Seminari
Abraham 2:9–11: Përgjegjësitë Tona në Besëlidhjen e Abrahamit


“Abraham 2:9–11: Përgjegjësitë Tona në Besëlidhjen e Abrahamit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Abraham 2:9–11: Përgjegjësitë Tona në Besëlidhjen e Abrahamit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 12–17; Abraham 1–2: Mësimi 24

Abraham 2:9–11

Përgjegjësitë Tona në Besëlidhjen e Abrahamit

A young man in a black shirt standing and showing an open Book of Mormon to another young man standing beside him.

Zoti bëri një besëlidhje me Abrahamin dhe pasardhësit e tij. Si fara e Abrahamit, ne kemi përgjegjësinë besëlidhëse t’i çojmë bekimet e ungjillit të Shpëtimtarit tek të gjitha familjet e tokës. Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të veprojnë sipas përgjegjësive që Zoti u ka dhënë atyre si fara e Abrahamit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pyetjeve vijuese dhe t’i diskutojnë ato me një pjesëtar të familjes: “Pse ungjilli i Jezu Krishtit ka rëndësi për ty? Pse mendon që të gjithë njerëzit kanë nevojë për të?”

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Fara e Abrahamit

Mund ta filloni orën mësimore duke u dhënë nxënësve 30 sekonda kohë për të renditur sa më shumë fjalë që munden, të cilat i përshkruajnë ata vetë. Më pas, kërkojuni nxënësve të rrethojnë tri fjalë që i përshkruajnë ata më së miri. Disa nxënës mund t’ia tregojnë klasës.

  • Në ç’mënyra ndikojnë këta përcaktues në sjelljen tënde?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth identitetit tonë:

17:8
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Ju mund të kënaqeni me muzikë, me sporte ose të prireni nga mekanika dhe një ditë mund të punoni në tregti, në një zanat ose me arte. Sado të rëndësishme që mund të jenë veprimtari dhe punë të tilla, ato nuk përcaktojnë se cilët jemi. Në fillim e në radhë të parë, ne jemi qenie shpirtërore. Ne jemi bij [dhe bija] të Perëndisë dhe fara e Abrahamit.” (“Becoming a Missionary”, Liahona, nëntor 2005, f. 47)

  • Çfarë të bën përshtypje nga ajo që dha mësim Plaku Bednar rreth identitetit tonë parësor?

Nëse nxënësit e studiuan Mësimin 23: “Zanafilla 12–17”, ftojini të përmbledhin me një shok të klasës atë që mbajnë mend rreth besëlidhjes së Abrahamit. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se si fara, ose pasardhësit, e Abrahamit, jo vetëm na premtohen bekime domethënëse, por ne gjithashtu besëlidhim të përmbushim përgjegjësi domethënëse. Ftojini ata ta përfundojnë vlerësimin vijues të vetes.

Përzgjidh cilat nga pohimet vijuese janë të vërteta për ty:

  • Unë i kuptoj përgjegjësitë e mia si fara e Abrahamit.

  • Po kërkoj të përmbush përgjegjësitë e mia si fara e Abrahamit.

  • Kam gjetur gëzim të madh nga përmbushja e përgjegjësive të mia si fara e Abrahamit.

  • Nuk e kuptoj cilat janë përgjegjësitë e mia si fara e Abrahamit.

  • Kam pyetje se cilat janë përgjegjësitë e mia si fara e Abrahamit.

Ftojini nxënësit ta shënojnë çdo pyetje që mund të kenë ose mbresë që ndien, ndërsa i morën parasysh këto pohime. Ftojini të kërkojnë zbulesë nga Ati i tyre në Qiell nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ditur se si mund t’i përmbushin më mirë përgjegjësitë e tyre si fara e Abrahamit.

ikona e zotërimit doktrinor Abraham 2:9–11 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo tek Abraham 2:8–11, duke kërkuar përgjegjësitë tona si fara e Abrahamit.

  • Çfarë pret Shpëtimtari nga ne?

    Mund t’i ftoni nxënësit të bëjnë çfarëdo pyetje rreth vargjeve. Ndërsa i diskutoni përgjegjësitë e besëlidhjes së Abrahamit, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me: Si fara e Abrahamit, Shpëtimtari na ka dhënë një përgjegjësi për t’i bekuar të gjitha familjet e tokës me bekimet e ungjillit të Tij.

