“Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve
Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve
Vështrim i Përgjithshëm
Jezu Krishti është forca e rinisë. Ne mund të drejtohemi tek Ai dhe doktrina e Tij kur bëjmë zgjedhje. Dallimi i identitetit dhe qëllimit tonë hyjnor si fëmijë të Perëndisë dhe vendosja e synimeve mund të na ndihmojë të bëhemi më shumë si Ai. Mësimet e Shpëtimtarit mund të na ndihmojnë të marrim nën kontroll përdorimin e teknologjisë nga ana jonë. Bekimet tona patriarkale mund të na ndihmojnë të ndiejmë dashurinë e Perëndisë dhe të shpallim prejardhjen tonë familjare në shtëpinë e Izraelit. Pranimi dhe përmbushja e thirrjeve në Kishë mund të na ndihmojnë t’u shërbejmë të tjerëve siç bëri Shpëtimtari.
Sugjerim për ritmin: Këto mësime mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas ritmit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq. Më poshtë jepen disa sugjerime.
Përgatituni të Jepni Mësim
Udhëzuesi Për Forcën e Rinisë
Sugjerim për ritmin: Ky mësim përdor Jozefin e Egjiptit si një shembull të dikujt që bëri zgjedhje të frymëzuara bazuar te Jezu Krishti dhe doktrina e Tij. Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth të njëjtës kohë që jepni Mësimin 34: “Zanafilla 39”.
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë përdorimin e broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve për të bërë zgjedhje të frymëzuara bazuar te Jezu Krishti dhe doktrina e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë një pjesë të zgjedhur nga ata në broshurën Për Forcën e Rinisë. Nxënësit mund të marrin parasysh mënyrën se si mësimet e Jezu Krishtit në atë pjesë mund t’i ndihmojnë ata të marrin vendime të frymëzuara.
-
Materiale për nxënësit: Kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e një fari gjatë një stuhie
-
Material filmik: “Joseph in Egypt” [“Jozefi në Egjipt”] (2:51) nga kodi kohor 0:00 deri në 0:41
-
Fletushkë: “Lidhja e Zgjedhjeve Tona me Jezu Krishtin dhe Doktrinën e Tij”
Vendosja e Synimeve
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përfshijnë Zotin ndërsa i vendosin dhe përmbushin synimet e tyre vetjake.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin synimet afatgjata dhe afatshkurtra që do të donin t’i arrinin. Ata mund të pyesin edhe njerëzit që njohin se çfarë kanë mësuar ata rreth vendosjes dhe përmbushjes së synimeve.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Diagrame të synimeve tremujore, njëvjeçare dhe pesëvjeçare
-
Fletushkë: “Parimet e Vendosjes dhe Përmbushjes së Synimeve”
Identiteti dhe Qëllimi Ynë Hyjnor
Sugjerim për ritmin: Tema e identitetit dhe qëllimit hyjnor theksohet fort në javët e para të këtij kursi. Nëse klasa ka bërë mësim gjatë atyre javëve, mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim më vonë gjatë vitit, për t’i dhënë më shumë theksim më vonë në kurs. Nëse klasa nuk ka bërë mësim gjatë javëve të para, mund ta jepni këtë mësim herët gjatë vitit për t’u dhënë nxënësve një përmbledhje të një pjese të përmbajtjes që u ka munguar.
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të reflektuar mbi identitetin dhe qëllimin e tyre hyjnor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi rreshtin e parë të dokumentit “Tema e Të Rejave” ose “Tema e Kuorumit të Priftërisë Aarone”. Ata mund të përpiqen ta mësojnë përmendsh atë ose ta thonë përmendsh disa herë gjatë gjithë ditës. Nxënësit mund të tregojnë se si bërja e kësaj ndikoi në qëndrimet ose veprimet e tyre.
-
Sende për t’u paraqitur: Një pasqyrë
-
Materiale për nxënësit: Një kopje e thënies vijuese për secilin nxënës
“Shumë prej jush e nisin ditën duke qëndruar para një pasqyre. Nesër, këtë javë, këtë vit, gjithmonë, ndaloni ndërsa shikoni veten në pasqyrë. Mendojeni në mendjen tuaj ose thuajeni me zë të lartë: ‘Ua, pa më shiko! Jam i mahnitshëm! Jam një fëmijë i Perëndisë! Ai më njeh mua! Ai më do!’” (Geri E. Stivenson, “Nxitjet e Shpirtit”, Liahona, nëntor 2023, f. 45)
-
Material filmik: “Nxitjet e Shpirtit” nga kodi kohor 13:08 deri në 13:38; “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” nga kodi kohor 10:40 deri në 12:23
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabelë që përfshin fragmente të shkrimit të shenjtë nga Dhiata e Vjetër rreth identitetit hyjnor, udhëzime për nxënësit në pjesën e mësimit “Studimi dhe diskutimi i nxënësve”
Marrja nën Kontroll e Teknologjisë
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i përdorin mësimet e Jezu Krishtit për të vlerësuar përdorimin e teknologjisë nga ana e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përdorimit të teknologjisë nga ana e tyre dhe efekteve të saj të mundshme mbi ta dhe të tjerët. Si ndihmë për këtë, disa nxënës mund të kontrollojnë pajisjet e tyre për një veçori ose program që tregon se sa shumë po përdoret pajisja ose programet.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e një personi në udhëkryq, udhëzime për nxënësit në pjesën e mësimit “Përdorimi i teknologjisë me një qëllim”
-
Materiale për nxënësit: Kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë
-
Material filmik: “Power to Overcome the Adversary” [“Fuqi për të Mposhtur Kundërshtarin”] nga kodi kohor 3:12 deri në 3:46
Bekimet Patriarkale
Sugjerim për ritmin: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim pasi të jepni Mësimin 35: “Zanafilla 42–45”. Jakobi (ose Izraeli) u dha bekime patriarkale pasardhësve të tij te Zanafilla 48–49.
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si bekimet patriarkale janë një shprehje e dashurisë së Perëndisë dhe shpallin prejardhjen e tyre familjare në shtëpinë e Izraelit.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një nga sa vijon përpara orës mësimore: 1) të lexojnë bekimet e tyre patriarkale ose 2) t’u kërkojnë njerëzve që i kanë marrë bekimet patriarkale, të tregojnë se si bekimet e tyre i kanë ndihmuar ata.
-
Material filmik: “Bethany’s Story” [“Historia e Bethanisë”] (11:08) nga kodi kohor 7:18 deri në 8:55
Pranimi dhe Përmbushja e Thirrjeve në Kishë
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të shërbejnë si Shpëtimtari në thirrjet e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve skenarin dhe pyetjet vijuese. Ftojini ata të imagjinojnë atë që do të thoshin.
-
Cilat mund të jenë disa nga thirrjet që mund t’i kërkohen Evës të përmbushë?
-
Si mund të ndihet Eva? Pse?
-
Çfarë do të donit që të dinte Eva rreth pranimit dhe përmbushjes së thirrjeve në Kishë?
-
-
Material filmik: “Beso, Duaj, Bëj” nga kodi kohor 11:00 deri në 12:08
-
Fletushkë: “Shërbimi si Shpëtimtari”