Seminari
Identiteti dhe Qëllimi Ynë Hyjnor: Unë Jam Një Fëmijë i Perëndisë


“Identiteti dhe Qëllimi Ynë Hyjnor: Unë Jam Një Fëmijë i Perëndisë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Identiteti dhe Qëllimi Ynë Hyjnor: Unë Jam Një Fëmijë i Perëndisë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve: Mësimi 173

Identiteti dhe Qëllimi Ynë Hyjnor

Unë Jam Një Fëmijë i Perëndisë

For the Strength of Youth Pamphlet

Të rejat e Kishës anembanë botës shpallin: “Unë jam një bijë e dashur e prindërve qiellorë, me një natyrë hyjnore dhe fat të përjetshëm” (“Tema e Të Rejave”). Të rinjtë shpallin: “Unë jam një bir i dashur i Perëndisë dhe Ai ka një punë për mua që ta bëj” (“Tema e Kuorumeve të Priftërisë Aarone”). Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të reflektuar mbi identitetin dhe qëllimin e tyre hyjnor.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi rreshtin e parë të dokumentit “Tema e Të Rejave” ose “Tema e Kuorumit të Priftërisë Aarone”. Ata mund të përpiqen ta mësojnë përmendsh atë ose ta thonë përmendsh disa herë gjatë gjithë ditës. Nxënësit mund të tregojnë se si bërja e kësaj ndikoi në qëndrimet ose veprimet e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Jam një fëmijë i Perëndisë!

Fillimi i këtij kursi seminari përmban shumë mësime nga Dhiata e Vjetër që trajtojnë identitetin dhe qëllimin tonë hyjnor. Për shembull, Mësimi 3: “Abraham 3”, Mësimi 4: “Moisiu 1:1–11”, Mësimi 5: “Moisiu 1:12–26” dhe Mësimi 8: “Zanafilla 1:26–27”. Ky mësim do të përsëritë të vërtetat rreth identitetit hyjnor nga mësime të tjera të Dhiatës së Vjetër. Mund të jetë përsëritje nëse nxënësit i kanë bërë këto mësime ose një këqyrje e mësimeve që do t’i studiojnë më vonë në seminar.

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke u treguar nxënësve një pasqyrë. Ftojini ata t’i diskutojnë pyetjet vijuese me një partner:

  • Sa shpesh shikohesh në pasqyrë gjatë ditës?

  • Çfarë mendon zakonisht ndërsa sheh reflektimin tënd?

Merreni parasysh t’i jepni çdo nxënësi një kopje të thënies vijuese:

Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u bëri të rinjve ftesën vijuese:

14:11
Official portrait of Elder Gary E. Stevenson of the Quorum of the Twelve Apostles, 2015.

“Shumë prej jush e nisin ditën duke qëndruar para një pasqyre. Nesër, këtë javë, këtë vit, gjithmonë, ndaloni ndërsa shikoni veten në pasqyrë. Mendojeni në mendjen tuaj ose thuajeni me zë të lartë: ‘Ua, pa më shiko! Jam i mahnitshëm! Jam një fëmijë i Perëndisë! Ai më njeh mua! Ai më do!’” (“Nxitjet e Shpirtit”, Liahona, nëntor 2023, f. 45)

Për të ndihmuar që të theksohet ftesa e Plakut Stivenson, mund t’i ftoni nxënësit të ngrihen dhe ta thonë përmendsh thënien e tij së bashku duke filluar me: “Ua, pa më shiko!”

Jepuni nxënësve kohë që të përsiatin sa vijon:

  • A mendon se thënia e Plakut Stivenson është e vërtetë në lidhje me ty? Përse po ose përse jo?

Ndërsa i studion fragmentet e shkrimit të shenjtë në këtë mësim, reflekto mbi mënyrën se si ato lidhen me ty. Ndërsa e bën këtë, Fryma e Shenjtë mund të ndihmojë të ripohohet ose rritet vetëbesimi yt rreth identitetit dhe qëllimit tënd hyjnor.

