Transmetimet e Trajnimeve
Përgatitja dhe Mësimdhënia e Mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”: Diskutim me Mësuesit


20:50

Përgatitja dhe Mësimdhënia e Mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”: Diskutim me Mësuesit

Transmetimi i Trajnimit Vjetor të SeI‑së për Vitin 2025

E enjte, 23 janar 2025

Vëllai Xhejson Uillard: Vëllai Dajreng, faleminderit që më dhatë mundësinë të vij e të takohem me mësuesit tuaj. Atëherë, disa kohë më parë, Vëllai Ueb paraqiti këto mësime nga “Përgatitja për Jetën”. Çfarë mendimesh ju erdhën në fillim kur dëgjuat për herë të parë për këto mësime nga “Përgatitja për Jetën”?

Motra Hant.

Motra Hant: Mendimet e mia të para ishin mbingarkuese. Po përpiqem të jap mësim shkrimet e shenjta dhe ndihem mësuese e re. Ndaj, duke shtuar dhe mësimet nga “Përgatitja për Jetën”, mendova: “Oh, mos! Çfarë tjetër duan që unë të bëj tani?”

Vëllai Uillard: Shumë mirë. Kush tjetër u ndje i mbingarkuar? A ka ndonjë njeri që do të rrëfehet? Po. Faleminderit, Motra Hant.

Vëllai Kavano, cila ishte përvoja juaj?

Vëllai Kavano: Për mua, disi … qe si një farë treni i lojërave zbavitëse. Pra, fillimisht dëgjova për to, i pashë temat dhe u emocionova shumë. Më pas, kur e pashë udhëzuesin e ritmit të shtohej dhe mësova se sa shpesh vërtet do t’i jepnim mësim, u zhgënjeva. I dua shumë shkrimet e shenjta. Doja të jepja mësim vetëm shkrimet e shenjta dhe tashti kam gjithë këto mësime nga “Përgatitja për Jetën”. Tani, kur iu futëm më thellë kësaj, kuptova se ka shumë shkrim të shenjtë në të dhe është veç një shkrim i shenjtë më i zbatueshëm, pra, si t’i japësh mësim shkrimet e shenjta në një mënyrë më të zbatueshme. Por, fillimisht, isha disi i zhgënjyer.

Vëllai Uillard: Atëherë, që prej asaj kohe, si jeni ndier? U bë ca kohë që i jepni mësim ato. Si jeni ndier që prej atij zhgënjimi fillestar?

Vëllai Kavano: Ka ndryshuar. Po flisja me një nxënëse disa javë më parë për këtë dhe ajo përmendi se mësimet e saj të parapëlqyera në seminar ishin të përgatitjes për jetën, sepse ajo ndjeu sikur shkrimet e shenjta gjenin më tepër zbatim për të dhe jetën e saj.

Vëllai Uillard: Shumë mirë. Dhe Plaku Bednar na mëson që herë të japim mësim sipas radhës, herë të japim mësim sipas çështjes ose sipas temës. Dhe mund ta bëjmë këtë edhe me shkrimet e shenjta. Shumë bukur, Vëllai Kavano. Faleminderit.

Po, Motra Uillër.

Motra Uillër: Unë përjetova disa emocione. Pata një lloj emocioni tjetër, ose jo tamam emocion… sesa atë ndjesinë që “O, ja dhe një ndryshim tjetër”. Ka pasur shumë ndryshime. Atëherë, ky është viti im i pestë i mësimdhënies dhe ka qenë vetëm ndryshim, ndryshim, ndryshim, ndryshim. Çdo vit ka disa ndryshime të reja. Por njëkohësisht, isha e ngazëllyer; domethënë, sa më shumë që lexoja për këto mësime, mendoja: “Do të jenë vërtet të dobishme për shumë nga nxënësit tanë”.

Vëllai Uillard: Shumë mirë. Pra ju mendoni se ishte një ndryshim i mirë?

Motra Uillër: E ndiej se ishte një ndryshim i mirë, por mendoj se është ende diçka me të cilën po përshtatemi.

Vëllai Uillard: Mirë. Gëzohem që e dëgjoj. Faleminderit. Çfarë keni përjetuar me këto mësime nga “Përgatitja për Jetën” teksa keni dhënë mësim?

Po, Motra Robins.

