“Isaia 58–66: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Isaia 58–66: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Isaia 58–66
Isaia 58–66
Vështrim i Përgjithshëm
Nëpërmjet Isaias, Zoti bëri premtime për ata që agjërojnë dhe e mbajnë ditën e Shabatit të shenjtë. Isaia profetizoi edhe për misionin e Shpëtimtarit, Ardhjen e Dytë dhe Mijëvjeçarin.
Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre. Është gjë e mirë të dimë rreth dashurisë, fuqisë dhe mëshirës së Shpëtimtarit, por është gjithashtu e nevojshme të kuptojmë mënyrat se si i kemi përjetuar ato. Ftesa që nxënësit të reflektojnë mbi përvojat vetjake kur e kanë parë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit, mund t’i ndihmojë ata të ndihen më pranë Tij. Një shembull se si ta bëni këtë, mund të gjendet në Mësimin 128: “Isaia 61”. Për të mësuar më shumë, shihni “Ndihmojini Nxënësit ta Dallojnë Dashurinë, Fuqinë dhe Mëshirën e Zotit në Jetën e Tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 8).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Isaia 58:1–12
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për të agjëruar sipas mënyrës së Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mënyrën se si ndihen rreth agjërimit dhe përse. Ata mund t’i kërkojnë edhe një prindi ose shoku të mirëbesuar të tregojë mendimet dhe ndjenjat e tij.
-
Material filmik: “Fast Offerings: A Simple Commandment with a Marvelous Promise” [“Ofertat e Agjërimit: Një Urdhërim i Thjeshtë me një Premtim të Mrekullueshëm”] (3:01)
Isaia 58:13–14
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta nderojnë Zotin në ditën e Shabatit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që dinë tashmë rreth adhurimit të Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit në Shabat. Ata mund të bëjnë një listë të gjërave që mendojnë se po i bëjnë mirë për ta bërë ditën e Shabatit të shenjtë.
-
Material filmik: “The Sabbath is a Delight” [“Shabati Është një Kënaqësi”] (14:46) nga kodi kohor 3:27 deri në 4:41
Isaia 61
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin mirëbesimin e tyre tek aftësia e Shpëtimtarit për të na shëruar, çliruar dhe ngushëlluar.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh provën që kanë parë në jetën e tyre ose në jetën e të tjerëve që Jezu Krishti shëron, ngushëllon dhe i ngre shpirtërisht njerëzit sot. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të dhënë mendimet e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Ftesë për të kërkuar zbulesë vetjake ndërkohë që studioni tek Isaia 61.
-
Figurë: Figura e gruas me fluks gjaku
-
Material filmik: “Feeling the Lord’s Love and Goodness in Trials” [“Të Ndierit e Dashurisë dhe Mirësisë së Zotit Gjatë Sprovave”] (4:18)
Isaia 60–66
Qëllimi i mësimit: Të ndihmojë të ndihet një entuziazëm më i madh për Ardhjen e Dytë dhe mbretërimin Mijëvjeçar të Shpëtimtarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh atë që dinë rreth Ardhjes së Dytë dhe mbretërimit Mijëvjeçar të Shpëtimtarit. Ftojini ata të përsiatin nëse e presin me padurim atë dhe përse. Ata mund të pyesin një prind ose të rritur të mirëbesuar se si ndihet në lidhje me kthimin e Shpëtimtarit.
-
Figurë: The Second Coming of Jesus Christ [Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit]