Seminari
Jeremia 16: “Unë do t’i Çoj Përsëri”


“Jeremia 16: ‘Unë do t’i Çoj Përsëri’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jeremia 16: ‘Unë do t’i Çoj Përsëri’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20: Mësimi 132

Jeremia 16

“Unë do t’i Çoj Përsëri”

Men and women sharing the book of Mormon with another person as they walk.

Shpëtimtari na kërkon të marrim pjesë në punën më të madhe mbi tokë sot: mbledhja e Izraelit, që përfshin shpërndarjen e ungjillit të Tij. Mbledhja e Izraelit është kaq e rëndësishme, saqë Shpëtimtari i frymëzoi profetët e lashtë të tillë si Jeremia të profetizonin për të mijëra vjet më parë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të marrin pjesë në mbledhjen e Izraelit duke shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin shqetësimet e mundshme që mund të kenë adoleshentët shenjtorë të ditëve të mëvonshme për shpërndarjen e ungjillit të Shpëtimtarit dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato shqetësime. Ata mund të përgatiten për t’ia treguar mendimet e tyre klasës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Fuqia e Shpëtimtarit

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i vënë nxënësit të diskutojnë pyetjen vijuese. Nëse u nevojitet ndihmë, mund t’u kujtoni atyre mrekullitë që kanë studiuar në Dhiatën e Vjetër. (Mund të doni ta mbani këtë diskutim të shkurtër në mënyrë që të keni kohë të mjaftueshme për mësimin.)

  • Cilat mendon se janë disa nga mrekullitë ose manifestimet më të mëdha të fuqisë të Perëndisë?

Nëse nxënësit nuk e përmendën ndarjen e Detit të Kuq, merreni parasysh të paraqitni një figurë të Moisiut dhe të Detit të Kuq. Shpjegoni se kjo ngjarje ishte kaq e mrekullueshme, saqë për shekuj njerëzit iu referuan asaj kur jepnin mësim rreth fuqisë madhështore të Shpëtimtarit (shihni te Hebrenjve 11:29; 1 Nefi 4:2; Helamani 8:11).

Mendo rreth mrekullive të mahnitshme që ka bërë Perëndia në të kaluarën ndërsa lexon thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Shumë gjëra të bukura na presin. Në ditët e ardhshme, ne do të shohim shfaqjet më madhështore të fuqisë së Shpëtimtarit që ka parë ndonjëherë bota.” (“Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje”, Liahona, nëntor 2022, f. 95)

Lexo te Jeremia 16:14–15, duke kërkuar diçka që do të bëjë Shpëtimtari në ditët e fundit, që do të jetë edhe më monumentale sesa çlirimi që Ai i bëri Izraelit nga Egjipti.

  • Çfarë zbulove?

    Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë, mund të shpjegoni se në këto vargje Jeremia profetizoi për mbledhjen e Izraelit në ditët e mëvonshme.

    Sipas nevojës, shpjegoni se Presidenti Nelson dha mësimin se mbledhja e Izraelit nënkupton “që ungjilli i Jezu Krishtit t’u ofrohet në të dyja anët e velit fëmijëve të Perëndisë” (te Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ky mësim do të përqendrohet në mbledhjen e Izraelit në këtë anë të velit.

  • Kur mendon rreth planit të Perëndisë për fëmijët e Tij, përse mund të jetë mbledhja e Izraelit një mrekulli edhe më e madhe se çlirimi i Izraelit nga Egjipti?

Përsiat mendimet e tua rreth pyetjes vijuese:

  • A është mbledhja e Izraelit e rëndësishme për ty? Përse po ose përse jo?

  • Çfarë mendon në lidhje me pjesëmarrjen në të?

Ashtu siç bëri nëpërmjet Moisiut, Shpëtimtari mund ta manifestojë fuqinë e Tij mrekullibërëse nëpërmjet teje ndërsa ti merr pjesë në mbledhjen e Izraelit. Ndërsa studion te Jeremia 16 sot, kushtoji vëmendje çdo mbrese që merr nga Fryma e Shenjtë. Përsiat mënyrën se si Shpëtimtari mund të të përdorë në këtë mbledhje të madhe.

Shpërndarja dhe mbledhja

Te Jeremia 16:10–18, Zoti e frymëzoi Jeremian të profetizonte për shkatërrimin e izraelitëve, që erdhi për shkak të rebelizmit të tyre. Zoti u mësoi atyre se “paudhësitë e tyre nuk mbet[ë]n të fshehura para syve të [Tij]” (vargu 17) dhe që Ai do t’u dërgonte një ndëshkim të drejtë nëse vazhdonin të rebeloheshin.

Lexo te Jeremia 16:13, duke kërkuar pasojat që do të përjetonin izraelitët për shkak të paudhësisë së tyre.

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se Jeremia profetizoi se Perëndia do t’i shpërndante izraelitët në Jerusalem nëpër vende të ndryshme për shkak të rebelimit të tyre. Kjo u përmbush kur shumë izraelitë u çuan robër në Babiloni. Gjatë kësaj kohe, Zoti shpërndau edhe individë të drejtë, të tillë si Lehi dhe familja e tij, që u çuan në kontinentin amerikan për të ruajtur jetën e tyre nga njerëzit e ligj (shihni te 2 Nefi 10:20–21).

Te Jeremia 16:14–15, Jeremia profetizoi më pas se në ditët e mëvonshme Shpëtimtari do të tregonte fuqinë e Tij për ta mbledhur Izraelin sërish tek Ai dhe Kisha e Tij.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta diskutojnë sa vijon me një partner ose grup të vogël.

Lexo te Jeremia 16:16, duke kërkuar krahasimet që bëri Zoti lidhur me njerëzit që ndihmojnë të mblidhet Izraeli.

