“Zotërimi Doktrinor: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Zotërimi Doktrinor”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia
Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia
Vështrim i Përgjithshëm
Pjesëmarrja në zotërimin doktrinor i ndihmon nxënësit t’i ndërtojnë themelet e tyre shpirtërore mbi Jezu Krishtin. Pjesë e zotërimit doktrinor përfshin të nxënit dhe zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore: veproni me besim, shqyrtojini konceptet e pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm dhe kërkoni njohuri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Këto parime mund t’i ndihmojnë nxënësit të trajtojnë pyetje ose shqetësime në jetën e tyre.
Sugjerime për ritmin mësimor: Mund të jetë më mirë t’i jepni këto mësime nga fillimi i vitit shkollor. Në disa zona të botës, fillimi i vitit shkollor ndodh më vonë në vitin kalendarik, si për shembull në vjeshtë. Nëse ky është rasti në zonën tuaj, merreni parasysh ta jepni mësimin e titulluar “Forcimi i Themelit Tuaj Shpirtëror” në fillim të vitit kalendarik. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të shqyrtojnë koncepte të rëndësishme që lidhen me zotërimin doktrinor në mes të vitit të tyre akademik.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Forcimi i Themelit Tuaj Shpirtëror
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si zotërimi doktrinor mund ta bekojë jetën e tyre dhe t’i ndihmojë t’i ndërtojnë themelet e tyre shpirtërore mbi Jezu Krishtin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar shembuj të mënyrës se si zotërimi doktrinor ua ka bekuar jetën. Nëse nxënësit nuk kanë njohuri për zotërimin doktrinor, merreni parasysh t’i vini ata të lexojnë “Hyrje në Zotërimin Doktrinor” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
-
Figura: Restaurimi i Tempullit të Solt‑Lejkut
-
Materiale filmike: “President Nelson – Temple Foundation” [“Presidenti Nelson – Themeli i Tempullit”] (2:03); “What Is Doctrinal Mastery?” [“Çfarë Është Zotërimi Doktrinor?”] (3:56)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pesë pohime për vlerësimin e vetes
Kërkimi i Zbulesës Vetjake për Pyetjet e Mia
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund të marrin udhërrëfim dhe zbulesë nga Perëndia nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth njohurisë së tyre për zbulesën shpirtërore dhe për çfarë mund të duan të dinë më shumë. Mund edhe t’i ftoni t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes ose udhëheqësi të të rinjve të tregojë një shkrim të shenjtë ose përvojë rreth marrjes së zbulesës vetjake nga Perëndia.
-
Material filmik: “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë” (20:27; shikojeni nga kodi kohor 17:44 deri në 18:53)
Të Vepruarit me Besim për të Gjetur Përgjigje
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të veprojnë me besim te Jezu Krishti teksa kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë vargun te Doktrina e Besëlidhje 6:36 dhe të përsiatin kuptimin e tij. Ata mund edhe ta mësojnë përmendsh këtë varg dhe të mendojnë se si mund t’i ndihmojë ai kur të përballen me pyetje të vështira.
-
Material filmik: “Acquiring Spiritual Knowledge: Madison’s Story” [“Marrja e Njohurisë Shpirtërore: Historia e Medisonit”] (8:35; shikojeni nga kodet kohore 0:00 deri në 1:44 dhe 1:44 deri në 8:35)
Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i shqyrtojnë konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm për t’i parë siç i sheh Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë paragrafët 8–10 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
-
Figura: Pamjet anësore dhe të përparme të veprës së artit të syrit njerëzor nga Michael Murphy
-
Materiale filmike: “Human Eye Artwork” [“Vepër Arti e Syrit Njerëzor”] (0:37); “The Eye of Faith” [“Syri i Besimit”] (15:15; shikojeni nga kodi kohor 4:22 deri në 4:47); “The Family: A Proclamation to the World’ Artwork” [“Vepra e Artit ‘Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës’”] (0:22)
T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e kërkimit të së vërtetës nga burimet e siguruara nëpërmjet Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth burimeve ku u drejtuan për përgjigje për pyetjet shpirtërore. Nxitini ata të vijnë në orën mësimore gati për të dhënë të paktën një shembull të një burimi dhe të mënyrës se si ai i ndihmoi.
-
Fletushkë: “Dallimi i së Vërtetës prej së Gabuarës”