Seminari
Veprimtaritë “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” për Mësimet nga “Përgatitja për Jetën”


“Veprimtaritë ‘Vlerësoni të Mësuarit Tuaj’ për Mësimet nga ‘Përgatitja për Jetën’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Veprimtaritë ‘Vlerësoni të Mësuarit Tuaj’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Shtojca

Veprimtaritë “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” për Mësimet nga “Përgatitja për Jetën”

Pasi të keni mbaruar së dhëni mësim njërën prej kategorive të mësimeve “Përgatitja për Jetën”, merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të reflektojnë mbi të mësuarit dhe rritjen e tyre duke përfshirë një veprimtari vlerësimi nga ajo kategori në një mësim të ardhshëm “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”. Këto veprimtari mund të përshtaten për t’i plotësuar më mirë nevojat e nxënësve tuaj.

Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Zbatoji mësimet e udhëheqësve të Kishës në jetën tënde

Gjatë gjithë kursit, nxënësit patën shumë mundësi për t’i studiuar dhe zbatuar mësimet nga udhëheqësit e Kishës. Për këtë veprimtari, mund të doni t’u kujtoni nxënësve bisedat specifike që studiuan në orën mësimore. Nëse është e mundur, ftojini të përzgjedhin njërën prej bisedave që studiuan dhe ta përsëritin atë dhe çdo shënim që mund të kenë mbajtur. Inkurajojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si mësimet nga biseda i kanë ndihmuar ata të përpiqen fort për të qenë dishepuj të Jezu Krishtit.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe për ushtrimin vijues. Ata mund ta intervistojnë me radhë njëri-tjetrin. Më pas, mund të ftoni një ose më shumë dyshe nxënësish t’i kryejnë intervistat e tyre përpara klasës.

Imagjino sikur po të intervistojnë për një artikull që do të botohet në revistën Për Forcën e Rinisë në lidhje me studimin e mësimeve nga udhëheqësit e Kishës. Intervistuesi do të të bëjë pyetjet vijuese:

  • Çfarë ke mësuar rreth studimit të mësimeve nga udhëheqësit e Kishës?

  • Nga bisedat dhe artikujt që studiove në seminar, cilat ishin më domethënëset për ty dhe përse?

  • Çfarë mësimesh specifike të udhëheqësve të Kishës ke zbatuar në jetën tënde kohët e fundit?

Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve

Merr forcë nga Zoti për të bërë zgjedhje të frymëzuara

Kjo veprimtari do t’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë atë që mësuan në mësimet e lidhura me kategorinë e titulluar “Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve”. Mund të jetë e dobishme të shqyrtoni një pjesë të përmbajtjes nga këto mësime me nxënësit.

Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë atë që kanë mësuar dhe ndier në këto mësime është t’i ftoni ata t’i shkruajnë një letër vetes. Mund të përdoren ose përshtaten nxitjet vijuese.

Imagjino si do të jetë jeta jote pas një viti nga sot. Mendo rreth asaj që do të shpresoje të arrije në atë kohë dhe çdo sfidë që parashikon. Shkruaji një letër inkurajimi vetes sate në të ardhmen. Disa nga pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë.

  • Çfarë ke mësuar dhe ndier rreth marrjes së forcës nga Zoti për të bërë zgjedhje të frymëzuara?

  • A ka ndonjë synim që e ke vendosur, për të cilin do të vazhdosh të punosh?

  • Çfarë ke mësuar rreth mënyrës se si Zoti mund të të ndihmojë të bësh zgjedhje të frymëzuara në mënyrë të efektshme?

Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja

Ndërtimi i mbështetjes te vetja sipas mënyrës së Zotit

Merreni parasysh t’i kërkoni një nxënësi ta vizatojë figurën e një adoleshenti/eje në tabelë. Ftojeni klasën t’i vendosë këtij ose kësaj adoleshenteje një emër dhe të krijojë disa hollësi rreth personalitetit dhe situatës së tij/saj familjare.

Më pas kërkojuni nxënësve të krijojnë një situatë reale në të cilën ai ose ajo adoleshente po përballet me sfida në jetë.

