Seminari
Marrja nën Kontroll e Teknologjisë: “Le të Jemi të Kujdesshëm dhe Jo Rastësorë në Përdorimin e Teknologjisë nga Ana Jonë”


“Marrja nën Kontroll e Teknologjisë: ‘Le të Jemi të Kujdesshëm dhe Jo Rastësorë në Përdorimin e Teknologjisë nga Ana Jonë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Marrja nën Kontroll e Teknologjisë: ‘Le të Jemi të Kujdesshëm dhe Jo Rastësorë në Përdorimin e Teknologjisë nga Ana Jonë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve: Mësimi 174

Marrja nën Kontroll e Teknologjisë

“Le të Jemi të Kujdesshëm dhe Jo Rastësorë në Përdorimin e Teknologjisë nga Ana Jonë”

Two young men share experiences on a smartphone.

Ndonjëherë është e lehtë të jemi rastësorë në vend që të jemi të vëmendshëm dhe të qëllimshëm kur e përdorim teknologjinë. Nëse jemi të kujdesshëm dhe të qëllimshëm kur e përdorim atë, Zoti mund ta bëjë teknologjinë një bekim për ne dhe të tjerët. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i përdorin mësimet e Jezu Krishtit për të vlerësuar përdorimin nga ana e tyre të teknologjisë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përdorimit të teknologjisë nga ana e tyre dhe efekteve të saj të mundshme mbi ta dhe të tjerët. Si ndihmë për këtë, disa nxënës mund të kontrollojnë pajisjet e tyre për një veçori ose program që tregon se sa shumë po përdoret pajisja ose programet.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vendimet rreth përdorimit të teknologjisë

Merreni parasysh të vizatoni figurën e një personi që qëndron në udhëkryqin e disa shtigjeve.

Which way should I go
  • Cilat janë mënyrat e ndryshme se si të rinjtë e përdorin teknologjinë sot?

    Nxënësit mund të tregojnë përdorime të tilla si për të folur me të tjerët, për të studiuar shkrimet e shenjta, për të shijuar argëtim, për t’u përfshirë në mediat shoqërore dhe për të bërë detyrat e shtëpisë. Ndërsa nxënësit i përgjigjen pyetjes, mund të krijoni një listë ose t’i emërtoni shtigjet në tabelë me përgjigjet e nxënësve. Kjo listë do të jetë e dobishme për nxënësit më vonë në mësim.

  • Si mund ta dimë se çfarë është ose nuk është një përdorim i përshtatshëm i teknologjisë?

Ashtu si ky person me shumë shtigje ndër të cilat të zgjedhë, ne mund të hasim vështirësi për marrjen e vendimeve të mira rreth mënyrës se si e përdorim teknologjinë.

Lexoji vargjet vijuese duke kërkuar mënyrën se si Zoti mund ta udhërrëfejë vendimmarrjen tonë.

  • Eksodi 13:21–22

  • Psalmeve 119:105

  • Isaia 2:3, 5

    Mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë atë që do t’i shtonin vizatimit dhe arsyen përse. Ata mund të shtojnë një llambë, kolonë resh ose zjarri, ose shkrime të shenjta në vizatimin në fillim të shtigjeve.

  • Si do t’i përmblidhje këto mësime me një fjali?

    Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë të tillë si: Zoti jep ndihmë për të na udhërrëfyer në jetën tonë.

  • Në ç’mënyra mund të na udhërrëfejnë Zoti dhe mësimet e Tij që të marrim vendime për mënyrën se si e përdorim teknologjinë?

Ndalu një çast dhe merr parasysh se si e përdor teknologjinë dhe çfarë e udhërrëfen aktualisht mënyrën se si ti zgjedh ta përdorësh atë. Ndërsa studion sot, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit.

Marrja nën kontroll e teknologjisë

Kisha ka krijuar një burim për të rinjtë, të quajtur Taking Charge of Technology [Marrja nën Kontroll e Teknologjisë]. Tre parimet e tij kryesore mund të na ndihmojnë të marrim vendime më të mira rreth përdorimit nga ana jonë të teknologjisë.

  • Qëllimi. Unë mund ta përdor teknologjinë me një qëllim. Ajo nuk më kontrollon mua.

  • Planifiko. Kur bëj një plan që përpara, ndihem më mirë dhe bëj zgjedhje më të mira.

  • Ndalo. Nuk ka problem nëse ndalem dhe bëj një pushim.

    Nëse është e dobishme, mund t’i referoheni nxënësit te vizatimi në tabelë dhe t’i pyesni se si këto tri parime mund ta ndihmojnë individin në vizatim të marrë vendime më të mira rreth përdorimit të teknologjisë nga ana e tij.

    Megjithëse të trija këto parime janë të rëndësishme, pjesa e mbetur e mësimit do të përqendrohet në të pasurit e një qëllimi. Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth të qenit të qëllimshëm në përdorimin e teknologjisë nga ana e tyre, merrni parasysh të bëni një pyetje si vijuesja.

  • Si mendon se do të donte Zoti që ti ta përdorje teknologjinë?

Përdorimi i teknologjisë me një qëllim

Për të na ndihmuar ta përdorim teknologjinë me një qëllim, ne mund të drejtohemi te Zoti dhe këshilla e Tij që gjendet në shkrimet e shenjta dhe te fjalët e profetëve të Tij. Bazuar në mësimet e Zotit, ne mund të hartojmë pyetje për të vlerësuar përdorimin e teknologjisë nga ana jonë dhe për të na ndihmuar të jemi më të qëllimshëm.

