Mësimi i Gjuhës Angleze
Mirë se Vini në Programin EnglishConnect


“Mirë se Vini në Programin EnglishConnect”, Programi EnglishConnect për Mësuesit (2023)

“Mirë se Vini në Programin EnglishConnect”, Programi EnglishConnect për Mësuesit

grua duke buzëqeshur në një grup të vogël në ambient të jashtëm

Mirë se Vini në Programin EnglishConnect

Ju faleminderit për gatishmërinë tuaj për të shërbyer si mësues/e i/e programit EnglishConnect. Ne shpresojmë se ju do ta ndieni dashurinë e Atit tuaj Qiellor ndërsa shërbeni. Ndihma ndaj të tjerëve që të mësojnë anglisht, mund t’i zgjerojë mundësitë e tyre për arsimim, punësim dhe shërbim. Përpjekjet tuaja do ta bekojnë jetën e nxënësve tani dhe në të ardhmen.

Ndërsa kërkoni udhërrëfimin dhe forcën e Perëndisë, Ai do t’ju ndihmojë t’i doni dhe t’u shërbeni nxënësve në grupin tuaj. Nuk nevojitet të flisni po atë gjuhë që flasin personat të cilëve u jepni mësim. Nuk nevojitet të jeni ekspert në gjuhën angleze ose të keni përvojë me mësimdhënien për të drejtuar një grup të programit EnglishConnect. Materialet e programit EnglishConnect kanë atë çka ju nevojitet për të qenë të suksesshëm. Ndërsa kërkoni Shpirtin dhe i udhërrëfeni me dashuri nxënësit gjatë mësimeve, ju mund t’i ndihmoni ata t’i afrohen më shumë Perëndisë duke mësuar anglisht.