“Çfarë e Bën të Pashembullt Programin EnglishConnect?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit (2023)
“Çfarë e Bën të Pashembullt Programin EnglishConnect?”, Programi EnglishConnect për Mësuesit
Çfarë e Bën të Pashembullt Programin EnglishConnect?
Në programin EnglishConnect, ne “kërko[jmë] të mëso[jmë], madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118). Bashkërisht ne zhvillojmë aftësitë për gjuhën angleze në një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje.
Besimi
Në programin EnglishConnect, ne veprojmë me besim për të kërkuar ndihmën e Zotit për të mësuar anglisht. Ndërsa kërkojmë ndihmën e Zotit për të mësuar anglisht, ne mund të afrohemi më shumë te Perëndia dhe të përjetojmë fuqinë aftësuese të Shpëtimtarit. Në çdo mësim, ne studiojmë dhe zbatojmë një parim shpirtëror të të mësuarit. Shpirti është mësuesi i vërtetë dhe ne mund të kërkojmë dhuratat e Shpirtit për të na ndihmuar të mësojmë, përfshirë dhuratën e gjuhëve (shihni te Doktrina e Besëlidhje 46:8–26).
Shoqërimi
Në programin EnglishConnect, ne e ftojmë Shpirtin ndërsa e duam, u japim mësim dhe e përkrahim njëri‑tjetrin. Ne krijojmë miqësi dhe e ndihmojmë njëri‑tjetrin të kemi shtysë. Së bashku e rritim vetëbesimin, mësojmë nga gabimet tona dhe përgëzohemi për përparimin tonë. Ndërsa mësojmë nga Shpirti, ne do ta “kuptoj[m]ë njëri‑tjetrin dhe … [do të] lartësohe[mi] e gëzohe[mi] së bashku” (Doktrina e Besëlidhje 50:22).
Rritja
Në programin EnglishConnect, ne bëjmë më tepër sesa mësojmë anglisht; ne rritim edhe aftësinë tonë për të mësuar dhe për të dhënë mësim. Pavarësisht se nga ia nisim, ne punojmë fort dhe bashkëpunojmë me Perëndinë për t’i arritur synimet tona. Ne veprojmë me besim për ta ushtruar anglishten çdo ditë. Ne përpiqemi fort të mësojmë “me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118) në të gjitha fushat e jetës sonë.