Seminari
Mësimi 167 – Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm


“Mësimi 167 – Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 167: Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia

Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm

Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3

Jezu Krishti duke vështruar larg

Një qëllim i zotërimit doktrinor është t’i ndihmojë nxënësit të familjarizohen me parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në mënyrë që të mund t’i përdorin ato gjatë gjithë jetës së tyre. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i shqyrtojnë konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm dhe t’i shohin ato më shumë si Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Syri i Besimit

Paraqiteni figurën më poshtë dhe ftojini nxënësit ta imagjinojnë situatën.

Imagjino sikur po futesh në muze dhe sheh një ekspozitë si kjo. Si do ta përshkruaje atë që po sheh?

zhvendosje e perceptimit nga Michael Murphy
  • Çfarë mund të mendoje nëse dikush që po vështron të njëjtën ekspozitë, të të thoshte se pa formën e një syri njerëzor?

Shpjegoni se nga një kënd i ndryshëm, pikat rreshtohen në atë formë që zbulojnë imazhin e një syri njerëzor. Paraqiteni figurën vijuese. Nëse dëshironi, mund edhe ta filloni materialin filmik, i cili tregon si ndryshon këndvështrimi derisa syri bëhet i dukshëm.

vepër arti e një syri njerëzor
0:38
  • Çfarë mund të mësojmë nga kjo vepër arti rreth këndvështrimit?

  • Çfarë mësimesh shpirtërore mund të na ndihmojë kjo të kuptojmë?

Pasi nxënësit të kenë thënë pikëpamjet e tyre, ndihmojini ata të mësojnë nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

15:15
Plaku Nil L. Andersen

“Vështrojeni këtë vepër arti nga Majkëll Mërfi. Nga ky këndvështrim, vështirë se do ta besoni që është një përshkrim artistik i një syri njerëzor. Megjithatë, ndërsa i vështroni pikat nga një këndvështrim tjetër, ju shihni bukurinë e veprës së artistit.

Po ashtu, ne i shohim të vërtetat shpirtërore të Perëndisë nëpërmjet këndvështrimit të një syri besimi.” (Nil L. Andersen, “Syri i Besimit”, Liahona, maj 2019, f. 35)

  • Çfarë mendon se do të thotë t’i shohësh të vërtetat shpirtërore me “një sy besimi”?

  • Çfarë mund të na e bëjë ndonjëherë të vështirë t’i shohim të vërtetat shpirtërore në këtë mënyrë?

Të shohim sikurse sheh Zoti

Kur na nevojitet ndihmë për t’i parë doktrinën, pyetjet ose problemet shoqërore nga këndvështrimi i besimit, mund të përdorim parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore:

  1. Vepro me besim.

  2. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  3. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Në këtë mësim do të përqendrohemi në shqyrtimin e koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm.

Ftojini nxënësit të shpjegojnë kuptueshmërinë e tyre rreth asaj që do të thotë tʼi shqyrtosh konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

Lexoji paragrafët 8–10 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023), për të parë se çfarë mund të bëjmë për të pasur një këndvështrim të përjetshëm.

  • Çfarë mësove nga këta paragrafë rreth rëndësisë së mbajtjes së një këndvështrimi të përjetshëm?

  • Çfarë mund të të ndihmojë të kesh një këndvështrim të përjetshëm?

Merre parasysh ta shenjosh këtë frazë te paragrafi 8: Ne kërkojmë ndihmën e Frymës së Shenjtë, me qëllim që t’i shohim gjërat ashtu sikurse i sheh Zoti.

  • Si mendon, cilat do të ishin disa nga dobitë e përpjekjes për t’i parë pyetjet ose shqetësimet tona shpirtërore ashtu sikurse i sheh Zoti?

Gjej dy ose tre shkrime të shenjta që mund të të ndihmojnë ta kuptosh vlerën e këndvështrimit të Zotit.

Ja disa vargje për t’u marrë parasysh:

Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth asaj që lexojnë, kërkojuni atyre të shkruajnë një përmbledhje të asaj që mësuan rreth Perëndisë. Mund t’i ftoni disa nxënës ta tregojnë atë që shkruan ose t’u kërkoni nxënësve t’ia tregojnë një partneri.

  • Çfarë na mësojnë këto vargje rreth Perëndisë që mund të na motivojnë t’i shohim gjërat nga këndvështrimi i Tij?

Këndvështrime të ndryshme

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrohen për ta krahasuar një këndvështrim sipas botës me një këndvështrim të përjetshëm. Merreni parasysh të paraqitni një skenar të tillë si ai në vijim dhe t’i ndihmoni nxënësit t’i marrin parasysh të dyja pikëpamjet.

