Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 1


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 1”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Shtojca

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 1

Joseph Smith – Historia 1; Doktrina e Besëlidhje 1–4, 8–10

Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të afrohemi më pranë Shpëtimtarit. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kujtosh dhe vlerësosh mënyrën se si përvojat e tua me studimin e librave Doktrina e Besëlidhje 1–4, 8–10 dhe Joseph Smith – Historia, të kanë ndihmuar të rritesh shpirtërisht dhe të afrohesh më pranë Jezu Krishtit. Kërko mundësi për t’ua treguar disa nga përgjigjet e tua nxënësve të tjerë ose pjesëtarëve të familjes.

Shënim: Përpara se ta përfundosh këtë vlerësim, sigurohu që të përfundosh leximet e kërkuara nëse nuk e ke bërë ende: Joseph Smith – Historia 1; Doktrina e Besëlidhje 1–4, 8–10.

Çfarë po mëson? Si po përparon?

Shpenzo disa minuta për të shkruar në ditarin tënd të studimit rreth përparimit që ke bërë për të ardhur më pranë Shpëtimtarit ndërsa studiove Joseph Smith – Historia 1 dhe Doktrina e Besëlidhje 1–4, 8–10. Kjo mund të përfshijë doktrinën dhe të vërtetat që po mëson, mënyrat se si po rritet dëshmia jote për Jezu Krishtin, zakonet e reja që po krijon dhe mënyrat se si po përpiqesh fort të ndryshosh.

Vlerësoje studimin e shkrimeve të shenjta

Jozef Smithi duke lexuar Biblën
  • Si e ndihmoi studimi i shkrimeve të shenjta Profetin Jozef Smith?

Reflekto për synimin tënd vetjak për studimin e shkrimeve të shenjta.

  • Si po ndikon përpjekja jote tek ti?

  • Cila është një mënyrë se si ke pasur sukses në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

  • Cila është një vështirësi që ke në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

Vlerëso se si ndihesh rreth Profetit Jozef Smith (shih te Joseph Smith – Historia 1)

Shkruaj sa më shumë gjëra që mund të mendosh, që i ke mësuar rreth Profetit Jozef Smith në pak javët e shkuara të seminarit.

Nënvizo ose rretho gjithçka në listën tënde që i referohet gjithashtu mënyrës se si ai të ka ndihmuar të vish më pranë Jezu Krishtit.

Vlerëso se sa fuqimisht beson te pikat që rendite në një shkallë nga 1 në 5 (1=nuk besoj dhe 5=besoj me bindje). Nëse do, mund t’i shënosh përvojat që të kanë ndihmuar ta rritësh besimin tënd se Perëndia e thirri Jozef Smithin për të qenë një profet që të na ndihmonte të afrohemi më pranë Jezu Krishtit.

  • Nëse dikush e ka të vështirë të besojë se Perëndia e thirri Jozef Smithin për të qenë një profet, çfarë mund t’i sugjerosh të bëjë për ta fituar ose forcuar këtë besim?

Marrja e zbulesës vetjake (Doktrina e Besëlidhje 8)

mendja dhe zemra

Zgjidh disa nga thëniet vijuese dhe plotësoji ato në ditarin tënd. Përfshi çdo mendim dhe mbresë tjetër që ndien mbresën ta shënosh.

  • Gjëja më e rëndësishme që kam mësuar kohët e fundit rreth zbulesës nga Ati Qiellor, është …

  • Disa gjëra që i kam provuar kohët e fundit për të marrë zbulesë përfshijnë …

  • Diçka që mund të ketë ndikuar në aftësinë time për të marrë zbulesë ishte …

  • Një përvojë që e kam pasur kohët e fundit, që nuk dua ta harroj, ishte …

  • Dua të vazhdoj ta rrit aftësinë time për të marrë zbulesë nga Perëndia sepse …

  • Për ta rritur më tej aftësinë time për të marrë zbulesë nga Perëndia, zotohem të …

Tregoji diçka që shënove një pjesëtari të familjes, një shoku ose dikujt në klasën tënde.