Një shembull nga shkrimet e shenjta

Merreni parasysh ta vizatoni tabelën vijuese në dërrasë dhe t’i ftoni nxënësit ta kopjojnë atë në ditarët e tyre të studimit. Ju mund ta zvogëloni numrin e fragmenteve të shkrimeve të shenjta që nxënësit do t’i studiojnë në përputhje me nevojat e nxënësve tuaj ose me kohën e orës mësimore në dispozicion.

Ne mësojmë shumë rreth identitetit dhe qëllimit tonë hyjnor nga përvojat dhe mësimet e njerëzve në Dhiatën e Vjetër. Megjithëse shumë nga këto fragmente janë për njerëzit e Dhiatës së Vjetër, të vërtetat mund të gjejnë zbatim edhe për ne.

Para se nxënësit të fillojnë t’i studiojnë këto fragmente, mund të jetë e dobishme ta studioni një nga fragmentet së bashku. Sa vijon është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Lexo te Moisiu 1:3, 6, 12–13 dhe kërko ndryshimin që bëri te Moisiu dijenia se ishte një fëmijë i Perëndisë.

  • Çfarë gjete?

Nxënësit mund të kenë dhënë të vërteta si: Unë jam një fëmijë i Perëndisë dhe Ai ka një punë për mua që ta bëj ose dijenia se unë jam një fëmijë i Perëndisë mund të më ndihmojë ta kapërcej tundimin. Në tabelë, vizato shigjeta nga Moisiu 1:3, 6, 12–13 drejt rrathëve të rinj. Shkruajini këto të vërteta, ose të tjera që nxënësit mund t’i kenë identifikuar, në këta rrathë të rinj. Nxënësit mund të ftohen të bëjnë të njëjtën gjë në ditarët e tyre të studimit.

Nëse nxënësit mund të kenë dobi nga diskutimi i mëtejshëm i këtyre të vërtetave, merreni parasysh të përdorni materialin nga Mësimi 4: “Moisiu 1:1–11” dhe Mësimi 5: “Moisiu 1:12–26”.

  • Si ka sjellë njohuria për këto të vërteta një ndryshim në jetën tënde (ose si mund të sjellë ajo një ndryshim)?

  • Cila mund të jetë një pjesë e punës që Perëndia ka për t’u përmbushur nga ti?

Studimi dhe diskutimi i nxënësve

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe ose në grupe të vogla dhe të jepni udhëzimet vijuese. Mund t’i ndryshoni udhëzimet sipas kohës që keni në dispozicion gjatë orës mësimore.

Shënime: Ju mund t’i ftoni nxënësit që lexuan te Zanafilla 1:26–27, të shohin edhe paragrafin e dytë të materialit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” për pikëpamje shtesë. Nëse nxënësit nuk janë të familjarizuar me historinë e Mbretëreshës Ester, merreni parasysh të shpjegoni se ajo ishte një grua judease në Persi, që rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar popullin e Zotit nga shkatërrimi.

  1. Lexo tre ose më shumë nga fragmentet e mbetura të shkrimit të shenjtë në tabelë.

  2. Në tabelën në ditarin e studimit, vizato shigjeta që dalin nga secili prej shkrimeve të shenjta që lexove. Vizato rrathë të rinj në fund të këtyre shigjetave.

  3. Brenda këtyre rrathëve të rinj, shkruaj atë që mëson nga shkrimi i shenjtë rreth identitetit ose qëllimit tënd hyjnor.

  4. Diskuto me grupin tënd se si këto mësime kanë ndikuar në jetën tënde ose se si ato ka gjasa që mund të bëjnë një ndryshim.

Kur nxënësit të kenë mbaruar, mund t’i ftoni ata t’i shtojnë disa nga të vërtetat që mësuan, në tabelën në dërrasë.

Më poshtë renditen të vërtetat që nxënësit mund t’i kenë përcaktuar, së bashku me mësimet shoqëruese.

Abraham 3:22–23. Unë jetova me Atin Qiellor si një nga fëmijët e Tij shpirtërorë përpara se të lindesha. Shihni te Mësimi 3: “Abraham 3”.

Abraham 3:24–26. Unë jam dërguar në tokë për të parë nëse do t’i zbatoj urdhërimet e Perëndisë.

Zanafilla 1:26–27. Unë jam një fëmijë i prindërve qiellorë, i krijuar sipas shëmbëlltyrës së tyre. Shihni te Mësimi 8: “Zanafilla 1:26–27”. Shihni edhe paragrafin e dytë të dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”.

