“Mësimi 168 – T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 168: Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia
T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 4
Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është t’i ndihmojë nxënësit që t’i mësojnë dhe zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e kërkimit të së vërtetës nga burimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë siguruar me dashuri.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Bollëku i informacionit
Merreni parasysh të sillni një gotë me ujë për ta paraqitur. Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur u ofrohet një pije. Pyetini se çfarë mund të duan të dinë për ujin përpara se të vendosin a ta pinë ose jo.
Ashtu siç duam ta dimë burimin e gjërave që futim në trupat tanë, kur kemi pyetje ose tema të ungjillit për të cilat jemi kureshtarë, duhet të vlerësojmë burimet tek të cilat e kërkojmë informacionin.
Presidenti Diter F. Uhtdorf, dikur i Presidencës së Parë, shpjegoi:
“Kurrë në historinë e botës nuk kemi pasur të drejtë përdorimi më të lehtë të më shumë informacioni – një pjesë prej tij e vërtetë, një pjesë prej tij e rreme dhe shumë prej tij pjesërisht e vërtetë.
Si pasojë, kurrë në historinë e botës nuk ka qenë më e rëndësishme që të mësojmë se si të dallojmë me saktësi midis së vërtetës dhe së gabuarës.” (Diter F. Uhtdorf, “Ç’është e Vërteta?” [takim shpirtëror i Sistemit Arsimor të Kishës, 13 janar 2013], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)
-
Në cilat burime kërkon zakonisht nëse ke një pyetje për ungjillin?
-
Nga mund ta dish a është i besueshëm një burim?
Perëndia është burimi i gjithë së vërtetës
Për t’i ndihmuar nxënësit ta dallojnë nevojën për të parë tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti gjatë kërkimit të tyre për të vërtetën, merreni parasysh t’i paraqitni referencat vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë.
Mund t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë disa ose të gjitha vargjet në mënyrë të pavarur ose me një grup. Merreni parasysh t’i ftoni që t’i shkruajnë në tabelë fjalët ose frazat që gjejnë, të cilat përshkruajnë karakteristikat e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Lexoji shkrimet e shenjta vijuese, duke kërkuar fjalë ose fraza që të ndihmojnë të kuptosh arsyen pse duhet të shohim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të vërtetën:
-
Çfarë të ndihmojnë të kuptosh këto vargje rreth arsyes pse duhet të mbështetemi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndërkohë që kërkojmë të vërtetën?
Si pjesë e diskutimit tuaj, vini në dukje se Perëndia është burimi i gjithë së vërtetës. Merrni parasysh ta shkruani këtë parim në tabelë.
-
Ku mund ta gjejmë të vërtetën që vjen nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?
Kërkimi i burimeve të besueshme
Veprimtaria vijuese e studimit mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se pse do të dëshironin t’i përdornin burimet e caktuara në mënyrë hyjnore me të cilat i ka bekuar Perëndia.
Lexoji paragrafët 11–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Kërko mësime që mund të na udhërrëfejnë në përpjekjet tona për të gjetur përgjigje për pyetjet tona.
-
Çfarë fjalësh ose frazash gjete që e përshkruajnë arsyen pse është e rëndësishme që t’i përdorim burimet e caktuara në mënyrë hyjnore?
-
Cilat janë disa burime nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të cilave mund t’u drejtohemi në kërkimin tonë për të vërtetën? Si e dëftojnë këto burime dashurinë e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit për ne?
Veprimtaritë vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë si të gjejnë burime të caktuara në mënyrë hyjnore dhe të vlerësojnë besueshmërinë e burimeve të tjera me të cilat mund të ndeshen. Merreni parasysh të përdorni një ose të dyja veprimtaritë, në varësi të kohës që keni në dispozicion dhe nevojave të nxënësve tuaj.
Veprimtaria A: Gjej burime të caktuara në mënyrë hyjnore
Përpara se t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë veprimtarinë vijuese, merreni parasysh të dëftoni se si të përdoren ndihmat për studim të prodhuara nga Kisha për të gjetur burime të caktuara në mënyrë hyjnore. Mund të zgjidhni një temë të ungjillit dhe t’u tregoni nxënësve se ku të gjejnë më tepër informacion duke përdorur burimet e renditura në hapin 2.
Pasi t’u tregoni nxënësve si të gjejnë burime të caktuara në mënyrë hyjnore, lërini ata të ushtrohen në mënyrë të pavarur ose me një partner. Mund t’i shpërndani dhe paraqitni udhëzimet vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të fillojnë.
