“Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20
Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20
Vështrim i Përgjithshëm
Jeremia u shugurua përpara kësaj jete për të shërbyer si një profet. Mesazhi i tij ishte për judenjtë që të pendoheshin nga udhët e tyre të liga në mënyrë që Shpëtimtari të mund t’i shëronte. Ai profetizoi mbledhjen e mrekullueshme të Izraelit në ditët e mëvonshme.
Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë. Kur nxënësit marrin parasysh përvojat dhe ndjenjat e tyre vetjake për të vërtetat e ungjillit, ata do të kenë më shumë gjasë ta ndiejnë Frymën e Shenjtë të dëshmojë për të vërtetat që po mësojnë. Një shembull i krijimit të këtyre mundësive mund të gjendet në Mësimin 133: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8”.
Për më shumë mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 17–18).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Jeremia 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për të përmbushur qëllimin e tyre hyjnor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur po mbajnë në dorë një foshnjë të porsalindur dhe të mendojnë për këto dy pyetje:
-
Si u përgatit ky fëmijë për jetën e vdekshme para se të lindte?
-
Ndërsa ky fëmijë rritet, çfarë shpresoj se do të kuptojë rreth qëllimit të tij hyjnor?
-
-
Materiale filmike: “Vendime Përjetësie” (14:25) nga kodi kohor 6:21 deri në 7:08; “The Choice Generation” [“Brezi i Zgjedhjeve”] (11:24) nga kodi kohor 5:43 deri në 7:14
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Vetëvlerësimi në fillim të orës mësimore; thënia nga Plaku Xhon C. Pingri i Riu
Jeremia 2–3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin dëshirën e tyre për t’u drejtuar te Shpëtimtari për mëshirë dhe shërim.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një shkrim të shenjtë që jep mësim rreth bekimeve të pendimit. Ata mund të përgatiten për të dhënë arsyen përse ato bekime janë kuptimplota për ta.
-
Sende: Një kanë me ujë; një legen ose tas i madh; një filxhan me disa vrima të vogla në fund
-
Figurë: Një i ri
-
Materiale filmike: “The Savior Wants to Forgive” [“Shpëtimtari Dëshiron të Falë”] (5:50); “The Miracle of the Atonement” [“Mrekullia e Shlyerjes”] (10:24) nga kodi kohor 0:20 deri në 2:12
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për nxënësit për të përgatitur atë që do t’i thonë një të riu në një skenar në fund të mësimit
Jeremia 16
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të marrin pjesë në mbledhjen e Izraelit duke shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin shqetësimet e mundshme që mund të kenë adoleshentët shenjtorë të ditëve të mëvonshme për shpërndarjen e ungjillit të Shpëtimtarit dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato shqetësime. Ata mund të përgatiten për t’ia treguar mendimet e tyre klasës.
-
Figurë: Moisiu duke ndarë Detin e Kuq
-
Materiale filmike: “Sa i Madh do të Jetë Gëzimi Juaj” (13:47) nga kodi kohor 0:25 deri në 0:51; “Simple Ways to Love, Share, and Invite” [“Mënyra të Thjeshta për të Dhënë Dashuri, Treguar dhe Ftuar”] (2:50)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtarinë e studimit në pjesën “Pjesëmarrja në mbledhje”; thënia nga Presidenti Nelson në fund të mësimit
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve thënien e Plakut Dejvid A. Bednar në mësim. Ftojini ata të marrin parasysh mënyrën se si kjo thënie gjen zbatim për përparimin e tyre shpirtëror gjatë seminarit këtë vit. Inkurajojini ata t’i vlerësojnë përpjekjet e tyre duke rishikuar shënimet në ditar, shkrimet e shenjta që kanë shenjuar dhe shënimet që kanë mbajtur.
-
Material filmik: “Një Përqind më Mirë” (10:01) nga kodi kohor 0:00 deri në 2:11
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Diagrami rrethor; pyetjet nën diagramin rrethor; udhëzimet për veprimtarinë e shkrimit të letrës
-
Figura: Ngjyrat e kuqe e ndezur dhe e kuqe e purpurt; borë dhe dele