Motra Robins: Has vazhdimisht temën e përfshirjes së Zotit në jetën vetjake dhe në të mësuarit vetjak. Nuk ka rëndësi se cili është mësimi nga “Përgatitja për Jetën”. Vërtitet po te kjo: “Ja si mund ta përfshish Zotin në jetën tënde”. Qoftë për administrimin e financave vetjake, qoftë për organizimin apo vënien e përparësive, po të mund t’ua mësojmë atyre këtë aftësi për t’u mbështetur te Zoti që herët në jetë dhe për ta përfshirë Atë në gjërat që kanë rëndësi për ta, ata do të kenë rëndësi për Të.

Vëllai Uillard: Sa më pëlqen ta dëgjoj këtë! Pra, nga përvoja juaj, a do të thoshit se ato janë të qendërzuara te Krishti?

Motra Robins: Përbërësit janë ende aty. Kemi vënien në qendër të Krishtit, kemi përqendrimin te nxënësi dhe bazimin te shkrimet e shenjta. Pra, të gjitha elementet përbërëse janë aty. Dhe një mësim me to është përqendrimi kryesor për ne. Ndihemi rehat sepse e njohim atë element përbërës dhe që të gjitha janë prapë aty.

Vëllai Uillard (i drejtohet Motrës Robins): Faleminderit për këtë.

Vëllai Sirëll. (I drejtohet Vëllait Sirëll.)

Vëllai Sirëll: Për mua, mund ta bëni përmbajtjen e mësimit që të ketë lidhje praktike me jetën e nxënësve, që sa janë ende të rinj në moshë. Hidhini një sy çdo mësimi nga “Përgatitja për Jetën”. Është mrekulli të mund të shohësh se sa lidhje praktike ka për këdo t’i studiojë e mësojë. Më pëlqen shumë kjo. Kjo në fakt më ndërtoi vetëbesim në mësimdhënie, e keni parasysh, se ka një lidhje praktike në çdo gjë që bëjmë, duke përfshirë të qenit të qendërzuar te Krishti dhe të bazuar në shkrimet e shenjta.

Vëllai Uillard: Më pëlqen fort kjo. Pra, ideja është që këto mësime janë po ato që kemi bërë gjithmonë, por ndoshta bëjnë që të shtohet ndjesia e lidhjes praktike për nxënësit tanë. Shumë mirë, Vëllai Sirëll, faleminderit për këtë. Por le të flasim tani për trajnimin tuaj.

Së fundmi, ju mësuat rreth tri aftësive që do t’ju ndihmojnë për ta bërë jetën tuaj më të lehtë si mësues, ndërsa i përgatitni këto mësime nga “Përgatitja për Jetën”. Atëherë, kishim përqendrimin te qëllimi i mësimit. Kishim atë të vërtetën e theksuar me shkronja të zeza siç gjendet në fjalën e Perëndisë dhe më pas, një veprimtari ku nxënësit do të demonstronin të mësuarit e tyre. Pra, me këto tri gjëra në mendje dhe që jeni ushtruar paksa tanimë, cila ka qenë përvoja juaj? Çfarë ndryshimi keni parë në klasat tuaja duke i përdorur këto tri aftësi?

Po, Motra Uillër.

Motra Uillër: Në përpjekjet e mia … kam zbuluar se dua të kaloj më shumë kohë për ta kuptuar dhe pastaj përfundoj duke pasur më pak kohë për ta vënë në zbatim atë, për ta ushtruar atë. Por, teksa ushtrohem për t’i ndihmuar ta kuptojnë më shpejt se cili është qëllimi i mësimit dhe më pas të gjejnë të vërtetën e theksuar me shkronja të zeza, atëherë mund të kemi më shumë kohë për t’u ushtruar. Pra, kanë më tepër kohë që të mund të ushtrohen vetë në klasë nga sa ndieja se u jepja më përpara.

Vëllai Uillard: Pra, nëse e kuptoj saktë, ju, si shumë prej nesh, nuk lini shumë kohë në fund të mësimit për atë vënien në zbatim, apo jo?

Motra Uillër: Po.

Vëllai Uillard: Dhe kjo ju lejon të jeni më e qëllimshme në mënyrën se si po e rezervoni kohën për çdo nxënës që të ketë një përvojë që e tregon se ata vërtet ndien ose mësuan ose duan të bëjnë diçka ndryshe. Apo jo?

Motra Uillër: Po. Dhe, pastaj, nxënësit japin më shumë rezultat kur kanë më tepër kohë për ta ushtruar atë.

Vëllai Uillard: Faleminderit. Më pëlqen vërtet kjo.

Vëllai Sirëll: Mendoj se për mua, e vërteta e theksuar me shkronja të zeza, më ndihmon, e bën më të lehtë, të bazohem te shkrimet e shenjta. E keni parasysh, ne thjesht mund t’i marrim shkrimet e shenjta dhe t’i ndihmojmë nxënësit që ta identifikojnë atë aty dhe gjatë gjithë mësimit. Dhe gjithashtu të mund t’i përdorin fjalët e profetëve dhe t’i gërshetojnë me atë të vërtetën që përbën një parim të theksuar me shkronja të zeza që ata mund ta mësojnë për atë ditë. Kjo na ndihmon të mund të jemi të efektshëm kur ushtrohemi sepse kalojmë kohë me shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë.

Vëllai Uillard: Pra, lidhur me atë që tha Vëllai Kavano më parë për frikën se jemi larguar nga shkrimet e shenjta. Ai është një nga shqetësimet tona; që një mësues mund të ndiejë se ngaqë po jep mësim për një temë të çështjeve materiale, nuk po i përdor shkrimet e shenjta për të dhënë mësim rreth ripërtëritjes emocionale.

Vëllai Sirëll: Po.

Vëllai Uillard: Mirëpo shohim se nuk mund të japin mësim për ripërtëritjen emocionale pa shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve. Apo jo? Kështu që e vërteta e theksuar me shkronja të zeza i çimenton ato së bashku. Epo, faleminderit për këtë, Vëllai Sirëll. E thatë shumë mirë.

Ju lutem, Vëllai Alkala.

Vëllai Alkala: Një nga citimet e mia të parapëlqyera nga Plaku Paker është se studimi i doktrinës së Krishtit do ta ndryshojë sjelljen më shpejt sesa studimi i sjelljes do të ndryshojë sjelljen. Dhe më duket magjepsëse; jam një njeri që më pëlqen të lexoj libra për vetëpërmirësim, që më pëlqen të dëgjoj folësit motivues. Por, edhe pse japin mësim ca të vërtetë, ata nuk e kanë të vërtetën e plotë.

Dhe në këto mësime përgatitore, po japim mësime që mund t’i ndihmojnë në jetën e tyre, në të cilën është i përfshirë Jezu Krishti. Për shkak të kësaj, ata do t’i rritin mundësitë e tyre për të pasur sukses. Ata do të bëjnë ndryshime në një mënyrë më të shpejtë. Ata do të shohin më tepër bekime. Dhe kam parasysh që … jam student në universitet. Kështu që këto mësime përgatitore për jetën më kanë bekuar shumë.

Duke parë se si më ka bekuar mua, e di me siguri se mund ta bekojë jetën e nxënësve që po u japim mësim.

Vëllai Uillard: E the bukur, Vëllai Alkala. Pra, ju vetë jeni bekuar ndërsa jeni përpjekur t’i ndihmoni nxënësit tuaj me këto mësime nga “Përgatitja për Jetën”, sepse gjen zbatim edhe për një student universiteti. Apo jo?

Vëllai Alkala: Po.

Vëllai Uillard: Sa e bukur! Faleminderit për këtë. Po qëllimi i mësimit? Po objektivi? A ka qenë e dobishme kjo për ndonjërin, teksa përpiqeni ta përqendroni mësimin tek ai objektiv dhe t’i ndihmoni nxënësit të synojnë drejt tij? Në ç’mënyrë?

Vëllai Kavano.

Vëllai Kavano: Një nga gjërat që kam zbuluar, është që nëse e filloj mësimin tim duke e vendosur atë qëllim në tabelë ose thjesht duke thënë: “Ej klasa, ky mësim do t’ju ndihmojë për këtë gjë”; disa nga nxënësve në klasë, që janë më pak në gjendje apo nuk i kuptojnë shkrimet e shenjta aq lehtë sa të tjerët, duke e pasur atë qëllim atje, u jep në njëfarë mënyre diçka për të kërkuar në shkrimet e shenjta. Pra, e dinë se si po e lexoj unë këtë varg dhe ai supozohet të më ndihmojë për këtë gjë. Ndaj është më e lehtë ta kuptojnë atë që po lexojnë dhe ta zbatojnë në jetën e tyre. Të paktën këtë kam parë në klasën time. Nuk e di se si ju të tjerët e bëni në klasën tuaj.

