Seminari
Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision: Bekimet nga Shërbimi Misionar


“Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision: Bekimet nga Shërbimi Misionar”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision: Bekimet nga Shërbimi Misionar”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Përgatitja e Misionarëve: Mësimi 198

Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision

Bekimet nga Shërbimi Misionar

vetëm digjital

Shërbimi në një mision për Zotin është një mundësi e mrekullueshme. Ati Qiellor i bekon misionarët ndërsa shërbejnë dhe u japin mësim njerëzve në komunitetet e tyre dhe anembanë botës. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të vendosësh të shërbesh në një mision. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për t’i shërbyer Zotit si misionarët e Tij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin dikë që njohin, që shërbeu në një mision, se çfarë bekimesh dalloi që i dha Zoti atij për shkak të shërbimit të tij. Ata mund ta bëjnë këtë personalisht, me telefon, ose me mesazh me celular apo me postë elektronike. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të treguar atë që mësuan.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shërbimi në një mision kohëplotë

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore në një mënyrë që i ndihmon nxënësit të mendojnë rreth shërbimit ndaj Zotit si misionarët e Tij kohëplotë. Ju mund të këndoni himnin “Thirrur t’i Shërbejm’” (Himne, nr. 158) dhe t’u kërkoni nxënësve të tregojnë se kë njohin që ka shërbyer ose po shërben në një mision dhe ku. Ose mund t’u kërkoni disa nxënësve para orës mësimore të sjellin fotografinë e dikujt që njohin, që po i shërben Zotit në një mision.

  • Çfarë ka dhënë mësim Zoti rreth përgjegjësisë së të rinjve dhe të rejave për të shërbyer si misionarë?

Ndërsa nxënësit përgjigjen, sigurohuni që ata të kuptojnë sa vijon.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Zoti i ka kërkuar çdo të riu të denjë dhe të aftë të përgatitet dhe të shërbejë në një mision. … Për motrat e reja dhe të afta, misioni është gjithashtu një mundësi e fuqishme, por me dëshirë.” (“Predikimi i Ungjillit të Paqes”, Liahona, maj 2022, f. 6)

Kjo përfshin misionet e predikimit dhe shërbimit.

Ju mund t’i shkruani pyetjet vijuese në tabelë dhe t’u kërkoni nxënësve të shumtë të japin mendimet e tyre për njëri-tjetrin:

  • Cilat janë disa arsye përse dikush mund të dojë të shërbejë në një mision?

  • Cilat janë disa arsye përse mund të jetë e vështirë të zgjedhësh të shërbesh në një mision?

Nëse është e dobishme, shpjegoni se shumë të tjerë janë përballur me shqetësime. Për shembull, në kohën që Presidenti M. Rasëll Ballard (1928–2023), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vendosi të shërbente në një mision, prindërit e tij nuk ishin aktivë në Kishë (shihni te “Shërbimi Misionar e Bekoi Jetën Time Përgjithmonë”, Liahona, maj 2022, f. 8). Presidenti Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi se ai “nuk kishte asnjë traditë misionare në familjen [e tij]” (shihni te “My Mission Influence” [“Ndikimi i Misionit Tim”] [3:31] nga kodi kohor 2:01 deri në 2:16 në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org). Babai i Plakut Kuentin L. Kuk nuk ishte aktiv në Kishë dhe e inkurajoi vëllanë e tij të shkonte në shkollën e mjekësisë në vend që të shkonte në një mision (shihni te “Kthimi në Besim te Vullneti i Perëndisë”, Ensign, maj 2002, f. 54).

Ndalu një çast për të shkruar në ditarin tënd të studimit se si ndihesh në lidhje me shërbimin në një mision kohëplotë dhe përse.

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfim nga Zoti për të të ndihmuar në vendimin tënd a të shërbesh në një mision kohëplotë dhe se si të përgjigjesh ndaj shqetësimeve që mund të kesh.

Kur i bindemi Zotit

Lexo te Ligji i Përtërirë 28:1–6, 9, duke kërkuar atë që premtoi Zoti nëpërmjet Moisiut nëse bëjmë atë që Ai na kërkon.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të japin shembuj të llojeve të ndryshme të bekimeve që Zoti premtoi në këto vargje. Mund të jetë e dobishme të dini se fraza “fryti i barkut tënd” (Ligji i Përtërirë 28:4) u referohet pasardhësve.

  • Përse është e dobishme të dish bekimet e shumta të ndryshme që na premton Zoti nëse e bëjmë atë që na kërkon Ai?

