Seminari
Isaia 58:13–14: “Qua[jeni] të Shtunën [Shabatin] Kënaqësi”


“Isaia 58:13–14: ‘Qua[jeni] të Shtunën [Shabatin] Kënaqësi’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 58:13–14: ‘Qua[jeni] të Shtunën [Shabatin] Kënaqësi’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 58–66: Mësimi 127

Isaia 58:13–14

“Qua[jeni] të Shtunën [Shabatin] Kënaqësi”

South Africa.  Members attending church on Sunday, young woman listening in Sunday School class.

Shpëtimtari dha mësim se Shabati u dha për të bekuar popullin e Tij (shih te Marku 2:27). Çfarë bekimesh ke parë duke nderuar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në ditën e Shabatit? Tek Isaia, ne mësojmë se, nëse e nderojmë Atin dhe Birin në Shabatin e Tyre të shenjtë, dita do të jetë një bekim për ne. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta nderojnë Zotin në ditën e Shabatit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që dinë tashmë rreth adhurimit të Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit në Shabat. Ata mund të bëjnë një listë të gjërave që mendojnë se po i bëjnë mirë për ta bërë ditën e Shabatit të shenjtë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Si ndihesh në Shabat?

Dhënia e kohës që nxënësit të përsiatin ndjenjat e tyre rreth të vërtetave të ungjillit mund ta ftojë Frymën e Shenjtë t’i ndihmojë ata të përcaktojnë gjërat që i bëjnë mirë dhe aspektet ku mund të kenë nevojë të përmirësohen.

Ndalu një çast për të menduar rreth mënyrës se si ndihesh të dielën. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të kujtosh disa gjëra që i bën të dielën që mund të kontribuojnë në ndjenjat e tua në lidhje me Shabatin. Më pas përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Si do t’i përshkruaje ndjenjat e tua të tanishme në lidhje me Shabatin?

  • Cilat janë disa gjëra që ti përpiqesh t’i bësh aktualisht (ose të mos i bësh) në Shabat?

  • A mendon se ajo që bën zakonisht të dielën po të ndihmon të ndihesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Ndërsa studion tek Isaia 58:13–14 sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë t’i dallosh bekimet që të kanë premtuar Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndërsa i adhuron Ata në ditën e Tyre të shenjtë.

Nderimi i Zotit në Shabatin e Tij

doctrinal mastery icon @img–type=icon Isaia 58:13–14 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Gjatë periudhës krijuese të shtatë, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti u çlodhën nga e gjithë puna e Tyre. Ata e bekuan këtë ditë dhe e vendosën atë si një kohë të pushimit të shenjtë nga “vepra” tokësore (shih te Moisiu 3:3). Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na kanë ftuar ne të gjithëve ta ndjekim këtë model (shih tek Eksodi 20:8–10 dhe Ligji i Përtërirë 5:12–14). Nëpërmjet profetit të Tij Isaia, Zoti e urdhëroi sërish popullin e Tij që t’ia përkushtonte Atij ditën e Shabatit.

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë disa nga ftesat që na jep Zoti lidhur me Shabatin duke shkruar pohimin vijues të paplotë në tabelë: Ne e mbajmë ditën e Shabatit të shenjtë duke …

Kur Zoti u dha izraelitëve Dhjetë Urdhërimet, Ai urdhëroi që Shabati të veçohej si një ditë e shenjtë për të adhuruar Atë.

Lexo tek Isaia 58:13, duke shenjuar fjalët dhe frazat që të bëjnë përshtypje.

  • Cilat janë disa mënyra se si Zoti na ka kërkuar ta bëjmë Shabatin e Tij një ditë të shenjtë?

Ndihmojini nxënësit të përdorin fjalët e tyre për të shpjeguar frazat në vargun 13 që e plotësojnë pohimin e të vërtetës. Mund t’i ndihmoni ata të përcaktojnë fraza si:

  • të mos rendim pas interesave ose dëshirave tona

  • ta shohim Shabatin si një ditë gëzimi (kënaqësie)

  • ta nderojmë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin çdo ditë Shabati

Veprimtaria vijuese mund të bëhet individualisht nga nxënësit.

Përzgjidh një frazë te vargu 13. Mendo me kujdes se si mund të jetë ta zbatosh këtë frazë në jetën tënde. Nëse dëshiron, mund t’i shënosh disa nga mendimet e tua në ditarin tënd të studimit. Ndërsa përsiat, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të kesh një kuptueshmëri më të madhe të gjërave që mund të bësh.

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se mbajtja e ditës së Shabatit të shenjtë është e mbushur me zgjedhje vetjake. Shmangni diskutimin e mënyrave të drejta dhe të gabuara të mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë dhe inkurajojini nxënësit të shmangin gjykimin e të tjerëve për zgjedhjet e tyre.

