Transmetimet e Trajnimeve
Përgatitja dhe Mësimdhënia e Mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”: Si të Japësh Mësim


4:54

Përgatitja dhe Mësimdhënia e Mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”: Si të Japësh Mësim

Transmetimi i Trajnimit Vjetor të SeI‑së për Vitin 2025

E enjte, 23 janar 2025

Motra Katrina Hant: Mirë. Sot, djema e vajza, dua që ju të diskutoni pak në tavolinat tuaja se cila është një situatë emocionalisht sfiduese që kalojnë adoleshentët. Mirë, le të flasim me njëri‑tjetrin për një minutë.

KLASA: (Diskutime)

Motra Hant: Në ditarin tuaj të studimit, shkruani që tani për një situatë emocionalisht sfiduese që po kaloni aktualisht.

Shpresa ime për ju sot është që, kur të largoheni, do të ndieni më shumë siguri se Shpëtimtari mund t’ju ndihmojë dhe do t’ju ndihmojë gjatë sfidave që po kaloni aktualisht, gjatë çdo sfide që po vjen.

Në rregull. Pra, për të filluar sot, kush është shembulli ynë më i mirë në gjithçka?

KLASA: Jezu Krishti.

Motra Hant: Bukur. Më pëlqen shumë kjo! Atëherë, a do të kaloni të gjithë tek Isaia, kapitulli 53? Dhe, a do të shkoni te vargjet 3 deri në 5? A do ta lexoni pak më vete këtë në heshtje? Dhe në këtë letër ngjitëse, a do të shkruani pak një frazë që ju pëlqeu dhe që ju ra në sy? Mbrapa ka një citim nga Plaku Soares. A do të nënvizoni thjesht diçka që ju bie sërish në sy, ashtu siç bëtë në shkrimet e shenjta?

Në tavolinën tuaj, a do të mendoni për këtë shkrim të shenjtë tek Isaia 53:3–5 dhe citimin e Plakut Soares? Dhe, a do të gjeni një të vërtetë që mund ta nxjerrim nga të dyja këto burime të caktuara në mënyrë hyjnore? Vazhdoni.

KLASA: (Diskutime)

Motra Hant: Dakord! A ka ndonjë tavolinë që do të na tregojë? Çfarë të vërtete gjetët?

Opia.

Opia: E vërteta që gjeta, ishte në citim. Thuhet: “Shpëtimtari na ofron ndihmë dhe ngushëllim”. Dhe diçka që më pëlqen për këtë është se Ai e di se çfarë po kalojmë dhe Ai është gjithmonë pranë për ne. Nganjëherë mendojmë se jemi vetëm, por sikur thjesht t’i drejtohemi Atij, Ai gjithmonë do të na përgjigjet.

Motra Hant: Më pëlqen shumë kjo. Shpëtimtari e di se çfarë po kalojmë.

Dhe çfarë mund të bëjë Ai rreth kësaj?

Opia: Ai mund të na dërgojë dikë që ta kemi krah, dikë tek i cili e dimë se mund të shkojmë gjithmonë, duke na dhënë paqe të mendjes.

Motra Hant: Më pëlqen shumë kjo. Dhe që në fillim, ti përmende edhe se na ngushëllon, apo jo? Ai mund të na japë paqe dhe ngushëllim.

Djema dhe vajza, e di se kjo e vërtetë që nxorët nga shkrimet e shenjta dhe nga Plaku Soares, është e vërtetë. Në vetë jetën time, ka pasur raste kur askush tjetër nuk mund kurrsesi ta dinte se si ndihesha unë. Por e di se Shpëtimtari e dinte dhe se Ai më dha paqe e ngushëllim. Dhe prandaj do ta provojmë këtë thjesht me anë të përfytyrimit.

Në rregull. Atëherë, mbyllini të gjithë sytë. Dhe, që të gjithë, a do të mendoni veç për situatën emocionalisht sfiduese që e shkruat në ditarin tuaj të studimit? Dhe unë thjesht do t’ju bëj ca pyetje. Dhe dua veç të mendoni për të. Pastaj, pas ca minutash, do t’ju kërkoj t’i hapni sytë dhe të shkruani disa mendime e ndjenja. Mirë?

Pyetja e parë: Nëse Shpëtimtari do të ishte me ty, çfarë mendon se do të bënte Shpëtimtari? Çfarë mendon se do të bënte Shpëtimtari ndërkohë që po kalon situatën tënde emocionalisht sfiduese? Çfarë mendimesh e ndjenjash mundet të të vinin?

Një pyetje tjetër: Çfarë mund të të thoshte Ai ty? Çfarë mund të të kërkonte Ai që të bëje?

Tjetra: Si mund të të ndihmojnë prania, dashuria dhe përkrahja e Tij që ta mbash nën kontroll dhe ta kapërcesh stresin tënd emocional?

A mund t’i hapni sytë dhe në ditarin tuaj të studimit të shkruani ndonjë mendim dhe ndjenjë që patët?