Seminari
Isaia 60–66: Mbretërimi Mijëvjeçar i Shpëtimtarit


“Isaia 60–66: Mbretërimi Mijëvjeçar i Shpëtimtarit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 60–66: Mbretërimi Mijëvjeçar i Shpëtimtarit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 58–66: Mësimi 129

Isaia 60–66

Mbretërimi Mijëvjeçar i Shpëtimtarit

One oil on paper painting.  Shows the figure of Christ in white robes, hands extended to the sides.  Clouds, sun and moon in the background.  Figure is rising from brown tomb.  Green tree on right side.

Me botën në trazira, ne të gjithë dëshirojmë çaste paqeje. Shpëtimtari Jezu Krisht do të kthehet në tokë dhe do të mbretërojë për një mijë vjet, duke sjellë një kohë paqeje. Isaia profetizoi për këtë periudhë e cila quhet Mijëvjeçari. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një entuziazëm më të madh për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit dhe mbretërimin mijëvjeçar.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh atë që dinë rreth Ardhjes së Dytë dhe mbretërimit Mijëvjeçar të Shpëtimtarit. Ftojini ata të përsiatin nëse e presin me padurim atë dhe përse. Ata mund të pyesin një prind ose të rritur të mirëbesuar se si ndihet në lidhje me kthimin e Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mijëvjeçari

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë arsyen përse kthimi i Shpëtimtarit do të jetë një bekim i tillë në jetën tonë, merreni parasysh ta filloni duke bërë pyetjen vijuese:

  • Cilat janë disa probleme në botë që do të doje të ndryshonin?

Mund t’i shkruani disa nga frazat vijuese në tabelë për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë për përgjigjet:

  • Arsyet përse njerëzit vajtojnë ose lëndohen

  • Shembuj të dhunës, padrejtësisë ose shkatërrimit

  • Ndikimi i Satanit

Ndalu një çast për të përsiatur për ndonjë problem në jetën tënde ose në jetën e atyre që ti i do, që do të doje të ndryshonte. Ndërsa studion sot, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë ndërsa kërkon të vërtetat që mund të na ndihmojnë ne dhe botën.

Kapitujt e fundit të Isaias

Paraqitni një figurë të Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit dhe shpjegoni se shkrimet e shenjta na mësojnë se në të ardhmen Shpëtimtari do të kthehet në tokë dhe do të mbretërojë për një mijë vjet. Kjo periudhë quhet Mijëvjeçari.

Kapitujt e fundit në librin e Isaias përmbajnë mësimet dhe profecitë e Isaias rreth Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit dhe Mijëvjeçarit.

Lexoji vargjet vijuese, duke shenjuar frazat që të ndihmojnë të ndihesh i emocionuar për kthimin e Shpëtimtarit:

  • Isaia 60:18–20

  • Isaia 62:11–12

  • Isaia 65:17–25

    Ftojini nxënësit të tregojnë disa nga frazat që gjetën dhe përse mezi presin që Shpëtimtari ta ofrojë këtë bekim. Nxënësit mund të japin frazat që tregojnë se Shpëtimtari do t’i kapërcejë problemet e botës. Disa shembuj janë:

    • “Nuk do të dëgjohet të flitet më për dhunë në vendin tënd” (Isaia 60:18)

    • “Ditët e tua të zisë do të marrin fund” (Isaia 60:20)

    • “Nuk do të dëgjohet më asnjë zë vaji” (Isaia 65:19)

    • “Nuk do të bëjnë më asnjë dëm apo shkatërrim” (Isaia 65:25)

    Inkurajimi që nxënësit të shenjojnë në shkrimet e shenjta frazat që tregojnë shokët e tyre të klasës mund të jetë gjithashtu i efektshëm.

  • Si do ta përmblidhje atë që do të bëjë Shpëtimtari për popullin e Tij kur Ai të kthehet?

Nxënësit mund të tregojnë të vërteta të ndryshme. Njëra mund të jetë e ngjashme me sa vijon: Për shkak të Shpëtimtarit, populli i Tij do të shijojë lumturinë, paqen dhe begatinë gjatë Mijëvjeçarit. Merreni parasysh ta shkruani këtë parim, ose një si ai, në tabelë duke përdorur fjalët e nxënësve.

Thellimi i kuptueshmërisë

Referojuni figurës së Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Ftojini nxënësit ta kujtojnë atë që dinë dhe ndiejnë rreth Jezu Krishtit.

  • Përse mendon se të pasurit e Jezu Krishtit mbi tokë do të çojë në lumturi, paqe dhe gëzim?

Ndalu një çast për të përsiatur për çdo pyetje që ke rreth Mijëvjeçarit dhe bekimeve të kthimit të Shpëtimtarit. Zoti ka zbuluar më shumë mbi temën.

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet e mëposhtme.