    Nxënësit mund të kenë dobi nga dijenia se ata mund ta përmbushin përgjegjësinë e besëlidhjes së tyre duke ndihmuar të mblidhet Izraeli.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund t’i bekojmë të gjitha familjet e tokës me ungjillin e Shpëtimtarit?

Lexo te 1 Nefi 15:18, duke kërkuar kohën se kur do të përmbushet besëlidhja e Abrahamit.

Presidenti Rasëll M. Nelson, dëshmoi:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Ne kemi përgjegjësi për t’i ndihmuar që të plotësojnë besëlidhjen e Abrahamit. Pasardhësit tanë janë të parashuguruar dhe të përgatitur që të bekojnë të gjithë popujt e botës. Kjo është arsyeja përse detyra e priftërisë përfshin punën misionare. Pas rreth 4 000 vjetësh parashikimi dhe përgatitjeje, kjo është koha e caktuar kur ungjilli duhet të çohet tek farefiset e tokës. Kjo është koha e mbledhjes së premtuar të Izraelit. Dhe ne kemi për të marrë pjesë! A nuk është kjo emocionuese?” (“Besëlidhjet”, Liahona, nëntor 2011, f. 88)

“Në çfarëdo kohe që bëjmë çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën anë të velit – që të bëjë dhe të mbajë besëlidhjet e veta me Perëndinë, ne po ndihmojmë për ta mbledhur Izraelin.” (“Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Liahona, nëntor 2020, f. 93)

  • Çfarë ndien për ungjillin e Jezu Krishtit?

  • Si mendon, përse të gjithë njerëzit kanë nevojë për të?

  • Çfarë përvojash ke pasur ti (ose njerëz që i njeh) me mbledhjen e Izraelit?

Përmbushja e përgjegjësive tona

ikona e seminaritKjo pjesë e mësimit u jep kohë nxënësve në orën mësimore që të bëjnë diçka për të përmbushur përgjegjësitë e tyre në besëlidhjen e Abrahamit. Mund të krijoni stacione mësimi duke u bazuar në fletushkën vijuese. Nxënësit mund të zgjedhin një veprimtari ku të përqendrohen, ose mund të lëvizin nëpër veprimtaritë e ndryshme. Mund të caktoni udhëheqës mes nxënësve për secilin stacion që t’i ndihmojnë bashkëmoshatarët e vet për të përfunduar ushtrimet. Ftojini nxënësit të kërkojnë frymëzim kur të përzgjedhin se ku të përqendrohen.

Pas një kohe të mjaftueshme, lejojini nxënësit ta tregojnë veprimtarinë që zgjodhën dhe atë që u ndien të frymëzuar të bëjnë.

ikona e seminarit Ndërsa nxënësit u përgjigjen disave ose të gjitha pyetjeve vijuese, mendoni mënyra për t’i ndihmuar nxënësit ta kërkojnë, ta dallojnë dhe të veprojnë sipas zbulesës vetjake. Një mënyrë se si ta bëni këtë është të pyesni veten: “Çfarë tjetër mund t’i ftoj të bëjnë?” Kur ia bëni këtë lloj pyetjeje vetes mund të ftoni frymëzimin nga Fryma e Shenjtë mbi mënyrën se si t’i ndihmoni nxënësit të veprojnë sipas zbulesës vetjake që marrin.

Për trajnim shtesë mbi pyetjet për ndjekjen e ecurisë që ftojnë zbulesën vetjake, shihni pjesën “Ndihmojini nxënësit ta kërkojnë, dallojnë e veprojnë sipas zbulesës vetjake” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.

Nxënësit mund të kenë dobi nga koha për të reflektuar dhe dhënë përgjigje për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë bëre ose çfarë planesh bëre për t’i bekuar të tjerët me ungjillin e Shpëtimtarit?

  • Çfarë ke ndier nxitjen të bësh gjatë ditëve dhe javëve në vijim që:

    • T’i ndihmosh të tjerët të bëjnë besëlidhje ose t’i mbajnë ato?

    • Të shpërndash ungjillin e Shpëtimtarit?

    • T’i ndihmosh njerëzit në anën tjetër të velit?

Merreni parasysh të dëshmoni për përgjegjësinë tonë të rëndësishme, si fara e Abrahamit, për t’ua treguar bekimet e ungjillit të Shpëtimtarit të gjithë njerëzve.

Mësoni Përmendsh

Nëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet tek Abraham 2:9–11 është: “Zoti i premtoi Abrahamit se fara e tij do ta ‘mbajë këtë shërbesë dhe Priftëri për të gjitha kombet’”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.