Seminari
Përgjegjësia Jonë e Besëlidhjes për të Shpërndarë Ungjillin: “Tërë Familjet e Tokës do të Bekohen nëpërmjet … Pasardhësve të Tu”


“Përgjegjësia Jonë e Besëlidhjes për të Shpërndarë Ungjillin: ‘Tërë Familjet e Tokës do të Bekohen nëpërmjet … Pasardhësve të Tu’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Përgjegjësia Jonë e Besëlidhjes për të Shpërndarë Ungjillin: ‘Tërë Familjet e Tokës do të Bekohen nëpërmjet … Pasardhësve të Tu’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Përgatitja e Misionarëve: Mësimi 196

Përgjegjësia Jonë e Besëlidhjes për të Shpërndarë Ungjillin

“Tërë Familjet e Tokës do të Bekohen nëpërmjet … Pasardhësve të Tu”

Missionaries teaching about the Temple to a new member outside the Seoul Korea Temple.

Ndërsa zgjedhim të ndjekim Shpëtimtarin dhe të ecim përgjatë shtegut të besëlidhjeve, Ai na premton të njëjtat bekime që i dha Abrahamit. Këto bekime përfshijnë fuqinë e priftërisë, familjet e përjetshme dhe një trashëgimi në mbretërinë çelestiale. Si pjesë e kësaj besëlidhjeje, ne kemi përgjegjësinë e shenjtë për të përhapur ungjillin e Shpëtimtarit anembanë botës, në mënyrë që të gjithë të mund t’i marrin këto bekime të mrekullueshme. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë rreth përgjegjësisë së tyre të besëlidhjes për t’ua shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shpenzojnë disa minuta të studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta duke kërkuar bekimet dhe përgjegjësitë e besëlidhjes së Abrahamit. Ata mund ta studiojnë fragmentin e zotërimit doktrinor tek Abraham 2:9–11 ose të kërkojnë “Besëlidhja e Abrahamit” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Gjatë mësimit, mund t’i ftoni të tregojnë gjërat që mësuan ose pyetjet që kanë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Familjet e tokës

ikona e seminarit Përgatitni katër zarfe, duke i vënë secilit një numër: 1, 2, 3 ose 4.

Shtypeni në letër fletushkën nga të dyja anët “Familjet e tokës”, përpara dhe mbrapa. Priteni përgjatë vijave të ndërprera, duke krijuar një figurëformuese nga të dyja anët. Duke përdorur numrat e titujve në pjesën e pasme të secilës pjesëz, vendosini ato në zarf me numrin përkatës. Organizojini nxënësit në katër grupe dhe jepini secilit grup një zarf më vete. Nëse keni një klasë të madhe, merreni parasysh t’i dyfishoni udhëzimet dhe të organizoni tetë grupe nxënësish.

Ftojeni secilin grup të shikojë figurat në pjesëzat e veta të figurëformueses dhe të japë udhëzimet vijuese.

Si grup, përzgjidhni një nga figurat e një personi te pjesëzat përkatëse të figurëformueses dhe krijoni një përshkrim të shkurtër për atë person. Kjo mund të përfshijë:

  • Emrin

  • Vendin nga vjen

  • Hollësi mbi familjen e atij personi

  • Gjërat që po shkojnë mirë në jetën e atij personi

  • Sfidat me të cilat po përballet

Ftojeni secilin grup t’ia tregojë klasës hollësitë që krijuan për atë person që zgjodhën nga pjesëzat e veta të figurëformueses. Pasi të kenë folur, ftojini nxënësit të kenë në vëmendje gjatë gjithë mësimit se çfarë na ka kërkuar Zoti të bëjmë për të bekuar njerëzit në mbarë botën, si ata që u përshkruan nga secili grup. Shpjegoni se nxënësit do ta ndërtojnë të gjithë figurëformuesen së bashku më vonë në mësim.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë fragmentin vijues me grupet e veta.

Lexo tek Abraham 2:9–11, duke kërkuar atë që Zoti i tha Abrahamit se do të bënte për të bekuar kombet dhe familjet e tokës. Shënim: Këto vargje përmbajnë një pjesë të asaj që njihet si besëlidhja e Abrahamit.

  • Kush është fara e Abrahamit? (Shih vargjet 10–11.)

  • Cilat janë disa mënyra se si Zoti mund të bekojë familjet e tokës nëpërmjet farës së Abrahamit?

Thënia vijuese mund të jepet për të përkrahur ose shtuar te përgjigjet e nxënësve.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth farës së Abrahamit:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Ne jemi fara e Abrahamit. …

Puna misionare është një shpalosje e identitetit dhe e trashëgimisë sonë shpirtërore. Ne u parashuguruam në ekzistencën para lindjes dhe u lindëm në jetën e vdekshme që të përmbushim besëlidhjen dhe premtimin që Perëndia i bëri Abrahamit. Jemi këtu mbi tokë, në këtë kohë, që të lartësojmë priftërinë e të predikojmë ungjillin. Kjo është cilët jemi dhe kjo është ajo përse jemi këtu – sot e ngaherë.” (“Të Bëhesh Misionar”, Liahona, nëntor 2005, f. 47; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2005, f. 63)

  • Si do ta përmblidhje këtë thënie?