Ftojini nxënësit të formojnë grupe të vogla dhe t’i diskutojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese:

  • Si mund ta ndihmojë këtë adoleshent/e mbështetja te Shpëtimtari dhe mësimet e Tij që të përballet me sfidat?

  • Çfarë mund të bëjë ky ose kjo adoleshente për të ndërtuar mbështetjen te vetja në situatën e tij?

    Mund t’i ftoni nxënësit edhe të tregojnë të vërtetat rreth mbështetjes te vetja që i kanë mësuar nga shkrimet e shenjta.

    Disa fragmente që nxënësit mund t’i kenë studiuar te mësimi “Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja sipas Mënyrës së Zotit” përfshijnë:

    Paraqitini pyetjet e mëposhtme. Ftojini nxënësit t’i përsiatin ato dhe t’i shënojnë mendimet e tyre në ditarët e studimit.

  • Çfarë aftësish dhe qëndrimesh ke mësuar që mund të të ndihmojnë të bëhesh më i/e mbështetur te vetja në aspekte të ndryshme në jetën tënde (të tilla si arsimimi, shëndeti, punësimi ose forca shpirtërore)?

  • Në ç’mënyra po bëhesh më i/e mbështetur te vetja?

  • Si do ta ftosh Perëndinë të të ndihmojë të vazhdosh të ndërtosh mbështetjen te vetja?

Shëndeti Fizik dhe Emocional

Zbatoji parimet dhe zotësitë për të qenë më i/e shëndetshëm/me fizikisht dhe emocionalisht

Merreni parasysh të vizatoni një tren të thjeshtë të lojërave zbavitëse ose një shteg që ka kodra dhe lugina.

  • Pse mund ta krahasojnë disa njerëz jetën e tyre me një tren të lojërave zbavitëse ose një shteg me kodra dhe lugina?

  • Cilat janë disa “ngritje” dhe “ulje” që mund t’i ndiejmë në jetën tonë?

    Kujtojuni nxënësve se gjatë këtij kursi ata studiuan mësime të ndryshme që mund t’i ndihmojnë të drejtohen te Zoti për t’u bërë më shumë këmbëngulës nga ana emocionale gjatë të gjitha periudhave të jetës.

    Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i renditin disa prej parimeve ose zotësive që mësuan për t’u bërë më këmbëngulës nga ana emocionale. Nëse është e mundur, ata mund të përmendin shkrimet e shenjta ose thëniet nga udhëheqësit e Kishës që i japin mësim këto parime dhe zotësi. Përgjigjet e nxënësve mund të përfshijnë mënyrat për të përmirësuar modelet e të menduarit dhe trajtuar stresin, ankthin, trishtimin, depresionin dhe maninë për përsosuri. Ata mund të flasin edhe rreth përmirësimit të shëndetit të tyre fizik.

    Ftojini nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet për pyetjet vijuese në ditarët e studimit:

  • Çfarë mësove që ishte kuptimplotë ose e dobishme për ty?

  • Çfarë zotësish ke përdorur për t’u drejtuar te Zotit për t’u bërë më këmbëngulës nga ana shpirtërore?

  • Çfarë suksesesh dhe bekimesh nga Zoti përjetove? Me çfarë sfidash përballesh ende?

  • Çfarë mendon se mund të dojë Zoti që të bësh për të vazhduar të “sh[ohësh] tek [Ai] në çdo mendim” (Doktrina e Besëlidhje 6:36) për t’u bërë më këmbëngulës nga ana emocionale?

Ftojini nxënësit t’i tregojnë përgjigjet dhe përvojat e tyre nëse nuk janë tepër vetjake. Kërkoni mënyra për t’i përgëzuar nxënësit për përpjekjet e tyre dhe për të dëshmuar se Zoti do t’i ndihmojë dhe bekojë në kohën dhe mënyrën e Tij. Kujtojuni nxënësve se nëse po përjetojnë sfida të rënda me stresin, ankthin, depresionin ose problemet e shëndetit mendor apo emocional, ata duhet të flasin me një të rritur të mirëbesuar ose profesionist të shëndetit mendor. Të drejtuarit tek të tjerët për ndihmë kur kemi vështirësi nuk është një shenjë dobësie ose mungese besimi.

Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm

Kupto rëndësinë e arsimimit laik dhe shpirtëror gjatë gjithë jetës

Jepni skenarin vijues ose një të ngjashëm me të për t’u dhënë nxënësve një mundësi për të shpjeguar atë që kanë mësuar rreth rëndësisë së arsimimit.

Ndërsa ktheheshit në këmbë nga shkolla në shtëpi, shoqja jote Naomi të përmendi se asaj nuk i pëlqen shkolla. Asaj i duket se është shumë e vështirë dhe shpesh ndihet e parëndësishme. Ajo nuk ka asnjë dëshirë të studiojë me zell në shkollë ose të vazhdojë arsimimin e saj pasi të mbarojë shkollën e mesme.

Jepuni nxënësve një mundësi për të reaguar ndaj këtij shqetësimi. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë është duke dhënë udhëzimet vijuese. Nxënësit mund t’i ndjekin udhëzimet individualisht ose me një grup të vogël.

Krijo një përgjigje për Naomin që mund ta ndihmojë atë të kuptojë rëndësinë e arsimimit. Merr parasysh të përfshish disa ose të gjitha pikat vijuese në përgjigjen tënde:

  1. Një shkrim të shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës

  2. Një shpjegim rreth arsyes përse Ati Qiellor dëshiron që fëmijët e Tij të ndjekin gjithmonë arsimimin laik dhe shpirtëror

  3. Përvojat ose dëshminë vetjake

Pasi nxënësit t’i kenë mbaruar së formuluari përgjigjet e tyre, jepuni atyre një mundësi për t’ua treguar të tjerëve.

Krijo një plan për arsimimin dhe punësimin e ardhshëm

Nxënësit kanë pasur mundësi për të bërë plane lidhur me arsimimin e tyre të ardhshëm, si edhe mundësitë e ardhshme të punësimit dhe rolet e tjera që do t’i kenë gjatë moshës madhore. Ftojini ata t’i shqyrtojnë planet që kanë bërë.

Merreni parasysh t’u jepni atyre një mundësi për të bërë rregullimet që e ndiejnë se janë të nevojshme. Ata edhe mund të marrin parasysh mënyrën se si këto plane po ndikojnë në zgjedhjet e tyre të tanishme. Më pas ftojini ata t’i diskutojnë pyetjet vijuese me një partner.

  • Cilat janë planet e tua për arsimimin tënd të ardhshëm?

  • Çfarë planesh duhet të përgatitësh për mundësitë e ardhshme për karrierë ose përgjegjësitë e tjera që do të kesh si një i rritur?

  • Si do ta përfshish Zotin në planet e tua?

Arritja e Suksesit në Shkollë

Zbato zotësi për të arritur sukses në shkollë

Për t’i ndihmuar nxënësit të kujtojnë disa nga të vërtetat dhe zotësitë që kanë mësuar që mund t’i ndihmojnë të jenë më të suksesshëm në shkollë, merreni parasysh të vizatoni një figurë njeriu që përfaqëson një nxënës. Shpjegoni se ky nxënës ka vështirësi të dalë mirë në shkollë.

  • Cilat janë disa prej të vërtetave dhe zotësive që ke studiuar që mund ta ndihmojnë dikë që ka vështirësi në shkollë?

Nëse është e nevojshme, mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që mbajnë mend se mësuan rreth përfshirjes së Zotit në arsimimin e tyre, pasja e ndershmërisë dhe integritetit moral në arsimimin e tyre, përgatitjes për provimet dhe projektet sfiduese dhe të parit e sfidave me një mendësi që synon rritjen. Rishikojini konceptet dhe shkrimet e shenjta nga ato mësime sipas nevojës. Për shembull, mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që mbajnë mend rreth mënyrës se si Profeti Jozef Smith e përfshiu Zotin në të mësuarit e tij (shihni te Joseph Smith – Historia 1:10–18) ose se si Nefi i pa sfidat e tij me një mendësi që synon rritjen (shihni te 1 Nefi 16:18–23, 30–32).

Më pas ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si i kanë zbatuar këto koncepte në jetën e tyre. Mund të paraqitni pyetje si vijueset dhe t’i ftoni nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre në ditarët e studimit.