Rolandi së fundi mori diplomën e shkollës së mesme. Ai ka filluar të dalë në takime me një vajzë që nuk është anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Teksa marrëdhënia e tyre është bërë më serioze, ajo kohët e fundit ka propozuar idenë që ata mund të jetojnë së bashku në vend që të martohen.

Ftojeni klasën ta diskutojë pyetjen vijuese dhe t’i renditë përgjigjet në tabelë nën kreun e titulluar “Këndvështrimi sipas botës”. Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve veprën e artit të treguar në fillim të mësimit. Mund të paraqitni pamjen anësore të veprës së artit si sy gjatë këtij diskutimi.

  • Po të kishte Rolandi një këndvështrim të kufizuar ose sipas botës, pse kjo mund t’i dukej si një ide e mirë?

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë që të japin arsye, mund t’u tregoni paragrafin vijues.

Po ta shihte Rolandi këtë vendim me një këndvështrim sipas botës, ai mund të shihte disa dobi nga të jetuarit me të dashurën e vet në vend që të martohej. Ai mund të mendonte për kursimin e parave duke mos i shpenzuar ato me një unazë dhe dasmë të kushtueshme. Ai mund të mendonte se kjo do ta ulte stresin e të qenit në një martesë që do të kërkonte zotim të plotë prej tij. Po të funksiononte gjithçka, ata mund të martoheshin më vonë.

Tani që nxënësit e kanë parë këtë situatë me një këndvështrim sipas botës, ndihmojini ata të kenë një këndvështrim të përjetshëm. Nëse e paraqitët pamjen anësore të syrit gjatë diskutimit të fundit, tani paraqiteni imazhin ku syri është i dukshëm.

Në tabelë, shkruani kreun “Këndvështrimi i përjetshëm” dhe ftojini nxënësit t’i renditin përgjigjet për pyetjen vijuese nën këtë krye. Merreni parasysh t’i drejtoni nxënësit në burime si “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” ose Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022).

  • Po të kishte Rolandi një këndvështrim të përjetshëm, pse do të zgjidhte të mos shkonte të jetonte me të dashurën?

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë që t’i përgjigjen pyetjes, mund t’u tregoni paragrafin vijues. Idealja do të ishte që nxënësit të dalin me përgjigjet e tyre ndërsa përfshihen në diskutim.

Nëse Rolandi do ta shihte këtë vendim me një këndvështrim të përjetshëm, ai mund të merrte parasysh disa nga gjërat vijuese: Lumturia vjen nga ndjekja e Jezu Krishtit dhe nga të jetuarit e mësimeve të Tij. Rolandi nuk do të donte të “krye[nte] një mëkat kundër Perëndisë” (Zanafilla 39:9) duke e shkelur ligjin e Zotit për dëlirësinë, i cili përfshin shmangien e marrëdhënieve seksuale përpara martesës. Ungjilli i Jezu Krishtit na mëson edhe që fëmijët kanë të drejtën të linden në një familje ku babai dhe nëna janë të martuar dhe të zotuar ndaj tyre dhe njëri-tjetrit. Rolandi e kupton se ai mund të bëjë besëlidhje me Perëndinë në tempull që të lejojë që marrëdhëniet e tij të jenë të përjetshme.

Materiali filmik i shkurtër vijues mund të dëftojë qartësinë që mund të kemi gjatë marrjes së vendimeve kur i shohim pyetjet dhe problemet shoqërore me një këndvështrim të përjetshëm.

0:23

Tani që nxënësit kanë punuar me një skenar, mund t’i ftoni ata të diskutojnë situata të tjera në mënyrë të pavarur ose në grupe të vogla. Ata mund ta shohin një pyetje ose problem tjetër shoqëror edhe me këndvështrimin sipas botës, edhe me këndvështrim të përjetshëm.

Për t’i ndihmuar nxënësit të diskutojnë për vlerën e krahasimit të këndvështrimit sipas botës dhe këndvështrimit të përjetshëm, mund të bëni pyetje të tilla si ato që vijojnë:

  • Çfarë mësove nga krahasimi i një këndvështrimi sipas botës me një këndvështrim të përjetshëm?

  • Çfarë dobish mund të vijnë nga të parit e zgjedhjeve ose pyetjeve tona me një këndvështrim të përjetshëm?

  • Kur i ke vëzhguar bekimet e të parit të gjërave me një këndvështrim të përjetshëm?

Dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar sot. Inkurajojini nxënësit të vazhdojnë t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore ndërsa kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre.