Plaku Klark G. Gilbert nënvizon rëndësinë e lirisë së zgjedhjes në procesin e të mësuarit. Duke iu drejtuar pjesës “Ftoni të Mësuarit me Zell” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, ai eksploron mënyra për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të mësuar, për të treguar mbresat e tyre dhe për ta vënë në zbatim atë që po mësojnë. Kur nxënësit mësojnë të marrin përgjegjësi për të mësuarit e tyre, ata e ftojnë udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë, i cili do të jetë vendimtar për mbijetesën e tyre shpirtërore.