Bekimet për nderimin e Zotit në ditën e Tij

Lexo tek Isaia 58:14, duke shenjuar fjalët dhe frazat që na ndihmojnë të kuptojmë disa nga bekimet që u ka premtuar Zoti atyre që e nderojnë Atë në Shabatin e Tij.

Si do t’i shpjegoje këto bekime me fjalët e tua?

Për t’i ndihmuar nxënësit të përcaktojnë bekimet që ka premtuar Zoti, mund të jetë e nevojshme të jepni kuptimin e frazave të tilla si:

Do të gjesh kënaqësinë tënde tek Zoti” – Ne do të kemi gëzim te Zoti.

Unë do të të bëj që të kalërosh mbi lartësitë e tokës dhe do të të jap të hash trashëgiminë e Jakobit” – Zoti premton bekime për popullin e Tij të besëlidhjes.

Mund të jetë e dobishme të tregoni se “lartësitë” mund t’u referohen maleve, kodrave, fortesave ose vendeve të shenjta. Kjo frazë mund të nënkuptojë që “Zoti do ta bekojë popullin e Tij të besëlidhjes për t’u ngritur mbi të gjitha pengesat, për të qenë i mbrojtur dhe larg rrezikut, për të qenë fitimtar mbi armiqtë (shih te Ligji i Përtërirë 33:29) dhe më pranë Zotit.” (“Line upon Line: Isaiah 58:13–14”, New Era, shkurt 2016)

Mund t’i ftoni nxënësit të shtojnë në tabelë bekimet që gjetën. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë shtesë për të kuptuar parimet e adhurimit në Shabat, mund t’i ftoni ata të kërkojnë bekime shtesë, të tilla si ato që gjenden tek Ezekiel 20:20 dhe Doktrina e Besëlidhje 59:9–13.

  • Pse mund ta ketë dikush të vështirë të kuptojë se është një “kënaqësi” ta respektosh ditën e Shabatit?

  • Çfarë pengesash mund të hasë ai?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha sa vijon rreth asaj që e ndihmoi atë të kapërcente një pengesë që haste kur merrte vendime rreth mënyrës se si ta nderonte Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin të dielave.

14:47
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Shpëtimtari e përcaktoi Veten e Tij si Zoti i Shabatit. Është dita e Tij! Në mënyrë të vazhdueshme, Ai na ka kërkuar ta respektojmë Shabatin ose ta shenjtërojmë ditën e Shabatit. Ne jemi nën besëlidhje për ta bërë këtë.

Si e shenjtërojmë ne ditën e Shabatit? Në vitet e mia më të hershme, unë studiova veprën e njerëzve të tjerë, të cilët kishin hartuar lista lidhur me gjërat që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë në Shabat. Kohë më vonë mësova nga shkrimet e shenjta se sjellja ime dhe qëndrimi im për Shabatin përbënte një shenjë midis meje dhe Atit tim Qiellor. Me atë kuptueshmëri, unë nuk kisha më nevojë për lista të gjërave që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë. Kur më duhej të merrja një vendim nëse një veprimtari ishte e duhur apo jo për Shabatin, unë thjesht e pyesja veten: ‘Çfarë shenje dua t’i jap Perëndisë?’ Ajo pyetje i bënte zgjedhjet e mia për ditën e Shabatit tepër të qarta.” (“Shabati Është një Kënaqësi”, Liahona, prill 2015, f. 130)

  • Si mund ta ndihmojnë vargjet tek Isaia 58:13–14 dhe mesazhi i Presidentit Nelson dikë që ka vështirësi me pengesat që përcaktove?

    Nxënësit mund të tregojnë përvojat e duhura kur janë ndier të bekuar nga përpjekjet e tyre për t’u përqendruar tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të dielën. Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i tregojnë përvojat e tyre.

  • Çfarë ke gjetur që e ka përmirësuar aftësinë tënde për ta nderuar Zotin në Shabat? Çfarë bekimesh ke parë nga përpjekjet e tua?

Çfarë shenje do që t’i japësh Perëndisë?

Për t’i ndihmuar nxënësit të bëjnë një plan për ta përmirësuar përvojën e tyre të Shabatit, paraqitni udhëzimet vijuese.

Ndalu një çast për të përsiatur atë që ke mësuar dhe ndier sot rreth ftesës tek Isaia 58:13–14 për t’i lënë mënjanë dëshirat vetjake dhe për të nderuar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në Shabat. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë ndërsa i përgjigjesh nxitjes vijuese në ditarin e studimit.

Për t’i nderuar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në Shabat, unë do të .

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargun tek Isaia 58:13–14 është “[Mos] krye[j] punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan të shtunën kënaqësi”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.