Vëlla Uillard: A e ka parë ndonjë tjetër këtë? Po të njëjtën ndihmë. Thjesht po e hedh për diskutim, Vëllai Kavano. E thatë me të vërtetë mirë; kur dhashë mësimin tim nga “Përgatitja për Jetën” disa javë më parë, ngaqë doja ta ushtroja këtë, kjo ishte gjëja ku e përqendrova të gjithë mësimin tim, që të mund të thosha se ka një objektiv që duam ta arrijmë, dhe më pas gjatë orës së mësimit, më ndihmoi të sigurohesha që ende kisha në shënjestër atë objektiv. Ndaj, më vjen mirë që e vërejtët këtë. Faleminderit për këtë.

Po, Vëllai Dajreng.

Vëllai Dajreng: Na siguron një vizion tek i cili mund të kthehemi vazhdimisht. Dhe e dimë se kur kemi një vizion dhe ua japim nxënësve atë vizion, ka shumë më tepër ndjesi qëllimi në klasën tonë dhe është shumë më e lehtë për ta arritur atë objektiv kur, në radhë të parë, dihet se cili është objektivi.

Vëllai Uillard: Po. Pra, Vëllai Dajreng, më lejoni t’ju bëj këtë pyetje: Si do të ishte po të jepnit mësim vetëm për ripërtëritjen emocionale pa atë objektiv? Nëse hyni në klasë dhe thjesht jepni mësim për një temë të caktuar?

Vëllai Dajreng: Mund të shikoj një diskutim të mrekullueshëm rreth shumë gjërave të ndryshme. Por, mund të mos e arrijmë objektivin për t’u përqendruar tek ajo që është më e rëndësishmja, të bëjmë, siç tha Motra Robins, lidhjen e gjithçkaje që po japim mësim me Shpëtimtarin, Jezu Krishtin. Lidhja e asaj që po japim mësim, me shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve dhe pasja e atij qëllimi na ankoron në to dhe bën që ato gjëra të ndodhin në vend që thjesht të bëjmë një diskutim të këndshëm me nxënësit rreth një teme.

Vëllai Uillard: Po. A keni ndier se këto mësime të përgatitjes për jetën mund të ndezin një diskutim të këndshëm?

Nëse gjithçka do të bëjmë është thjesht një diskutim i këndshëm, ne nuk po i ndihmojmë ata të kthehen më thellësisht në besimin te Jezu Krishti. Nuk po i ndihmojmë të kualifikohen për bekimet e tempullit. Nuk po i ndihmojmë të përgatitin veten, familjet e tyre dhe të tjerët për jetën e përjetshme me Atin e tyre në Qiell. Pra, të jemi të kujdesshëm që të qëndrojmë të rrënjosur në fjalën e Perëndisë, që ato të vërteta të theksuara me shkronja të zeza të mos jenë thjesht gjëra të këndshme të shkruara në një faqe, porse janë të vërteta të fuqishme nga Ati Qiellor që gjenden në fjalën e Tij, dhe që ne po e synojmë qartë këtë objektiv, me qëllim që gjithçka bëjmë në atë mësim të vërtitet tek ai objektiv.

Dhe më pas, siç thotë motra Uillër, ne mund ta paraqesim atë veprimtari mësimore në fund që të mund t’ia japim çdo nxënësi atë mundësi. U tha kaq mirë. Ndonjë mendim tjetër për ato tri aftësi?

Motra Uillër.

Motra Uillër: Vetëm diçka praktike. Ndonjëherë jeta ka të papriturat e saj dhe mund të mos kemi aq shumë kohë sa menduam. E dimë që do të përgatitim më shumë nga sa kemi kohë. Ndaj ai qëllim më ndihmon të di se çfarë mund të heq nga mësimi im dhe prapë të marr atë që na nevojitet që të mund ta kuptojmë atë qëllim.

