Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 2


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Shtojca

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 2

Doktrina e Besëlidhje 76; 84; 93; 110; 121–123

Shpenzimi i kohës për të dalluar rritjen dhe zhvillimin shpirtëror mund t’i forcojë marrëdhëniet tona me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe mund të na japë shtysën të qëndrojmë në shtegun e besëlidhjeve. Ky mësim mund të të ndihmojë të vlerësosh rritjen tënde nga studimi yt i vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 76; 84; 93; 110; 121–123. Kërko mundësi për t’ua treguar disa nga përgjigjet e tua nxënësve të tjerë ose pjesëtarëve të familjes.

Shënim: Para se të përfundosh këtë vlerësim, sigurohu që të përfundosh leximet e kërkuara, nëse nuk e ke bërë ende: Doktrina e Besëlidhje 76; 84; 93; 110; 121–123.

Vlerësimi i rritjes dhe përparimit

i ri duke ecur
i ri duke ngarë biçikletën
e re duke vrapuar

Mendo për një vrapim, ecje në natyrë ose udhëtim me biçikletë jashtëzakonisht të gjatë ose sfidues.

  • Çfarë mund të bësh për t’u kënaqur në udhëtimin tënd?

  • Si mund ta krahasojmë atë lloj udhëtimi me procesin e bërjes më shumë si Jezu Krishti?

  • Cilat janë mënyrat se si mund të kënaqemi dhe ta vlerësojmë më shumë procesin e rritjes shpirtërore?

  • Si mendon se po përparon dhe po i afrohesh më shumë Zotit?

  • Si po të ndihmon Zoti?

Shpjegimi i tri shkallëve të lavdisë

Imagjino sikur ke një shoqe të ngushtë me emrin Ola, e cila nuk është një anëtare e Kishës, por beson fort te Jezu Krishti. Një ditë ajo të afrohet dhe të pyet: “Çfarë besojnë anëtarët e Kishës sate rreth jetës pas vdekjes? Mua më kanë mësuar se të gjithë do të shkojnë në parajsë ose në ferr, por dëgjova se anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme besojnë në parajsa të shumta. Çfarë do të thotë e gjitha kjo?”

Shpenzo disa minuta duke i shkruar Olës një përgjigje që e shpjegon kuptueshmërinë dhe njohurinë tënde për tri shkallët e lavdisë. Nëse dëshiron, mund të përfshish vizatime për ta ndihmuar Olën ta përfytyrojë atë që po i shpjegon. Gjej dikë dhe ushtro me të shpjegimin e përgjigjes sate sikur të ishte Ola.

Shpjegoji rolet, titujt dhe karakteristikat e Jezu Krishtit

Një nga ftesat e Shpëtimtarit te Doktrina e Besëlidhje është të “mëso[ni] nga [Ai] dhe dëgjo[ni] fjalët [e Tij]” (Doktrina e Besëlidhje 19:23). Përgatitu t’ia tregosh dikujt tjetër atë që ke mësuar rreth roleve, titujve ose karakteristikave të Shpëtimtarit duke bërë një nga veprimtaritë vijuese:

  • Harto një listë të disa prej roleve, titujve ose karakteristikave të Jezu Krishtit që i ke studiuar kohët e fundit te Doktrina e Besëlidhje 76:1–7, 22–24; 93:1–10. Më pas zgjidh një ose më shumë prej tyre dhe përgjigju për pyetjet vijuese: 1) Çfarë të mëson ky emër, titull ose karakteristikë rreth Jezu Krishtit? 2) Çfarë të ndihmon ky emër, titull ose karakteristikë të kuptosh rreth mënyrës se si Ai mund të të ndihmojë?

  • Krijo një paraqitje pamore të një ose më shumë prej roleve, titujve ose karakteristikave të Jezu Krishtit të parapëlqyera prej teje. Kjo mund të jetë një grup fjalësh ose një vizatim. Përfshi referenca të zbatueshme të shkrimeve të shenjta si pjesë të krijimit tënd.

  • Shkruaj një poezi ose tekstin e një kënge që përfshin disa prej roleve, titujve ose karakteristikave të Jezu Krishtit të parapëlqyera prej teje.

  • Imagjino sikur pate mundësinë t’i mësosh dikujt se kush është Jezu Krishti dhe çfarë mund të bëjë Ai për ne. Shkruaj një përshkrim të paktën një paragraf të gjatë, që përfshin të paktën tre nga rolet, titujt ose karakteristikat e Krishtit.

Tregoji atë që vendose të bësh një pjesëtari të familjes, një shoku ose dikujt në klasën tënde.

Përgatitu ta adhurosh Zotin në tempull

Te Doktrina e Besëlidhje 110:5–10, mund të kesh vënë re se si të qenit të denjë mund të na ndihmojë të ndihemi afër Zotit në tempullin e Tij.

Kërko zbulesë vetjake për të të udhërrëfyer ndërsa i përgjigjesh njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë sakrificash ke bërë ose je i gatshëm të bësh për t’i dhënë përparësi adhurimit të Zotit në tempull?

  • Çfarë bekimesh ke marrë ndërsa ke reflektuar mbi pyetjet për rekomandimin e tempullit?

  • Çfarë ke bërë për t’u përpjekur fort për të qenë i denjë për ta adhuruar Zotin në tempull?

Mendo se si je bekuar për përpjekjet e tua. Çfarë do të vazhdosh të bësh ose fillosh të bësh për t’u përgatitur më mirë për të adhuruar në tempullin e Tij?

Ndiej mirëbesim më të madh te Perëndia gjatë sprovave

Nga Doktrina e Besëlidhje 121–122 ne mund të mësojmë të vërteta të rëndësishme rreth sprovave.

  • Çfarë ke mësuar nga këto seksione rreth sprovave?

  • A të kanë ndihmuar këto të vërteta të ndihesh ndryshe rreth sprovave të tua? Në ç’mënyrë?

  • Çfarë ke mësuar rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa ke përjetuar kohë të vështira?

Shkruaji në ditarin tënd ndjenjat e tua rreth mënyrës se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të kanë përkrahur në sprovat e tua. Merre parasysh se si është ndikuar besimi yt te Jezu Krishti për shkak të asaj që ke mësuar dhe përjetuar.