Nxënësit mund të thonë diçka të tillë si: Si pasardhës të Abrahamit, ne kemi një përgjegjësi të besëlidhjes për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit anembanë botës. Merreni parasysh të përdorni fjalët e nxënësve për ta shkruar këtë të vërtetë në tabelë.

Për ta kuptuar më mirë rëndësinë e kësaj përgjegjësie, nxënësit mund të ftohen të lexojnë tre paragrafët e parë te faqja 1 dhe 2 të udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim nën titullin “Mandati Juaj për ta Dhënë Mësim Ungjillin e Rivendosur të Jezu Krishtit”.

  • Përse disa njerëz mund të jenë të emocionuar për këtë përgjegjësi? Përse disa mund të ngurrojnë?

  • Si mendon, si mund të bekojë ungjilli i Jezu Krishtit njerëz si ata që përshkrove te pjesëzat përkatëse të figurëformueses?

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë vlerën e përhapjes së ungjillit, mund të pyesni se çfarë mbajnë mend rreth besëlidhjes së Abrahamit ose shpjegoni sa vijon (për më shumë hollësi, shihni te “Mësimi 23: ‘Zanafilla 12; 17’” dhe “Mësimi 24: ‘Abraham 2:9–11’”):

Si pjesë e besëlidhjes së Abrahamit, Perëndia na ka premtuar bekimet e priftërisë së Tij, familjet e përjetshme dhe një trashëgimi në mbretërinë çelestiale. Këto janë bekime që Ai i dëshiron për të gjithë fëmijët e Tij dhe ne kemi privilegjin dhe përgjegjësinë t’i përhapim ato në botë.

  • Si mund të na motivojë të kujtuarit e këtyre bekimeve për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit tek të tjerët?

Reflekto mbi ndjenjat e tua vetjake në lidhje me përhapjen e ungjillit tek të tjerët. Vazhdo të kërkosh pikëpamje që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh më mirë bekimet dhe privilegjin e kësaj përgjegjësie të shenjtë.

Përmbushja e përgjegjësisë sonë të besëlidhjes

Isaia 49 përmban profeci të mbledhjes së Izraelit në ditët e fundit, duke përfshirë predikimin e ungjillit. Profeti Nefi i Librit të Mormonit shpjegoi se këto profeci ishin një kujtesë se Perëndia do ta mbante besëlidhjen e Tij për të bekuar familjet e tokës nëpërmjet farës së Abrahamit (shih te 1 Nefi 22:7–9). Shënim: Shërbëtori i referuar tek Isaia 49:3 dhe 5 mund të përshkruajë individë që i prijnë njerëzit drejt Krishtit, përfshirë pjesëtarët e shtëpisë së Izraelit, profetët dhe Vetë Shpëtimtarin.

Paraqitini udhëzimet e mëposhtme. Nxënësit mund ta plotësojnë këtë me grupet e tyre.

Mëso rreth profecive të Isaias duke lexuar shkrimet e shenjta dhe thëniet në pjesën e pasme të pjesëzave të figurëformueses sate. Diskuto dhe përgatitu për t’ia treguar klasës sa vijon:

  1. Gjërat që mëson rreth përgjegjësisë sonë të besëlidhjes për të shpërndarë ungjillin.

  2. Mënyrat se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të na përkrahin ndërsa e përmbushim këtë përgjegjësi.

  3. Shembuj se si kjo mund të zbatohet nga misionarët dhe anëtarët e tjerë të Kishës së Zotit.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni secilin grup t’ia tregojë shkurtimisht klasës gjetjet e veta. Inkurajoni shumë anëtarë nga secili grup që të tregojnë diçka. Pasi çdo grup të flasë, ata mund të vendosnin pjesëzat e tyre të figurëformueses në tabelë, poshtë të vërtetës që u shkrua më herët. Pjesëzat nga secili grup do të ndërthuren për të krijuar një figurë të shumë njerëzve dhe të frazës “Familjet e tokës”. Kur ta mbarojnë, merreni parasysh të shikoni materialin filmik “President Russell M. Nelson Introduces Preach My Gospel, Second Edition” [“Presidenti Rasëll M. Nelson Paraqet ‘Predikoni Ungjillin Tim’, Botimi i Dytë”] nga kodi kohor 0:00 deri në 0:55, në dispozicion nëChurchofJesusChrist.org. Nxënësit mund të kërkojnë pikëpamje shtesë rreth përgjegjësisë sonë të besëlidhjes për të shpërndarë ungjillin.

2:59

Përfundimi

Plotëso një ose më shumë nga thëniet vijuese në ditarin tënd të studimit në lidhje me përgjegjësinë tonë të besëlidhjes për të shpërndarë ungjillin:

Sot mësova se njerëzit anembanë botës …

Sot mësova që unë …

Sot mësova që Shpëtimtari …

Ftojini disa vullnetarë të tregojnë atë që shkruan. Përfundojeni duke shprehur ndjenjat tuaja për përgjegjësinë tonë të besëlidhjes për të shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit tek të tjerët. Kujtojuni nxënësve se kjo është puna e Shpëtimtarit dhe Ai do t’i ndihmojë ata në përpjekjet e tyre.