Ushtro përdorimin e ndihmave për studim të prodhuara nga Kisha për të gjetur burime të caktuara në mënyrë hyjnore duke ndjekur këto dy hapa:
-
Zgjidh një temë të ungjillit për të cilën të gjesh informacion. Shembuj temash përfshijnë përkthimin e Librit të Mormonit, rrëfime për Vegimin e Parë dhe Fjalën e Urtësisë. Mund të zgjedhësh çdo temë të ungjillit për të cilën ke interes.
-
Gjej burime të caktuara në mënyrë hyjnore duke përdorur ndihmat për studim të prodhuara nga Kisha. Shembuj të ndihmave për studim përfshijnë materialet tek Tema dhe Pyetje, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, funksionin e kërkimit te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Church History Topics [Temat e Historisë së Kishës] dhe bisedat nga konferencat e përgjithshme.
Ndërsa nxënësit punojnë për të gjetur burime të caktuara në mënyrë hyjnore, merreni parasysh të ecni nëpër klasë që të jeni në dispozicion për të ndihmuar nxënësit që mund të kenë pyetje ose nevoja. Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të studiojnë, pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë që të diskutojnë për përvojat e tyre.
-
Çfarë pikëpamjesh fitove nëpërmjet procesit të gjetjes së burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore?
-
Çfarë informacioni të dobishëm gjete?
Veprimtaria B: Vlerësoji burimet e informacionit
Ka raste në kërkimin tonë për të vërtetën kur ndeshemi me burime informacioni që nuk janë botuar nga Kisha. Në këto raste, është e rëndësishme që të vlerësojmë besueshmërinë e informacionit tek i cili po hyjmë.
-
Çfarë mund të bëjmë për të bërë dallimin mes burimeve të besueshme dhe jo të besueshme të informacionit?
Paraqitini pyetjet vijuese ose jepjuani ato nxënësve si fletushkë. Krahas ftesës drejtuar nxënësve që t’i lexojnë pyetjet në mënyrë të pavarur ose si klasë, mund t’u kërkoni atyre të lexojnë shkrimet e shenjta që lidhen me pyetjet.
Përcaktimi i së Vërtetës prej së Gabuarës
Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet – Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 4
Lexoji pyetjet vijuese. Mendo për atë se si pyetjet si këto mund të të ndihmojnë të përcaktosh besueshmërinë dhe dobishmërinë e burimeve të ndryshme të informacionit.
-
Çfarë ndjeva nga Fryma e Shenjtë kur e lexova apo e dëgjova këtë informacion? (Shih te Doktrina e Besëlidhje 50:23–24.)
-
A më sjell ky informacion më afër Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij? (Shih te Moroni 7:15–17.)
-
A më inkurajon ai që t’i zbatoj urdhërimet e Perëndisë?
-
A pajtohet me atë që na mësohet në shkrimet e shenjta dhe nga profetët bashkëkohorë? (Shih te 2 Timoteut 3:15–17; Doktrina e Besëlidhje 1:38.)
-
A e pohon atë që kam ndier tashmë të më thotë Fryma e Shenjtë se është e vërtetë apo a më nxit t’i vë në dyshim këto të vërteta? (Shih te Moroni 10:5.)
-
A vjen ai nga një burim që Shpëtimtari ose udhëheqësit e Kishës së Tij do ta konsideronin të besueshëm?
-
Çfarë do të thoshin prindërit apo udhëheqësit e mi të Kishës për këtë informacion? (Nëse ndihem i/e tunduar të mos ua tregoj, çfarë më tregon kjo për burimin në fjalë?)
Pasi nxënësit t’i kenë lexuar pyetjet, kërkojuni të tregojnë pse mendojnë se pyetje si këto do të ishin të dobishme për t’u përsiatur prej tyre. Mund edhe t’i ftoni të japin shembuj të mënyrës se si i kanë përdorur këto ose pyetje të ngjashme për të vlerësuar besueshmërinë e informacionit.
Zbatimi i asaj që ke mësuar
Për t’i ndihmuar nxënësit ta përvetësojnë të mësuarit, merreni parasysh t’i ftoni ata të shkruajnë përgjigjen e tyre për një ose të dyja pyetjet vijuese në ditarin e tyre të studimit. Më pas mund t’i ftoni ata t’ia tregojnë mendimet e tyre një partneri ose klasës.
-
Çfarë ke mësuar sot që mund të të ndihmojë t’i gjesh më mirë përgjigjet për pyetjet e tua rreth ungjillit?
-
Si mendon se do të ndikojë ajo që mësove sot, tek veprimet e tua në të ardhmen?
Dëshmoni për të vërtetat që keni studiuar sot, dhe inkurajojini nxënësit ta kërkojnë të vërtetën që ka zbuluar Ati Qiellor dhe Jezu Krishti nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.