  • Përse mund të jenë peshkimi dhe gjuetia krahasime të mira për njerëzit që ndihmojnë të mblidhet Izraeli?

  • Çfarë mëson rreth rolit tonë në mbledhjen e Izraelit?

Së bashku me të vërtetat e tjera që mund të japin nxënësit, ndihmojini ata të shohin se Jezu Krishti na thërret ta gjejmë Izraelin e shpërndarë dhe t’i kthejmë ata sërish tek Ai.

Plaku Ronald A Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth kësaj mbledhjeje të madhe:

13:47
Official Portrait (as of June 2016) of Elder Ronald A. Rasband of the Quorum of the Twelve Apostles.

“Mbledhja është pranimi përfundimtar se ‘vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë’ [Doktrina e Besëlidhje 18:10]. Kaq e thjeshtë është. Ne po i mbledhim fëmijët e Perëndisë në këto ditë të fundit që ata të mund të kenë ‘bekime [që] derdh[en] mbi kokat e tyre’ [3 Nefi 10:18] dhe premtimet e ‘pasuri[ve të] përjetësisë’ [Doktrina e Besëlidhje 78:18]. Nga kjo rrjedh se, për ta mbledhur Izraelin, ne kemi nevojë për misionarë.” (“Sa i Madh do të Jetë Gëzimi Juaj”, Liahona, nëntor 2023, f. 52)

  • Çfarë të mëson thënia e Plakut Rasband rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Pjesëmarrja në mbledhje

Nxënësit mund të japin përgjigje për pyetjen vijuese. Merreni parasysh ta ftoni një nxënës t’i renditë këto përgjigje në tabelë.

  • Çfarë shqetësimesh mund të kenë adoleshentët shenjtorë të ditëve të mëvonshme rreth shpërndarjes së ungjillit të Shpëtimtarit dhe mbledhjes së Izraelit?

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i trajtojnë këto shqetësime, merreni parasysh të paraqitni udhëzimet më poshtë.

Mund t’i organizoni nxënësit në grupe të vogla, ku çdo nxënës punon me një mundësi studimi të ndryshme. Pasi të përfundojnë, ata mund t’ia mësojnë njëri-tjetrit atë që mësuan.

Zgjidh një nga mundësitë vijuese të studimit. Përgatitu të thuash se cilin shqetësim ose shqetësime mendon se i trajton më mirë fragmenti i shkrimit të shenjtë dhe pse.

  1. Lexo te Jeremia 1:6–9, duke kërkuar atë që tha Zoti kur e thirri Jeremian për të shpërndarë ungjillin.

  2. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 123:12, 16–17 duke kërkuar atë që Jozef Smithi ua dha mësim shenjtorëve të hershëm të ditëve të mëvonshme që lidhet me shpërndarjen e ungjillit.

  3. Lexo te Moisiu 6:32–34, duke kërkuar atë që tha Zoti kur Ai e thirri Enokun për të shpërndarë ungjillin.

  4. Gjej një tjetër shkrim të shenjtë që ti mendon se ndihmon me ndonjë nga shqetësimet në tabelë.

Nxënësit mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese si klasë apo në dyshe ose grupe të vogla.

  • Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit ndërsa studiove dhe u përpoqe të zgjidhje një shqetësim në tabelë?

  • Si mund të ndikojë ajo që mësove rreth Tij në dëshirën për t’ua shpërndarë ungjillin e Tij të tjerëve?

Bëj një plan

Përgatitini nxënësit të bëjnë një plan për shpërndarjen e ungjillit. Për shembull, mund të shfaqni një material filmik të tillë si “Simple Ways to Love, Share, and Invite” [“Mënyra të Thjeshta për të Dhënë Dashuri, Treguar dhe Ftuar”] (2:50), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Nxënësit mund të kërkojnë mënyra se si mund ta shpërndajnë ungjillin. Ata mund të thonë më pas mënyra shtesë që u vijnë në mendje.

2:52
  • Çfarë përvojash ke pasur ti ose njerëzit që ti njeh me shpërndarjen e ungjillit të Shpëtimtarit tek të tjerët?

Nëse dëshironi, mund të tregoni çdo përvojë që keni pasur. Më pas paraqitni thënien vijuese në mënyrë që nxënësit të mund t’i referohen asaj ndërsa bëjnë planin e tyre.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha ftesën vijuese:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Nuk ka asgjë që po ndodh në këtë tokë, që është më e rëndësishme sesa mbledhja e Izraelit për Të. Bëjani të ditur Atit tuaj Qiellor se dëshironi të ndihmoni. Kërkojini Atij që t’ju vërë në punë në këtë kauzë të lavdishme.” (“Zgjedhjet për Përjetësinë” [takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë e të rejat në moshë madhore, 15 maj 2022], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit])

Në ditarin tënd të studimit, bëj një plan vetjak për shpërndarjen e ungjillit të Shpëtimtarit tek të tjerët. Para se ta bësh këtë plan, mund të ndjekësh ftesën e Presidentit Nelson duke shprehur me lutje dëshirën tënde për të ndihmuar që të mblidhet Izraeli për Atin Qiellor.

Merre parasysh të përfshish në planin tënd çdo mbresë që mund të kesh marrë nga Fryma e Shenjtë. Për shembull, mund të përfshish kujt do të doje t’ia shpërndarje ungjillin, të tillë si individëve që nuk janë anëtarë të Kishës ose që nuk po marrin pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Merre parasysh të përfshish edhe mënyrën dhe kohën kur mund t’ua shpërndash.

Merreni parasysh ta përmbyllni me ndjenjat tuaja lidhur me Shpëtimtarin dhe ndihmesën për t’i sjellë shpirtrat tek Ai.