Vëllai Uillard: Kjo është kaq e bukur. Pothuajse ju ndihmon të caktoni ritmin e mësimit tuaj gjatë mësimit. Pasi më herët folët për vënien në zbatim, që ndonjëherë lëmë shumë pak kohë për të. Por tani, me qëllimin, të vërtetën e theksuar me shkronja të zeza dhe veprimtarinë, ju jeni në gjendje të caktoni ritmin tuaj gjatë mësimit aktual dhe të siguroheni që gjërat e rëndësishme do të jepen mësim ose do të kuptohen nga ata nxënës, në vend që thjesht t’i kaloni si tangjente apo të flisni rreth literaturës më të fundit mbi ripërtëritjen emocionale ose mbi administrimin financiar.

Motra Uillër: Dhe mund ta bëni në më pak kohë nëse nevojitet dhe ende të dëshmoni për atë të vërtetë.

Vëllai Uillard: Oh, kjo është kaq e bukur. Po. Pra, e shkurton, madje jep më tepër esencën e mësimit dhe e bën më të efektshëm. Por prapëseprapë mbetet i fuqishëm. Shumë mirë. Edhe dy mendime të tjera.

Motra Hant.

Motra Hant: Do të thosha, për mua, në përgatitjen e këtyre mësimeve, është më e lehtë kur kam qëllimin, të vërtetën e theksuar me shkronja të zeza dhe demonstrimin. Sepse, shumë herë, siç thatë ju, mund ta bënim në një milion mënyra të ndryshme nëse nuk do të kishim një qëllim. Pra, mund të përdorja gjithë ato materiale të ndryshme. Por, ngaqë kam qëllimin dhe shkrimin e shenjtë dhe të vërtetën e theksuar me shkronja të zeza, është më e lehtë për mua të përgatitem. Mund të them: “Në rregull, do të shkojmë këtu, këtu dhe këtu”. Dhe ndihem sikur nxënësit plotësojnë pjesën tjetër, dhe ka qenë shumë mirë.

Vëllai Uillard (i drejtohet Motrës Hant): Faleminderit për këtë.

Vëllai Alkala. (I drejtohet vëllait Alkala.)

Vëllai Alkala: Gati pothuajse një vit e gjysmë më parë, Presidenti Nelson premtoi në konferencën e përgjithshme se, në ditën e fundit, ne do të shihnim shfaqjet më madhështore të fuqisë së Zotit. Dhe mendoj se këto mësime përgatitore për jetën po na ndihmojnë të njohim të vërtetat që po na japin sytë për ta parë dorën e Tij më qartë dhe të shohim fuqinë e Tij.

Edhe vetëm kjo e vërtetë na e jep atë vizion që, po, Jezu Krishti jo vetëm që e forcoi Nefin, por Ai mund të më forcojë mua. Jezu Krishti jo vetëm që e mësoi Nefin se si të ndërtonte një barkë, Ai mund të më ndihmojë [të di] se si ta ndërtoj jetën time mbi Të. Ai jo vetëm që i ndihmoi jareditët ose nefitët që të përparonin, por Ai mund të më ndihmojë edhe mua për financat e mia.

Pra mendoj se përqendrimi i këtyre mësimeve përgatitore për jetën po na ndihmon të shohim se e vërteta nuk ndryshon kurrë. Dhe Jezu Krishti është i njëjti dje, sot dhe përgjithmonë.

Vëllai Uillard: Vëllai Alkala, a beson se këto mësime nga “Përgatitja për Jetën” mund të jenë dëshmi e njërës prej këtyre shfaqjeve më madhështore të fuqisë së Zotit në ditët e fundit?

Vëllai Alkala: Po, sepse e kam parë në jetën time.

Vëllai Uillard: Edhe unë. Faleminderit që e ndatë dëshminë tuaj me ne. Atëherë, pyetja jonë e fundit sot është, çfarë këshille do t’u jepnit mësuesve anembanë botës që sapo po i fillojnë këto mësime nga “Përgatitja për Jetën”? Keni pasur përvojë deri më tani me këto mësime. Çfarë do t’u thoshit mësuesve anembanë botës?

Ju lutem, Vëllai Simons.

Vëllai Simons: Do të thosha se një e vërtetë e jetuar është një e vërtetë e mësuar si për mësuesin, ashtu edhe për nxënësin. Prandaj mësuesi duhet ta jetojë atë. Pra, ju doni që … mësimdhënia juaj do të jetë më e fuqishme nëse e jetoni atë që po jepni mësim. Dhe pastaj, nëse mund t’i ndihmoni nxënësit tuaj ta jetojnë atë që po u mësohet, kjo është e fuqishme.

