Seminari
Isaia 61: Misioni i Jezusit, Mesias


“Isaia 61: Misioni i Jezusit, Mesias”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 61: Misioni i Jezusit, Mesias”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 58–66: Mësimi 128

Isaia 61

Misioni i Jezusit, Mesias

Jesus healing a lame man.  Outtakes include some of the other cast members, Jesus and disciples, and Jesus helping the lame man up by the hand.

Tek Isaia 61, Isaia dha mësim rreth misionit të Jezu Krishtit në planin e Atit Qiellor për të na shëruar, çliruar, ngushëlluar dhe shpëtuar. Herë pas here, disa njerëz mund të jenë të pasigurt nëse Jezu Krishti po e siguron atë ndihmë dhe ngushëllim në jetën tonë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta rritin mirëbesimin e tyre tek aftësia e Shpëtimtarit për të na shëruar, çliruar dhe ngushëlluar.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh provën që kanë parë në jetën e tyre ose në jetën e të tjerëve që Jezu Krishti shëron, ngushëllon dhe i ngre shpirtërisht njerëzit sot. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të dhënë mendimet e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Nevoja jonë për Mesian

Për t’i ndihmuar nxënësit ta pranojnë nevojën tonë për Jezu Krishtin, merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke paraqitur figurën që përshkruan gruan nga Dhiata e Re, që kishte fluks gjaku (shih te Marku 5:24–34).

Kërkojuni nxënësve të tregojnë atë që dinë rreth situatës së saj. Nëse është e nevojshme, shpjegoni se ajo kishte një shqetësim shëndetësor, një “fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh” (Marku 5:25). Ajo kishte “shpenzuar gjithë pasurinë e vet” duke kërkuar një kurë nga mjekët, por sëmundja e saj vetëm sa përkeqësohej (Marku 5:26). Sipas ligjit të Moisiut, dikush me fluks gjaku konsiderohej i papastër (shihni te Levitiku 15:19–33), ndaj kjo grua me gjasë qe përjashtuar nga shoqëria në disa raste gjatë atyre 12 viteve.

Bëni pyetjet vijuese ndërkohë që paraqitni figurën.

  • Çfarë imagjinon se mund të ketë menduar ose ndier ajo?

  • Si mund të përjetojë një adoleshent mendime ose ndjenja të ngjashme sot?

Nxënësit mund të ftojnë zbulesë vetjake në studimin e tyre duke menduar rreth jetës dhe rrethanave të tyre. Një mënyrë për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë mund të jetë të paraqitni udhëzime si vijueset:

Mendo rreth sfidave që ti ose dikush që ti njeh po has pikërisht tani dhe për çfarë nevojitet ndihma e Shpëtimtarit. Isaia profetizoi mënyrën se si Shpëtimtari mund të na ndihmojë ne dhe këtë grua. Ndërsa studion tek Isaia 61 sot, kërko udhërrëfim nga Shpirti për të të ndihmuar të shohësh mënyrën se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë në veprim në jetën tënde.

Misioni i Mesias

Për t’i përgatitur nxënësit për të studiuar tek Isaia 61, shkruani në krye të tabelës frazën vijuese: Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin për të

Tek Isaia 61, Isaia profetizoi për Shpëtimtarin dhe misionin e Tij. Në këto vargje Isaia flet si Mesia ose sikur po i thotë Shpëtimtari fjalët.

Lexo tek Isaia 61:1–3 dhe plotëso thënien në tabelë: Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin për të …

Mund të doni të shpjegoni se vajosurvargun 1 do të thotë se Jezu Krishti u veçua ose u dërgua me një qëllim specifik. “Krisht (një fjalë greke) dhe Mesia (një fjalë hebraike) do të thonë ‘i vajosuri’” (“Jezu Krisht”, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta).

Mund të doni edhe të shpjegoni se i përulur në kontekstin e vargut 1 do të thotë i varfër, i munduar.

  • Çfarë gjete që të ndihmon ta kuptosh mënyrën se si Shpëtimtari mund ta ndihmojë dikë sot?

Ju ose mund ta shkruani në tabelë atë që tregojnë nxënësit, ose mund t’i ftoni ata ta bëjnë këtë. Ndërsa nxënësit flasin, ata mund të plotësojnë thënien vijuese: Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin për të…

  • Predikuar ungjillin të varfërve, të munduarve dhe të përulurve (shihni te vargu 1).

