegohet një këshilltari të lartë ose një specialisti për mbështetjen te vetja.
-
Sigurohuni për përgjegjshmërinë. Planifikoni përditësime të herëpashershme mbi ndikimin e programit. Përqendrohuni tek individët dhe familjet.
Udhëheqësit e Misioneve
Në zonat ku kunjet ose lagjet nuk kanë grupe të programit EnglishConnect, udhëheqësit e misioneve mund të planifikojnë me udhëheqësit vendorë të priftërisë që misionarët t’u japin mësim grupeve, ndërsa udhëheqësit vendorë të Kishës i përgatitin anëtarët për ta përmbushur këtë rol. Udhëheqësit e misioneve dhe misionarët duhet të përdorin informacionin në këtë udhëzues dhe t’i bashkojnë përpjekjet e tyre me ato të udhëheqësve dhe anëtarëve vendorë (shihni te “Bashkëpjesëmarrja e Misioneve”).