Paraqitni udhëzimet vijuese dhe ftojini nxënësit t’i plotësojnë të dy hapat individualisht ose në grupe të vogla. Nëse nxënësit do të kishin dobi nga një shembull i mënyrës se si të bëhet kjo, merrni parasysh ta lexoni njërën nga shkrimet e shenjta nga hapi një si klasë. Ju gjithashtu mund të paraqitni nxitjet me pyetje, të tilla si vijueset, për t’i ndihmuar nxënësit të shohin se si mund të duken këto pyetje.

  • Përdorimi i teknologjisë në këtë mënyrë, a do të …?

  • A po më shpërqendron përdorimi nga ana ime i teknologjisë nga …?

Pyetjet e mundshme që ata mund të hartojnë, gjenden pas udhëzimeve për veprimtarinë.

Ushtro hartimin e pyetjeve reflektuese bazuar në mësimet e Zotit.

  1. Lexo një nga shkrimet e shenjta vijuese. Përdore atë që mëson, për të hartuar një pyetje që mund të na ndihmojë të jemi të qëllimshëm dhe reflektues rreth përdorimit të teknologjisë nga ana jonë.

    Isaia 55:2; 2 Nefi 9:51

    Mateu 22:36–39

    Moroni 7:45

    Doktrina e Besëlidhje 50:23–25

    Doktrina e Besëlidhje 63:16

  2. Lexo një nga katër paragrafët nën kreun “Ftesat” të pjesës “Ecni në dritën e Perëndisë” të broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve. Përdore atë që mëson, për të hartuar një pyetje që mund të na ndihmojë të jemi të qëllimshëm dhe reflektues rreth përdorimit të teknologjisë nga ana jonë.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë pyetjet që hartuan në tabelë ose t’i shkruajnë ato në letër dhe t’i afishojnë në muret rreth dhomës. Këtu janë disa shembuj të pyetjeve që mund të hartojnë nxënësit:

  • A do më sjellë kënaqësi përdorimi i teknologjisë në këtë mënyrë apo do të më lërë të zbrazët? (Isaia 55:2; 2 Nefi 9:51)

  • A po më shpërqendron përdorimi i teknologjisë të shfaq dashurinë për Perëndinë ose për njerëzit e tjerë? (Mateu 22:36–39)

  • A do të më shtyjë përdorimi i teknologjisë në këtë mënyrë t’i kem zili të tjerët dhe ta krahasoj veten me të tjerët? (Moroni 7:45)

  • Si mund ta përdor teknologjinë në një mënyrë që sjell më shumë dritë në jetën time? (Doktrina e Besëlidhje 50:23–25)

  • A i nxit ky përdorim i teknologjisë dëshirat epshore? (Doktrina e Besëlidhje 63:16)

  • A po i ndihmon apo po i dëmton përdorimi im i teknologjisë marrëdhëniet që kam me të tjerët? (“Ecni në dritën e Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022], f. 16)

Ftoni disa nxënës ose grupe ta tregojnë atë që lexuan, që i çoi në pyetjet e tyre.

  • Si mund të na ndihmojë përdorimi i mësimeve të Zotit në këtë mënyrë, që të jemi të qëllimshëm në mënyrën se si e përdorim teknologjinë?

Ushtrohu

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit t’i përdorin pyetjet që kanë hartuar për të vlerësuar përdorimin nga ana e tyre të teknologjisë.

Nëse nxënësit i afishuan pyetjet e tyre rreth dhomës, inkurajojini nxënësit të ngrihen dhe të lëvizin nëpër pyetje për të plotësuar veprimtarinë.

Në ditarin e studimit, rendit disa nga mënyrat se si ti po e përdor teknologjinë. Duke përdorur pyetjet që hartuat ti dhe shokët e klasës, vlerësoje përdorimin e teknologjisë nga ana jote. Mendo rreth gjërave që po i bën mirë ose ku mund të përmirësohesh. Shkruaj çdo mbresë që mund të marrësh nga Fryma e Shenjtë.

Nxënësit e gatshëm mund ta tregojnë atë që mësuan. Nëse është e dobishme, mund të jepni thënien vijuese.

Plaku Piter M. Xhonson, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim sa vijon rreth mënyrës se si përdorimi i teknologjisë nga ana jonë mund të na lidhë me Zotin dhe fuqinë e Tij.

10:7
Official portrait of Peter M. Johnson. Sustained April 6, 2019 as a General Authority Seventy.

“Përparime[t] teknologjike janë mahnitëse, por nëse nuk jemi të kujdesshëm, ato mund të na shpërqendrojnë nga përmbushja e potencialit tonë hyjnor. Përdorimi i tyre siç duhet mund të na japë fuqinë e qiellit. …

Le të jemi të kujdesshëm dhe jo rastësorë në përdorimin nga ana jonë të teknologjisë. Vazhdimisht kërkoni mënyra se si teknologjia mund të na afrojë më shumë te Shpëtimtari dhe të na lejojë të plotësojmë punën e Tij ndërsa përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë.” (“Fuqi për të Mposhtur Kundërshtarin”, Liahona, nëntor 2019, f. 111)

Kujtojuni nxënësve se Shpëtimtari do t’i bekojë dhe forcojë ata ndërsa veprojnë sipas çdo mbrese që mund të kenë marrë sot (shihni te Psalmeve 29:11).