Përzgjidh një ose dy nga pyetjet e tua rreth Mijëvjeçarit ose pyetjet vijuese për të cilat je më tepër i interesuar. Shpenzo disa minuta duke kërkuar përgjigje në shkrimet e shenjta dhe në burimet e caktuara në mënyrë hyjnore. Pjesa e titulluar “Mijëvjeçar” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe Topics and Questions [Tema dhe Pyetje] në ChurchofJesusChrist.org mund të jetë e dobishme.

  1. Çfarë do të thotë që Zoti do të “krijoj[ë] qiej të rinj dhe një tokë të re”. (Isaia 65:17). Lexo te Doktrina e Besëlidhje 88:25–26 dhe Nenet e Besimit 1:10. Mendo për atë që na mësojnë këto vargje rreth fuqisë së Shpëtimtarit dhe ndjenjave të Tij për të drejtët.

  2. A do të ketë vdekje gjatë Mijëvjeçarit? Çfarë do të thotë se për shkak të Shpëtimtarit, një i ri “do të vdesë njëqind vjeç”? (Isaia 65:20). Lexo te Doktrina e Besëlidhje 101:29–31 dhe përsiat për atë që të mësojnë këto vargje rreth fuqisë së Shpëtimtarit.

  3. Çfarë do t’i ndodhë Satanit për shkak të kthimit të Shpëtimtarit? Lexo disa prej vargjeve vijuese: Doktrina e Besëlidhje 45:55, 101:28, 1 Nefi 22:26 dhe Zbulesa 20:1–3. Mendo për atë që të mësojnë këto vargje rreth Zotit.

  4. Çfarë rolesh do të ketë Shpëtimtari gjatë Mijëvjeçarit? Çfarë do të bëjë Ai? Lexo te Doktrina e Besëlidhje 29:11 dhe 45:59 dhe Nenet e Besimit 1:10.

  5. Çfarë tjetër ka zbuluar Zoti rreth Mijëvjeçarit? Lexo disa nga vijueset: Doktrina e Besëlidhje 45:54, 56–58; 101:26–29; dhe “Millennium” [“Mijëvjeçari”] te Topics and Questions [Tema dhe Pyetje] në ChurchofJesusChrist.org.

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mësuan. Merreni parasysh të pyesni se si ndihmon ajo që mësuan që të rritet entuziazmi i tyre për kthimin e Shpëtimtarit dhe Mijëvjeçarin.

Nëse nxënësit pyesin se çfarë do të thotë që Satani do të “zgjidh[et] për pak kohë” (Zbulesa 20:3) në fund të Mijëvjeçarit, ftojini ata të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 88:111–115.

Përfytyrimi i asaj që mësove

Përfytyrimi i asaj që po mëson mund të jetë i efektshëm herë pas here. Mbylli sytë dhe përfytyroje atë që ke mësuar rreth Shpëtimtarit dhe kohës kur Ai të mbretërojë mbi tokë gjatë Mijëvjeçarit. Lutu për ndihmën e Frymës së Shenjtë që ta bëjë këtë veprimtari kuptimplotë për ty. Imagjino Shpëtimtarin duke u kthyer dhe mënyrën se si Ai mund të të bekojë ty, njerëzit e tu të dashur dhe të gjithë njerëzimin.

Mund të lexoni thënien vijuese nga Plaku Andersen, duke i ftuar nxënësit ta përfytyrojnë atë që dëgjojnë.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi:

Former Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.   Replaced September 2019.

“Mendimi i ardhjes së Tij ma emocionon shpirtin. Do të jetë marramendëse! Qëllimi e madhështia, gjerësia e mrekullia do ta kapërcejnë çdo gjë që sytë njerëzorë e kanë parë ose përjetuar ndonjëherë.

… Ai … do të shfaqet ‘në retë e qiellit, [i] mbuluar me fuqi dhe lavdi të madhe, me gjithë engjëjt e shenjtë’ (Doktrina e Besëlidhje 45:44).

… Ne do të biem në gjunjë me nderim ‘dhe Zoti do ta lëshojë zërin e tij dhe gjithë fundet e dheut do ta dëgjojnë atë’ (Doktrina e Besëlidhje 45:49) …

Do të ketë takime të paharrueshme të engjëjve të qiellit dhe të shenjtorëve në tokë (shih Moisiu 7:63). Por akoma më e rëndësishme, sikurse shpall Isaia: ‘Të gjitha skajet e tokës do të shohin shpëtimin e Perëndisë tonë’ (Isaia 52:10) dhe Ai ‘do të mbretërojë mbi gjithë mishin’ (Doktrina e Besëlidhje 133:25).” (“Ardhtë Mbretëria Jote”, Liahona, maj 2015, f. 122)

Kërkojuni nxënësve ta shkruajnë në ditarët e tyre të studimit atë që mësuan rreth Shpëtimtarit sot dhe mënyrën se si ndihen në lidhje me kthimin e Tij. Ftoni vullnetarë të japin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Merreni parasysh të shprehni edhe mendimet dhe ndjenjat tuaja.