Seminari
Rëndësia që Ka Bindja për t’i Sjellë të Tjerët te Krishti: Bindja në Punën Misionare


“Rëndësia që Ka Bindja për t’i Sjellë të Tjerët te Krishti: Bindja në Punën Misionare”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Rëndësia që Ka Bindja për t’i Sjellë të Tjerët te Krishti: Bindja në Punën Misionare”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Përgatitja e Misionarëve: Mësimi 200

Rëndësia që Ka Bindja për t’i Sjellë të Tjerët te Krishti

Bindja në Punën Misionare

Sister missionaries teaching family outside in Bolivia

Zgjedhja për të qenë të bindur për shkak se i duam Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, është një pjesë thelbësore e udhëtimit tonë në vdekshmëri (shih te Gjoni 14:15). Bindja jonë vetjake është veçanërisht e rëndësishme kur e përfaqësojmë Shpëtimtarin Jezu Krisht si anëtarë të Kishës së Tij dhe si misionarë kohëplotë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë rëndësinë e bindjes gjatë bërjes së punës së Shpëtimtarit si misionarë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë disa nga standardet për shërbimin misionar që gjenden te Pjesa 3 e materialit “Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Përndryshe, nxënësit mund të flasin me dikë që shërbeu në një mision dhe ta pyesin se çfarë standardesh të misionit mban mend ai.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Standardet misionare

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke shfaqur një figurë të një misionari dhe burimin Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit nga ChurchofJesusChrist.org. Mund t’u shpjegoni nxënësve se pritet që misionarët të zbatojnë standarde të caktuara ndërkohë që përfaqësojnë Shpëtimtarin.

  • Cilat janë disa nga standardet që misionarët pritet t’u binden?

Nëse është e nevojshme, mund të jepni disa nga standardet misionare të përmendura më poshtë, nga përvoja juaj, ose të tjerë që gjenden te Pjesa 3 ose Pjesa 7 e materialit Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit nga ChurchofJesusChrist.org. Mund të vini në dukje se nga misionarët gjithashtu pritet të ndjekin këshillën e udhëheqësve të tyre të misionit ndërsa e drejtojnë punën e Zotit në drejtësi.

Disa standarde misionare:

  • Ji dashamirës, pozitiv dhe lartësues.

  • Gjithmonë qëndro me shokun ose shoqen tënde misionare.

  • Shmangi situatat që mund të bëhen të rrezikshme fizikisht apo shpirtërisht. Mos përdor vegla dore elektrike, mos vër në punë makineri të rënda ose mos udhëto në traktorë, rimorkio ose pjesën e prapme të kamionçinës.

  • Shmang televizorin, filmat, lojërat kompjuterike dhe materialet filmike të paautorizuara.

  • Kufizoje kontaktin fizik me dikë të gjinisë së kundërt në një shtrëngim duarsh.

  • Përse disa nga këto standarde mund të jenë sfiduese që t’u bindet një misionar/e? Përse do të ishin të rëndësishme që misionarët t’i zbatojnë?

Mund t’i ftoni disa nxënës të japin një shembull të një misionari që njohin, të standardeve që iu kërkuan të mbante, dhe të mënyrës se si Shpëtimtari e bekoi atë për përpjekjet e tij.

Drejtësia dhe bindja vetjake

Mund të jepni thënien vijuese nga Plaku Soares për t’i ndihmuar nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë rreth marrëdhënies së bindjes dhe punës misionare.

Kur foli me misionarët, Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Drejtësia vetjake është një nga kualifikimet më të rëndësishme që ta përfaqësojmë Shpëtimtarin përpara botës. Ajo gjithashtu na kualifikon për të pasur shoqërimin e Shpirtit të Zotit me vete. …

Nëse zgjedhim të mos jemi të bindur, nuk do të jemi në gjendje të përfaqësojmë Shpëtimtarin siç duhet, as nuk do të kemi Shpirtin e Zotit me vete. … Me qëllim që të jeni një ndikim pozitiv në jetën e individëve të cilëve u jepni mësim, duhet të keni Shpirtin e Zotit me vete. …

Nëse bindeni me një zemër të gatshme, do t’i demonstroni Zotit gatishmërinë tuaj për ta ndjekur Atë, dashurinë tuaj për Të dhe për Atin Qiellor. Përparimi juaj shpirtëror do të jetë më i madh. Ju do të arrini ta njihni Shpëtimtarin dhe kjo do të bëjë të gjithë ndryshimin në misionin dhe në jetën tuaj.” (Scott Tayler, “Obedience Is Critical for Missionaries to Fulfill Their Responsibilities, Elder Soares Teaches”,newsroom.ChurchofJesusChrist.org, 29 mars 2021)

  • Çfarë mësojmë nga Plaku Soares rreth rëndësisë së bindjes?

    Nxënësit mund të përdorin fjalët e tyre për të përcaktuar një të vërtetë si: drejtësia dhe bindja vetjake na kualifikojnë për të përfaqësuar Shpëtimtarin dhe për të pasur shoqërimin e Shpirtit.

    Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se bindja përfshin mbajtjen e besëlidhjeve me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Bindja është një pjesë e rëndësishme e drejtësisë vetjake dhe një shprehje e dashurisë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin (shihni te Gjoni 14:15).

  • Çfarë bekimesh ke parë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin t’i japin dikujt që përpiqet fort t’u bindet Atyre?

  • Si i ke parë këto bekime në jetën tënde ose në jetën e dikujt që njeh?

Ndalu një çast për të marrë parasysh me lutje përpjekjet e tua të tanishme për të qenë i bindur ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të dallosh gjërat që po i bën mirë ose mund të nevojitet t’i përshtatësh për ta treguar më mirë dashurinë tënde ndaj Tyre dhe për t’i sjellë të tjerët tek Ata.

Bindja besnike në punën misionare

Për t’i ndihmuar nxënësit të shohin mënyrën se si bindja mund të na ndihmojë të sjellim të tjerë te Krishti, merreni parasysh të diskutoni tregimin e ndikimit të Danielit te Mbreti Dar nga Daniel 6. Nxënësit mund ta kenë studiuar këtë tregim te Mësimi 145: “Daniel 6”. Mund ta përmblidhni shkurtimisht historinë me paragrafin vijues.

Megjithëse i skllavëruar në Babiloni dhe Persi, Danieli i shërbeu Zotit me besnikëri. Mbreti Dar parapëlqente Danielin “mbi prefektët dhe satrapët e tjerë” në mbretërinë e tij “sepse ai [Danieli] kishte një frymë më të lartë ”, (Daniel 6:3). Në një përpjekje për ta ulur Danielin në sytë e Mbretit Dar, prefektët e tjerë krijuan një plan për ta vënë besnikërinë e Danielit ndaj Mbretit Dar kundër besnikërisë së Danielit ndaj Perëndisë. Ata i bënë presion Darit të shpallte se lutja ndaj Perëndisë ose një njeriu tjetër përveç Darit, ndëshkohej me vdekje në gropën e luanëve (shih te Daniel 6:4–9). Pavarësisht rrezikut, Danieli dëftoi bindjen e tij të gatshme duke vazhduar t’i lutej Perëndisë. Kur u raportua për lutjet e Danielit, Dari pranoi me ngurrim ta hidhte atë në gropë.

Lexo te Daniel 6:18–28, duke kërkuar ndikimin që pati bindja e Danielit ndaj Zotit te Mbreti Dar.

  • Çfarë zbulove?

  • Si mund të kenë përpjekjet tona për t’iu bindur Zotit një ndikim pozitiv në mënyrën se si të tjerët i shohin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Tregoje atë që ke mësuar

ikona e seminarit Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të krijojnë një përvijim që mund të përdoret për një bisedë tri deri në pesë minuta. Për t’i ndihmuar nxënësit të krijojnë përvijimin e tyre, mund të siguroni fletushkën “Rëndësia e Bindjes kur Shpërndajmë Ungjillin e Jezu Krishtit”.

Udhëzimet vijuese mund të paraqiten për t’i ndihmuar nxënësit të krijojnë përvijimin.

Krijo një përvijim që mund të përdoret për të dhënë një bisedë tri deri në pesë minuta mbi rëndësinë e bindjes kur ua shpërndan ungjillin e Shpëtimtarit të tjerëve.

Përfshi të paktën tri nga pikat vijuese në përvijimin tënd.

  1. Një shkrim të shenjtë rreth bindjes dhe mënyrën se si mund të gjejë zbatim në shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit.

  2. Një shembull nga jeta ose mësimet e Jezu Krishtit që mund ta ndihmojë dikë që përpiqet të jetë i bindur.

  3. Një shembull të ditëve të sotme për rëndësinë e bindjes dhe mënyrën se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do t’i bekojnë përpjekjet tona.

  4. Një citim të shkurtër nga një udhëheqës i Kishës që thekson përpjekjen për të qenë i bindur dhe bekimet kur e bëjmë këtë gjë.

  5. Ndjenjat e tua vetjake rreth arsyes përse bindja është e rëndësishme kur e përfaqësojmë Shpëtimtarin si anëtarë të Kishës së Tij dhe si misionarët e Tij.

Gjithashtu mund t’u siguroni nxënësve fletushkën e dytë në këtë mësim për të organizuar përvijimin e bisedës së tyre. Ata mund të përfshijnë një titull në kutinë e parë, një hyrje të thjeshtë të bisedës së tyre në të dytën, tri gjërat që vendosën t’i përfshinin nga lista më lart në tri kutitë e radhës dhe dëshminë e tyre në kutinë e fundit.

Pasi nxënësit të kenë krijuar përvijimin, ata mund të punojnë me një partner ose për ta ushtruar, ose për ta përmirësuar bisedën e tyre. Mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm ta japin bisedën në klasë. Disa nxënës mund të mos ndihen rehat kur flasin me zë të lartë. Mund t’i inkurajoni ata ta marrin përvijimin në shtëpi dhe t’i japin mësim një pjesëtari të familjes ose shoku.

Merreni parasysh të jepni dëshmi për rëndësinë e drejtësisë vetjake ndërsa e përfaqësojmë Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij tek të tjerët.