  • Si mendon se premtimet e Zotit në këto vargje mund të gjejnë zbatim në bindjen tonë për t’i shërbyer Atij si misionarët e Tij?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Të dashur miq të rinj në moshë, secili prej jush është jetik për Zotin. Ai ju ka ruajtur deri më tani që të ndihmoni për të mbledhur Izraelin. Vendimi juaj për të shërbyer në një mision, qoftë një mision predikimi apo shërbimi, do t’ju bekojë ju dhe shumë të tjerë.” (“Predikimi i Ungjillit të Paqes”, Liahona, maj 2022, f. 6–7)

Merreni parasysh të shkruani në tabelë: Zoti do të na bekojë ne dhe shumë të tjerë kur zgjedhim të shërbejmë në një mision.

Kuptueshmëria për disa prej bekimeve që ofron Perëndia, mund të ndihmojë për vendimin tonë për të shërbyer në një mision.

Për këtë veprimtari të radhës, ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur janë misionarë kohëplotë. Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe ose treshe Pleqsh dhe Motrash. Nxënësit mund t’i tregojnë njëri-tjetrit se cili do të ishte emri i tyre në një mision: Plaku (mbiemri) ose Motra (mbiemri). Mund të shpjegoni se në një mision kohëplotë, dyshet misionare studiojnë së bashku çdo mëngjes.

ikona e seminarit Nxënësit mund të studiojnë përmbajtjen e fletushkës “Bekimet që Perëndia ua Jep Misionarëve të Tij” për studimin e dyshes së tyre.

Lexo disa ose të gjitha shkrimet e shenjta dhe thëniet në fletushkën “Bekimet që Perëndia ua Jep Misionarëve të Tij”, ose gjej shkrime të shenjta ose thënie shtesë. Merre parasysh t’i shenjosh ose t’i rrethosh bekimet që janë kuptimplota për ty. Vër re që Zoti i jep këto bekime gjatë dhe pas shërbimit misionar.

vetëm digjital

Për bekime shtesë të shërbimit ndaj Zotit si një misionar, merreni parasysh të shfaqni një material filmik të Presidentit Xhefri R. Holland dhe Plakut Kuentin L. Kuk, të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, që diskutojnë një nga bekimet vijuese:

Këto materiale filmike janë të gjitha në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Nxënësit gjithashtu mund të shtojnë çdo bekim që kanë vënë re nga shpërndarja e ungjillit tani, dhe të përsiatin se si mund të lidhen me shërbimin në një mision në të ardhmen.

Kur nxënësit ta kenë mbaruar studimin, ftojeni çdo dyshe të bëjë sa vijon:

Përgatit diçka që mund t’ia tregosh dikujt që po vendos a t’i shërbejë Zotit në një mision. Përfshi të paktën dy prej pikave vijuese:

  • Një ose dy bekime që mësove, që Perëndia i jep ndërsa shërbejmë në një mision kohëplotë dhe mënyrën se si ndihesh në lidhje me to.

  • Një shembull të dikujt që ti njeh, që mori një nga bekimet e Perëndisë që ti përcaktove, nëpërmjet shërbimit të tij misionar.

  • Mënyra se si ajo që mësove, ndikon në dëshirën tënde për t’i shërbyer Zotit si një misionar kohëplotë.

  • Ajo çka mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, që mund ta ndihmojë dikë të zgjedhë të shërbejë në një mision kohëplotë.

Pasi nxënësit të jenë përgatitur, ftojeni çdo dyshe ta ndajë mesazhin e vet në dy pjesë. Vërini ata të vendosin se cilën pjesë do të tregojë secili prej tyre. (Për shembull, njëri mund të tregojë një bekim dhe ndjenjat e tij në lidhje me të, më pas tjetri mund të japë një shembull dhe mënyrën se si përqendrimi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të ndihmojë.) Merreni parasysh a do të ishte më e efektshme t’i vini disa dyshe të flasin para klasës, apo a do të ishte më mirë nëse do ta bënin paraqitjen për njëri-tjetrin në grupe të vogla. Nëse e bëjnë paraqitjen në grupe të vogla, mund t’i pyesni më pas se çfarë ishte kuptimplotë për ta që e dëgjuan nga dikush tjetër ose që e treguan vetë.

Vendimi yt

Ndalu një çast që të mbyllësh sytë dhe të mendosh rreth Atit Qiellor. Kujtoje dashurinë e Tij për ty. Të reja, imagjinoni se si mund të ndihet Ai ndërsa përpiqeni të kuptoni vullnetin e Tij rreth shërbimit në një mision. Të rinj, mendoni për atë që do të donte Ati Qiellor që të bëni tani, që të përgatiteni për t’u bërë misionarë të efektshëm ose për të shprehur çdo shqetësim që keni rreth shërbimit.

Kërko ndihmën e Atit Qiellor ndërsa e shkruan në ditarin e studimit atë që mësove ose atë që Ai mund të dojë që të kujtosh nga ky mësim, ndërsa mendon t’i shërbesh Zotit si një misionar kohëplotë.

Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës ta tregojnë atë që mësuan ose ndien në këtë mësim. Shtoni edhe mendimet dhe dëshminë tuaj.