“Qëllimi”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)
“Qëllimi”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect
Qëllimi
EnglishConnect është një program për të mësuar gjuhën angleze i siguruar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Qëllimi i programit EnglishConnect është t’i ndihmojë individët të kenë mbështetje më të madhe shpirtërore dhe materiale te vetja nëpërmjet zhvillimit të aftësive të gjuhës angleze në një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje.
Programi EnglishConnect e Përkrah Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin
Programi EnglishConnect mund t’i ndihmojë fëmijët e Perëndisë:
-
Ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit. Në programin EnglishConnect, pjesëmarrësit zbatojnë parimet e të mësuarit “anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118). Mësuesit dhe nxënësit e forcojnë besimin e tyre ndërsa kërkojnë ndihmën e Zotit dhe e marrin atë. (Shembuj)
-
Të përkujdesen për njerëzit nevojtarë. Aftësitë e gjuhës angleze mund t’i zgjerojnë mundësitë për mbështetjen te vetja dhe për shërbim. Programi EnglishConnect i ndihmon pjesëmarrësit të përgatiten për mundësitë për shërbim, punësim dhe arsimim. Përveç kësaj, pjesëmarrësit shërbejnë dhe e duan njëri‑tjetrin ndërsa japin mësim dhe mësojnë së bashku. (Shembuj)
-
T’i ftojnë të gjithë që ta pranojnë ungjillin. Në grupet e programit EnglishConnect, pjesëmarrësit mësojnë dhe zbatojnë parimet e ungjillit dhe krijojnë miqësi. Gjatë gjithë programit EnglishConnect, pjesëmarrësit kanë mundësi të shumta për ta ndjekur Shpirtin ndërsa japin dashuri, tregojnë dhe i ftojnë të tjerët të përjetojnë bekimet e ungjillit. (Shembuj)