Vëllai Uillard: Ua. Pra, nëse e kuptoj saktë, të jetuarit në fakt të këtyre mësimeve, të jetuarit e këtyre parimeve prej jush, do t’ju japë fuqi më të madhe teksa u jepni mësim nxënësve?

Vëllai Simons: Po. Pata një përvojë kur po bëhesha gati të jepja mësimin për mbështetjen shpirtërore te vetja dhe mendova: “Nuk jam aq i mbështetur shpirtërisht te vetja”. Dhe iu futa punës për këtë dhe e ndryshova një gjë në jetën time që të më ndihmonte të jem më i mbështetur shpirtërisht te vetja. Ende po punoj me këtë. Dhe mendoj se më ndihmoi të jap mësim me më tepër fuqi.

Vëllai Uillard: Kjo është njëmend fantastike! Faleminderit për këtë. Vërtet!

Po, Motra Robins.

Motra Robins: Programi mësimor është kaq i mirë sa një nga gjërat e mia të parapëlqyera është të shoh për pyetje, të kërkoj pyetjet në mësim. Nganjëherë, mund t’i vendos fjalë për fjalë në një faqe për prezantim ose thjesht t’ua bëj pyetjet nxënësve dhe kjo krijon një bashkëbisedim që na rikthen te vetë qëllimi, tek e vërteta. Programi mësimor ka bërë punën më të madhe për mua se si t’u bëj pyetje fantastike nxënësve në mënyrë që të mund ta jetojnë të vërtetën. Më pëlqejnë shumë ato pyetje. Kjo do të ishte këshilla ime, pra, që t’i shikoni ato pyetje dhe t’i përdorni ato.

Vëllai Uillard: Pra, ju keni këto tri pika ankorimi në mësim. Por keni edhe pyetje të ndërthurura kudo. Dhe keni zbuluar se këto pyetje janë vërtet të dobishme?

Motra Robins: Janë tepër të dobishme!

Vëllai Uillard: Faleminderit për këtë.

Vëllai Sirëll: Mendoj për një mësues të ri, e keni parasysh, për disa prej këtyre mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”, nuk duhet të jeni i kualifikuar ose tepër i zoti për këto. Thjesht duhet, siç tha Motra Robins, t’i përmbaheni programit mësimor dhe të mund të dëshmoni për Shpëtimtarin dhe do të jeni në rregull. Nuk ju duhet të jeni specialist për emocionet, shëndetin mendor, ose nuk duhet të dini gjithçka që ka të bëjë me përballimin e ankthit. Përmbajuni programit mësimor. Të rinjtë e të rejat do të dinë se çfarë duhet të dinë për t’u mbështetur te Shpëtimtari që të kapërcejnë sfidat që po kalojnë.

Vëllai Uillard: Vëllai Sirëll, jam i lumtur që e the këtë, sepse ka shumë mësues aty jashtë që ndihen të mbingarkuar në fillim, siç tha Motra Hant, pra ndiejnë sikur duhet të jenë specialistë ose përndryshe nuk mund ta japin mësim atë. Por më pëlqen shumë ajo që tha Vëllai Simons: “Nëse thjesht do të përpiqeni t’i jetoni këto parime në jetën tuaj, Fryma e Shenjtë do të vijë dhe do t’u japë dëshmi nëpërmjet jush nxënësve tuaj dhe do të bekojë breza të tërë. Prej jush, që po përpiqeni ta zbatoni këtë program të bukur mësimor dhe që të mund të përpiqeni ta bekoni jetën e tyre si një amator, jo si një profesionist.

Vëllai Sirëll: Po. Dhe mendoj se është mirë që të rinjtë e të rejat e dinë se nuk jeni specialist. Drejtojini ata te Shpëtimtari sepse Ai është specialisti.

Vëlla Uillard: Ai është eksperti! O, Vëllai Sirëll, më pëlqen shumë kjo. Faleminderit që e thatë. Ndonjë gjë tjetër që doni të thoni atëherë për mësuesit tanë në mbarë botën?

Motra Uillër.

