Mësimi i Gjuhës Angleze
Si të Përgatitem për një Grup Bashkëbisedimi?


“Si të Përgatitem për një Grup Bashkëbisedimi?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit (2023)

“Si të Përgatitem për një Grup Bashkëbisedimi?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit

nxënës duke buzëqeshur në grupin e tyre të bashkëbisedimit

Si të Përgatitem për një Grup Bashkëbisedimi?

Grupi i bashkëbisedimit është thelbësor për përvojën me programin EnglishConnect. Në grupin e bashkëbisedimit, nxënësit kanë mundësi të ushtrojnë bashkëbisedime kuptimplota. Ndërsa mblidhen, nxënësit mund të fitojnë vetëbesim, të mësojnë nga Shpirti dhe ta përkrahin njëri‑tjetrin.

Të folurit anglisht i ndihmon nxënësit të përparojnë dhe është një mënyrë e rëndësishme për të kërkuar dhuratën e gjuhëve. Ju mund të drejtoni një grup bashkëbisedimi duke përdor një anglishte të thjeshtë. Nëse është e nevojshme, nxënësit mund t’u referohen përkthimeve në manualet EnglishConnect për nxënësit në gjuhët e tyre amtare. Përkthimi sigurohet për objektivat, parimet e të mësuarit, fjalorin dhe udhëzimet.

Përpara se grupi juaj i bashkëbisedimit të takohet, shqyrtojeni çdo pjesë të manualeve EnglishConnect për nxënësit. Më poshtë janë disa hapa për t’ju ndihmuar të përgatiteni:

  1. Lutuni dhe kërkojeni ndihmën e Perëndisë.

  2. Merrni parasysh se si do ta kultivoni besimin, shoqërimin dhe rritjen në grup.

    1. Si mund ta ftoj Shpirtin?

    2. Si mund t’i ndihmoj nxënësit ta kërkojnë dhe dallojnë ndihmën e Zotit?

    3. Si mund t’i ndihmoj nxënësit ta duan dhe përkrahin njëri‑tjetrin?

    4. Si mund t’i ndihmoj nxënësit të flasin anglisht dhe të përmirësohen?

  3. Studiojeni parimin e të mësuarit.

    1. Si e kam përjetuar këtë parim?

    2. Si mund t’i ndihmoj nxënësit ta zbatojnë këtë parim?

    3. Si mund ta zbatoj parimin në mësimdhënien time?

  4. Shqyrtojeni fjalorin dhe modelet.

    1. A mund t’i përdor me vetëbesim fjalorin dhe modelet në një bashkëbisedim?

  5. Lexojini veprimtaritë 1–3.

    1. Si do ta demonstroj çdo veprimtari?

    2. Si do t’i caktoj në dyshe nxënësit për ushtrim?

    3. Si do t’i përkrah nxënësit ndërsa ushtrohen?

  6. Shqyrtojeni pjesën “Vlerësoni”.

    1. Si do t’i ndihmoj nxënësit të ndihen të suksesshëm?

    2. Si do t’i ndihmoj nxënësit ta përdorin pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak” në manualin e nxënësit?

  7. Shqyrtojeni pjesën “Veproni me Besim për ta Ushtruar Anglishten çdo Ditë”.

    1. Si do t’i nxit nxënësit ta bëjnë pjesën “Studimi Vetjak” para se grupi të mblidhet dhe ta ushtrojnë anglishten çdo ditë?

    2. Si do t’i nxit nxënësit të mbështeten te Zoti?

Shqyrtojeni pjesën “Burimet e Grupit” në këtë manual. (Këto burime janë përfshirë edhe te manualet EnglishConnect për nxënësit.) Planifikoni se si do t’i përdorni këto burime. Pjesa “Fraza të Grupit të Bashkëbisedimit” përfshin fraza të thjeshta që mund ta ndihmojnë grupin të ndërveprojë në anglisht. “Bërja e Lutjes në Anglisht” përfshin modele të thjeshta për t’i ndihmuar nxënësit të luten në anglisht. Ju mund t’i ftoni pjesëmarrësit ta shqyrtojnë këtë pjesë që të përgatiten për të bërë lutjen e hapjes ose të mbylljes.

Burime dhe shembuj shtesë për mësimdhënien gjenden te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe tek englishconnect.org/teacher.

Miq të Besimeve të Tjera Fetare

dy nxënëse që ushtrojnë bashkëbisedimet në anglisht

Përqendrimi tek të mësuarit të bazuar te besimi është një nga gjërat që e bën të pashembullt programin EnglishConnect. Ju mund të përfshini njerëz me prejardhje të ndryshme fetare duke i ndihmuar të reflektojnë mbi mënyrën se si parimi i të mësuarit mund të gjejë zbatim për ta. Ju mund të përdorni pjesën “Fjalorthi i Parimeve të të Mësuarit” në manualet EnglishConnect për nxënësit për t’i ndihmuar ata t’i kuptojnë termat e ungjillit. Si të udhërrëfeheni nga Shpirti, merrni parasysh t’i ftoni ata të tregojnë se çfarë po mësojnë ndërsa ju diskutoni parimin e të mësuarit. Gjithmonë tregoni respekt për bindjet fetare të të tjerëve ndërsa flisni hapur për besimin tuaj se Perëndia mund t’i ndihmojë ata të mësojnë anglisht.

Ju mund të gjeni ide shtesë në parathënien e manualit Predikoni Ungjillin Tim; shihni pjesën “Përdorimi i Manualit Predikoni Ungjillin Tim nga Anëtarët e Kishës”.

Puna me Rininë

e re duke buzëqeshur

Programi EnglishConnect mund ta bekojë jetën e të rinjve. Kunjet, lagjet dhe misionet mund të organizojnë grupe vetëm për të rinjtë. Nëse të rinjtë dhe grupet e të rriturve bashkohen, merrni parasysh t’i gruponi të rinjtë së bashku për veprimtaritë e ushtrimit.

Mos harroni të zbatoni rregulloret e Kishës për mbrojtjen e rinisë. Të miturit (mosha 18 vjeç ose më të vegjël dhe që jetojnë në shtëpi) duhet të kenë formularin e nënshkruar të miratimit të prindit përpara se të marrin pjesë në grup. Formularët janë në dispozicion në shumë gjuhë në internet në englishconnect.org/resources/leader. Përveç kësaj, kurset EnglishConnect duhet të zbatojnë rregulloren e Kishës që të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore të jenë gjithmonë të pranishëm gjatë mbledhjeve të grupit. Duhet t’i zbatoni këto rregullore edhe nëse grupi mblidhet virtualisht.