Transmetimet e Trajnimeve
Përgatitja dhe Mësimdhënia e Mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”: Përgatitja e një Mësimi


2:32

Përgatitja dhe Mësimdhënia e Mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”: Përgatitja e një Mësimi

Transmetimi i Trajnimit Vjetor të SeI‑së për Vitin 2025

E enjte, 23 janar 2025

Mësimi për nesër do të jetë mësimi 185: “Ndërtimi i Forcës Emocionale te Zoti”. Do të gjej këtu qëllimin e këtij mësimi nga “Përgatitja për Jetën”. Ndodhet pikërisht këtu. “Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndihen të sigurt që Shpëtimtari do t’i përkrahë ata në ndërtimin e ripërtëritjes emocionale.” Do ta mbaj shënim këtë. Mirë. Tani do të gjej në mësim të vërtetën e theksuar me shkronja të zeza.

Duket sikur është pikërisht këtu. “Jezu Krishti mund të na ngushëllojë dhe forcojë në sfidat tona emocionale për shkak se edhe Ai i ka përjetuar ato.” Do ta mbaj shënim edhe këtë. Dua të shoh se ku mund ta përcaktojmë këtë të vërtetë në shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve. Duket sikur përmendet Isaia 53:3–5. Thjesht po e hap te shkrimi.

Dhe do të kërkoj për këtë të vërtetë te këto shkrime të shenjta. Do ta shenjoj qartë atë; “[ai mbante] dhembje[t] … [dhe] sëmundjet tona …, [i cili është i] përulur, … [i] tejshpua[r] për shkeljet tona”. Dhe pastaj duket se ka edhe një citim nga Plaku Soares. Do të shenjoj edhe pikat që e demonstrojnë këtë të vërtetë. “Zemra e Shpëtimtarit është e mbushur me mëshirë … pasi Ai e përjetoi Vetë dhe mori mbi Vete në mish dhembjen e dobësive dhe ligështive tona.”

Dhe më pas, do të gjej se ku mund ta demonstrojë këtë secili nxënës. Duket se në fund fare thotë që do t’u kërkojmë atyre të mbyllin sytë dhe të përfytyrojnë Shpëtimtarin e ringjallur me ta gjatë vështirësive të tyre. Do ta mbaj shënim edhe këtë.