Mësimi i Gjuhës Angleze
Çfarë Bën Nxënësi?


“Çfarë Bën Nxënësi?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit (2023)

“Çfarë Bën Nxënësi?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit

burrë dhe grua që studiojnë nga manuali EnglishConnect gjatë grupit të bashkëbisedimit

Çfarë Bën Nxënësi?

Si mësues/e i/e programit EnglishConnect, ju nevojitet të kuptoni se çfarë do të bëjnë nxënësit në mënyrë që të mund t’i ndihmoni ata të jenë të suksesshëm. Nxënësit do të jenë më të suksesshëm kur i përfundojnë veprimtaritë e studimit vetjak, marrin pjesë në grupin e bashkëbisedimit dhe zhvillojnë një zakon të ushtrimit të anglishtes çdo ditë. Çdo mësim në EnglishConnect 1 për Nxënësit dhe EnglishConnect 2 për Nxënësit është i ndarë në dy pjesë: “Personal Study” (Studimi Vetjak) dhe “Conversation Group” (Grupi i Bashkëbisedimit). Shqyrtojeni pjesën “Parathënia” te manualet EnglishConnect për nxënësit për t’ju ndihmuar të kuptoni përvojën e nxënësit.

grafik që tregon se studimi vetjak dhe grupi i bashkëbisedimit është një proces ciklik

Kërkoni të Mësoni me Anë të Studimit dhe me Anë të Besimit

Baza e përvojës me programin EnglishConnect është ndihma ndaj nxënësve që të “kërko[jnë] të mëso[jnë], madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118). Çdo mësim në programin EnglishConnect është i përqendruar te një parim i të mësuarit. Këto janë parime shpirtërore që na ndihmojnë të mbështetemi te Zoti për të rritur aftësinë tonë për të mësuar dhe për të dhënë mësim. Parimet e të mësuarit mund të na ndihmojnë të kuptojmë potencialin tonë të vërtetë dhe aftësinë e Shpëtimtarit për të na ndihmuar. Parimet e të mësuarit që do të studiojmë dhe japim shembull për përvojën me programin EnglishConnect, përfshijnë:

Ju jeni një Fëmijë i Perëndisë

Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm.

(Shihni te Romakëve 8:16–17; “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”.)

Ushtroni Besim te Jezu Krishti

Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat ndërsa ushtroj besim tek Ai.

(Shihni te Filipianëve 4:13; Ethëri 12:27; Moroni 7:33.)

Merrni Përgjegjësi

Unë kam fuqinë të zgjedh dhe mbaj përgjegjësi vetë për atë që mësoj.

(Shihni te 2 Nefi 2:14, 16; Doktrina e Besëlidhje 58:27–28.)

Duajeni dhe Jepini Mësim Njëri‑Tjetrit

Unë mund të mësoj nga Shpirti i Shenjtë ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.

(Shihni te Gjoni 13:34–35; Gjoni 14:26–27; Doktrina e Besëlidhje 84:106; 88:77, 122–123.)

Shkoni Përpara

Me ndihmën e Perëndisë, unë mund të shkoj përpara edhe kur përballem me pengesa.

(Shihni te 2 Nefi 31:20; 32:9; Doktrina e Besëlidhje 50:41–42.)

Këshillohuni me Zotin

Unë e përmirësoj të mësuarit tim duke u këshilluar çdo ditë me Perëndinë rreth përpjekjeve të mia.

(Shihni te Fjalët e Urta 3:5–6; Mateu 7:7–8; Alma 37:37.)

Studimi Vetjak

Para se të marrin pjesë në grupin e bashkëbisedimit, nxënësit përfundojnë pjesën “Personal Study” (Studimi Vetjak) në manualin e nxënësit. Në këtë pjesë, nxënësit studiojnë një parim të të mësuarit, mësojnë përmendsh fjalorin dhe ushtrojnë përdorimin e modeleve të fjalive.

Të mësuarit përmendsh të fjalorit dhe ushtrimi i modeleve janë veprimtari që bëhen më së miri në studimin vetjak. Kjo i lejon nxënësit t’i përvetësojnë konceptet me ritmin e tyre.

Grupi i Bashkëbisedimit

Në grupin e bashkëbisedimit, nxënësit përfundojnë veprimtaritë “Conversation Group” (Grupi i Bashkëbisedimit) në manualin e nxënësit. Duke punuar në grupe të vogla ose dyshe, nxënësit diskutojnë një parim të të mësuarit, përsëritin fjalorin dhe modelet e fjalive dhe ushtrojnë bashkëbisedimet. Çdo veprimtari i përgatit nxënësit për veprimtarinë e radhës. Në fund të çdo grupi bashkëbisedimi, nxënësit vlerësojnë përparimin e tyre dhe vendosin synime për ushtrim të përditshëm.

Ushtrimi i Përditshëm

Për ta mësuar më mirën gjuhën angleze, nxënësit duhet të zhvillojnë një zakon të ushtrimit të përditshëm. Për ta krijuar këtë zakon, nxënësit duhet të gjejnë mënyra për ta integruar gjuhën angleze në veprimtaritë e tyre të përditshme. Për shembull, kur dëgjojnë muzikë, ata mund ta dëgjojnë në anglisht. Nxënësit gjithashtu mund të kenë bashkëbisedime të thjeshta në anglisht në punë, shtëpi apo kishë. (Shihni ide shtesë te pjesa “Sugjerime për Studim” në manualet EnglishConnect për nxënësit.) Çelësi i ushtrimit të përditshëm është t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë mënyra për ta përdorur anglishten në rutinën e tyre normale.

Si pjesë e ushtrimit të tyre të përditshëm, nxënësit mund të përfundojnë pjesën përkatëse “Personal Study” (Studimi Vetjak) në manualin e nxënësit. Ata gjithashtu mund të përfundojnë veprimtaritë e mësimeve dhe vlerësimet në internet në englishconnect.org/learner/resources dhe në EnglishConnect 1 – Fletore Pune dhe EnglishConnect 2 – Fletore Pune.