Esterit 4:14. Ati Qiellor më vendos në situata ku mund të ndihmoj të përmbushet vepra e Tij. Shihni te Mësimi 94: “Esteri, Pjesa 1”.

Psalmeve 82:6. Unë jam një fëmijë i Perëndisë dhe kam potencialin të bëhem si Ai.

Jeremia 1:5. Përpara se të lindesha, Zoti më njihte dhe më dha përgjegjësi të caktuara për t’i kryer në vdekshmëri. Shihni te Mësimi 130: “Jeremia 1”.

Malakia 2:10. Ne jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë dhe duhet ta trajtojmë njëri‑tjetrin me dashamirësi.

Mund të zgjidhni disa nga thëniet që nxënësit i kanë shkruar në tabelë, dhe t’i diskutoni ato duke përdorur materialin nga mësimi përkatës. Shihni fundin e këtij mësimi për një variant të përfunduar të tabelës. Ose mund të bëni një ose më shumë pyetje si ato në vijim:

  • Përse mendon se është e rëndësishme ta dish këtë të vërtetë?

  • Cilat përvoja të kanë ndihmuar të besosh se kjo është e vërtetë?

  • Si mund të ndikojë njohja e identitetit dhe qëllimit hyjnor të të tjerëve në mënyrën se si i trajtojmë ata?

Mund ta paraqitni këtë thënie si pjesë të diskutimit rreth pyetjes së mëparshme:

Presidenti Rasëll M. Nelson na kërkoi t’i respektojmë të gjithë fëmijët e Perëndisë kur tha:

18:51
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Secili prej nesh ka një potencial hyjnor ngaqë secili është një fëmijë i Perëndisë. Secili është i barabartë në sytë e Tij. Nënkuptimet e kësaj të vërtete janë të thella. Vëllezër e motra, ju lutem dëgjojeni me kujdes atë që do t’ju them tani. Perëndia nuk e do një racë më shumë sesa një tjetër. Doktrina e Tij për këtë çështje është e qartë. Ai i fton të gjithë të vijnë tek Ai, ‘të zinj dhe të bardhë, skllevër dhe të lirë, burra dhe gra’ [2 Nefi 26:33].

Ju siguroj se gjendja juaj para Perëndisë nuk përcaktohet nga ngjyra e lëkurës suaj. I favorizuar ose jo nga Perëndia varet nga përkushtimi juaj ndaj Perëndisë dhe urdhërimeve të Tij dhe jo nga ngjyra e lëkurës suaj.

Brengosem që vëllezërit dhe motrat tona me ngjyrë në të gjithë botën po durojnë dhembjet e racizmit dhe të paragjykimit. Sot u bëj thirrje anëtarëve tanë kudo, që të prijnë udhën në braktisjen e qëndrimeve dhe veprimeve paragjykuese. Ju lutem që të nxitni respekt për të gjithë fëmijët e Perëndisë.

Pyetja për secilin prej nesh, pavarësisht nga raca, është e njëjtë. A jeni ju të gatshëm ta lejoni Perëndinë të triumfojë në jetën tuaj?” (“Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Liahona, nëntor 2020, f. 94)

Përfundimi

Imagjino sikur ndërsa po largoheshe nga seminari, një nxënës tjetër tha: “Nuk jam shumë i sigurt për gjërat që kemi mësuar sot. A i beson me të vërtetë të gjitha gjërat rreth identitetit dhe qëllimit tonë hyjnor?”

Reflekto mbi gjërat që mund të kesh mësuar dhe menduar. Në ditarin tënd të studimit, shkruaj një përgjigje të shkurtër që mund t’ia tregosh shokut tënd.

Ftojini disa nxënës ta tregojnë atë që kanë shkruar. Inkurajojini nxënësit ta vendosin thënien e Plakut Stivenson në një pasqyrë që e përdorin shpesh, në mënyrë që të mund ta ndjekin ftesën e tij. Figura vijuese jep disa ide mbi mënyrën se si mund të duket tabela e plotësuar pasi nxënësit ta përfundojnë veprimtarinë e studimit.