Motra Uillër: Mendoj, nëse pyesni ndonjëherë: “Si do të jetë vallë mësimi i qendërzuar te Krishti?” … Dhe disa prej tyre ndiejnë se nuk janë. Merrni parasysh, për shembull, planifikimin financiar. Dhe mendoj, a mund ta rilidhim përherë atë me planin e shpëtimit dhe të kujtojmë se qëllimi është që ne të bëhemi si Ati ynë Qiellor, të kemi një jetë si e Tija, si dhe veç të pyesni veten: “Si po ndihmon kjo për ta përmbushur qëllimin?”

Vëllai Uillard: O, ua!

Motra Uillër: E bën tepër të qendërzuar te Krishti.

Vëllai Uillard: Shumë mirë. Pra, jo vetëm të qendërzuar te Jezu Krishti, por te plani i shpëtimit ku qendra është Ai. Dhe pastaj shikoni se si do t’i ndihmojë kjo nxënësit tanë të përparojnë për t’u bërë si Ati ynë Qiellor. Shumë mirë. Faleminderit Motra Uillër.

Vëllai Dajreng.

Vëllai Dajreng: Këshilla ime do të ishte thjesht të përvishni mëngët, të kini besim. Përvishni mëngët dhe bëni përpjekje. Dhe, kam vënë re që, kur i kam ushtruar këto aftësi, kjo ka ndihmuar për të ma ndryshuar mendësinë, tek përgatitem, nga të menduarit: “Çfarë do të bëj unë?” te “Ç’do t’i ndihmoj nxënësit që të bëjnë për t’u bërë të kthyer në besim te Shpëtimtari?”. Dhe pikërisht ky ndryshim ka sjellë një diferencë të stërmadhe. Ka qenë një bekim i stërmadh ndërsa kam dhënë mësim e kam ndërvepruar me nxënësit.

Vëllai Uillard: Pra, vëllai Dajreng, para disa kohësh në trajnimin tuaj, u premtuat diçka mësuesve tuaj. A e keni parë këtë të ndodhë në klasat e tyre dhe në vetë klasën tuaj?

Vëllai Dajreng: Absolutisht. Tek kemi mundësi ta shikojmë njëri‑tjetrin duke dhënë mësim dhe t’i japim vetë këto mësime, përsëris atë që tha Vëllai Alkala, duke cituar Presidentin Nelson, se ato mrekulli po shihen, se dëshmitë e nxënësve po forcohen në gjithfarë fushash të jetës së tyre dhe gjithçka po rilidhet te Shpëtimtari, Jezu Krishti. Ka qenë një bekim tejet i madh, i jashtëzakonshëm.

Vëllai Uillard: Faleminderit.

Vëllai Dajreng: S’ka përse.

Vëllai Uillard: Faleminderit, secilit prej jush, që jepni mësim. Faleminderit që i doni fëmijët e Perëndisë aq sa të dëshironi të bekoni jetën e tyre. Ju jeni duke bërë një ndryshim. Në fakt, dua të falënderoj mësuesit tanë në mbarë botën, secilin prej tyre, për të gjitha të mirat që po bëjnë. Ju po punoni me kaq zell për të bekuar brezin e ri. Ne ju duam. Kjo nuk është e lehtë. Duam që ju të dini se asnjë përpjekje nuk shkon kot. Asgjë që bëni në klasë për të bekuar fëmijët e Perëndisë, nuk do të shkojë kot. Faleminderit për këtë. Kur e merrni parasysh titullin “Mësim nga Përgatitja për Jetën”, përfytyrojeni këtë që vijon si një titull për mësimin nga “Përgatitja për Jetën”: “Po sikur të shtonim një fjalë dhe të ishte ‘Mësimi nga Përgatitja për Jetën e Përjetshme’”? A ju kujtohet vite më parë, Presidenti J. Ruben Klark na mësoi se jo vetëm koha, por përjetësia është fusha juaj.

Këto mësime tematike janë të rëndësishme, por jeta e tyre e përjetshme ka tepër shumë rëndësi dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet Birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. E di se Ai jeton. E di se Ai ju do ju dhe nxënësit tuaj më shumë nga ç’mund të thuhet me fjalë. Ai do të na ndihmojë. Ai do t’ju ndihmojë. Unë e di këtë. Në emrin e Jezu Krishtit, amen.