Mësimi i Gjuhës Angleze
Shembuj për t’iu Referuar


“Shembuj për Referim”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect (2023)

“Shembuj për Referim”, Udhëzuesi për Vënien në Zbatim të Programit EnglishConnect

Shembuj për t’iu Referuar

Më poshtë janë disa shembuj të cilëve materialet e tjera mund t’iu referohen dhe të ngarkohen në tërësi, në “raftin” e Bibliotekës së Ungjillit [Gospel Library].

Grupi i 1‑rë me Shembuj

Historia e 1‑rë – Maria

Maria mësoi se si të merrte ndihmë nga Perëndia për të mësuar anglisht. Besimi dhe mirëbesimi i saj te Perëndia janë shtuar dhe ajo kërkon ndihmën e Tij në aspekte të tjera të jetës së saj. Tani ajo i përdor parimet e të mësuarit për të përmirësuar studimin e ungjillit nga ana e vet.

Historia e 2‑të – Kofi

Kofi nuk ishte aktiv në Kishë derisa një anëtar e ftoi atë në një grup të programit EnglishConnect. Përvojat që ai pati me pjesëmarrësit e tjerë e ndihmuan t’i rindizej dëshira për t’iu afruar më pranë Krishtit. Tani ai e frekuenton kishën rregullisht, shërben me besnikëri në një thirrje dhe u jep shërbesë të tjerëve.

Grupi i 2‑të me Shembuj

Historia e 1‑rë – Ekselenti

Ekselenti në Republikën Demokratike të Kongos përfundoi programin EnglishConnect 2 dhe e zgjeroi biznesin e tij për t’u shërbyer turistëve të huaj, gjë që i dyfishoi të ardhurat e tij. Ekselenti gjithashtu ndihmon për t’u kujdesur për të tjerët duke shërbyer si mësues i programit EnglishConnect.

Historia e 2‑të – Zheng Mini

Zheng Mini i përmirësoi aftësitë e saj në gjuhën angleze nëpërmjet programit EnglishConnect dhe u regjistrua në UBJ–Pathway Mbarëbotëror. Për shkak se ajo di anglisht, ishte në gjendje të gjente një punë me pagesë të mirë ndërsa është duke studiuar në UBJ–Pathway Mbarëbotëror.

Grupi i 3‑të me Shembull

Historia e 1‑rë – Luka

Luka i ftoi miqtë e tij në mjetet shoqërore t’i bashkoheshin atij në një grup të programit EnglishConnect. Maria pa publikimin e tij dhe vendosi të shkonte me të. Maria u frymëzua nga besimi dhe shoqërimi që ndjeu dhe vendosi të mësonte më shumë rreth Kishës nga misionarët. Ajo vendosi të pagëzohej dhe tani po shërben si mësuese për programin EnglishConnect 1.