“Çfarë Është Programi EnglishConnect?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit (2023)
“Çfarë Është Programi EnglishConnect?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit
Çfarë Është Programi EnglishConnect?
Programi EnglishConnect është një program për të mësuar gjuhën angleze i siguruar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Qëllimi i programit EnglishConnect është të ndihmojë individët të zhvillojnë aftësitë në gjuhën angleze në një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje.
EnglishConnect përfshin disa nivele. Nivelet EnglishConnect 1 dhe 2 i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë bazë të gjuhës angleze. Shiheni pjesën “Parathënia” në manualet EnglishConnect për nxënësit për më shumë hollësi. EnglishConnect 3 i përgatit nxënësit për mundësi akademike – veçanërisht programin UBJ-Pathway Mbarëbotëror. Ju mund të mësoni më shumë rreth UBJ-Pathway Mbarëbotëror në byupathway.org/englishconnect.
EnglishConnect ofron një rrugë për t’i ndihmuar nxënësit të përparojnë ndërsa përgatiten për punësim, arsimim dhe shërbim. Mësoni më shumë në englishconnect.org.