  • Cilat janë disa nga të vërtetat ose zotësitë që ke zbatuar në jetën tënde për të të ndihmuar të jesh më i suksesshëm në shkollë?

  • Çfarë ndryshimi kanë bërë këto gjëra?

  • Si e ke vënë re të ndryshojë marrëdhënia jote me Zotin ose qasja jote ndaj ndihmës së Tij ndërsa i ke bërë këto gjëra?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’i shkruar përgjigjet e tyre, ftoni disa vullnetarë t’ia japin mendimet dhe përvojat e tyre klasës. Inkurajojini ata t’i dëgjojnë me kujdes shokët e tyre të klasës dhe të marrin parasysh t’i provojnë disa nga zotësitë me të cilat shokët e tyre të klasës kanë pasur sukses.

Përgatitja e Misionarëve

Ndiej një dëshirë më të madhe për t’ua shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve

Në mësimin “Jepni Dashuri, Tregoni dhe Ftoni” ju mund të keni paraqitur figurën e një kafshe të kamufluar. Merreni parasysh ta paraqitni figurën sërish dhe t’u kujtoni nxënësve thënien vijuese që u përdor në atë mësim.

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku Kuentin L. Kuk

“Një pjesë thelbësore e kësaj përpjekjeje misionare është që anëtarët individualë të bëhen shembuj të dritës së fanarit kudo ku ne jetojmë. Ne s’mund të jemi të maskuar.” (Kuentin L. Kuk, “Të Mblidhen të Sigurt në Shtëpi”, Liahona, maj 2023, f. 23)

  • Si mund të duket dikush kur është shembull i dritës së fanarit si një misionar për Jezu Krishtin? Si mund të duket kur është i maskuar si misionari i Tij?

Nxënësit mund të kenë shënuar se si ndihen rreth shpërndarjes së ungjillit te mësimi 199, “Shpërndarja e Ungjillit Nisur nga Dashuria si e Krishtit”. Mund t’i ftoni ata t’i referohen sërish asaj që shkruan. Ose mund t’i ftoni t’i shënojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre të tanishme rreth shpërndarjes së ungjillit. Ndërsa përsiatin dhe shkruajnë, mund të sugjeroni që të studiojnë sërish një ose më shumë prej fragmenteve vijuese të shkrimit të shenjtë nga mësimi 201, “Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision”, për të kujtuar disa nga premtimet e Zotit për ata që e shpërndajnë ungjillin.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa vullnetarë ta tregojnë atë që shënuan dhe çfarë ka ndikuar në dëshirën e tyre për të shërbyer si një misionar për Zotin.

Përgatitja për në Tempull

Ndiej një dëshirë më të madhe për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull

Merreni parasysh të përdorni një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë dëshirën e tyre për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull. Nxënësit mund të shkruajnë në ditarët e tyre ose të diskutojnë në grupe të vogla.

  1. Paraqit një figurë të një tempulli dhe trego se si tempulli të kujton Jezu Krishtin. Nëse është e nevojshme, mund të gjesh një figurë në media gallery [galeria e mjeteve të informimit] në temples.ChurchofJesusChrist.org. Trego mendimet dhe ndjenjat e tua rreth bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve me Atin Qiellor në tempullin e Tij.

  2. Në një nga mësimet e përgatitjes për në tempull, ti mësove rreth rëndësisë së adhurimit në tempull gjatë gjithë jetës. Mund t’i kesh shkruar një letër vetes në të ardhmen rreth rëndësisë së adhurimit të Zotit në tempullin e Tij. A ka ndonjë gjë që e ke mësuar ose ndier kohët e fundit që ka ndikuar në dëshirën tënde për të bërë dhe mbajtur besëlidhje me Atin Qiellor në tempull? Nëse po, shtoje në letër ose shkruaji një shënim të ri vetes.

  3. Reflekto mbi atë që mësove rreth bërjes së besëlidhjeve me Zotin në tempull, duke përfshirë ligjin e përkushtimit. Përgjigju për pyetjet vijuese.

  • Çfarë ke bërë për t’i jetuar më mirë parimet e ligjit të Zotit për përkushtimin?

  • Si të ka ndihmuar kjo që të përgatitesh për të bërë një besëlidhje me Zotin në tempull për ta jetuar këtë ligj?