  • Shëruar zemërthyerit (shihni te vargu 1).

  • Çliruar të robëruarit (shihni te vargu 1).

  • Ngushëlluar të gjithë ata që pikëllohen (shihni te vargu 2).

  • Dhënë bukuri dhe gëzim të rënduarve (shihni te vargu 3).

Bërja e pyetjeve për ndjekjen e ecurisë është një aftësi e efektshme për t’i ndihmuar nxënësit ta analizojnë atë që sapo studiuan në shkrimet e shenjta ose atë që kanë dëgjuar dikë të thotë. Mund të merrni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë për t’i ndihmuar nxënësit të marrin parasysh kuptimin e tekstit, të tilla si vijueset: “Në ç’mënyra mund të jetë dikush i robëruar?” ose “Çfarë mendoni se do të thotë se ai do të na japë ‘diademë në vend të hirit’?”

Dallimi i mënyrës se si Shpëtimtari e përmbush misionin e Tij

Mund të doni t’ua jepni nxënësve përmbledhjen vijuese të vargjeve te Lluka 4:16–21.

Gjatë jetës së Tij në tokë, Jezu Krishti lexoi nga Isaia 61 në sinagogën në vendlindjen e Tij, në Nazaret. Nëpërmjet fjalëve të Isaias, Jezu Krishti dëshmoi se Ai ishte Mesia i premtuar, i dërguar nga Ati Qiellor me një mision për të shëruar, çliruar, ngushëlluar dhe shpëtuar (shih te Lluka 4:16–21).

Për t’i ndihmuar nxënësit të fillojnë të shohin mënyrën se si Shpëtimtari mund ta përmbushë misionin e Tij në jetën tonë, mund t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë shembujt nga shkrimet e shenjta në grupe.

Zgjidh një nga thëniet në tabelë. Studio një shembull në shkrimet e shenjta ku Shpëtimtari e përmbush misionin e Tij duke e ndihmuar dikë për sfidën e tij unike. Mund të përdorësh shembullin e shkrimeve të shenjta të dhënë ose të gjesh shembullin tënd. Mund të mendosh edhe për një shembull të ditëve të sotme.

  • I munduar: Njeri, i sëmurë nga paraliza (Marku 2:1–12)

  • Zemërthyer: Gruaja me fluks gjaku (Marku 5:24–34)

  • I robëruar: Alma i Riu (Alma 36:16–21)

  • Vajtues: Maria dhe Marta (Gjoni 11:20–36)

  • I rënduar: Alma dhe populli i tij (Mosia 24:8–21)

Teksa i studion, kërko përgjigje për pyetjet vijuese:

  • Çfarë të mëson ky rrëfim rreth mënyrës se si Jezu Krishti mund ta përmbushë misionin e Tij për ty në jetën tënde?

  • Çfarë të mëson ky rrëfim rreth mënyrës se si mund ta ftosh fuqinë e Tij në jetën tënde?

    Ndërsa nxënësit studiojnë, jini në dispozicion për t’i ndihmuar që t’i përgjigjen çdo pyetjeje që mund të kenë.

    Pasi ta kenë përfunduar studimin, mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që mësuan që mund ta ndihmojë dikë që po përballet me një sfidë të vështirë.

    ikona e seminaritBërja e pyetjeve që i ftojnë nxënësit të reflektojnë mbi përvojat vetjake, të tilla si vijueset, mund t’i ndihmojë ata ta dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Jezu Krishtit në jetën e tyre. (Për trajnim shtesë mbi dhënien e ftesave që i ndihmojnë nxënësit ta dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në përvojat e tyre, shihni “Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

    Nëse nxënësit do të kishin dobi nga të parit e një shembulli të ditëve të sotme para se të tregojnë përvojat e tyre, mund të shihni përvojën e Darlinës te “Feeling the Lord’s Love and Goodness in Trials” [“Të Ndjerit e Dashurisë dhe Mirësisë së Zotit Gjatë Sprovave”] (4:18).

    4:17
  • Në ç’mënyra e ke parë Jezu Krishtin ta përmbushë misionin e Tij në jetën tënde ose në jetën e dikujt që ti njeh?

Të treguarit e asaj që ti beson rreth Tij

Jepuni nxënësve kohë për të përpunuar mënyrën se si gjërat që ata kanë mësuar mund të ndikojnë në jetën e tyre jashtë klase. Veprimtaria vijuese lidhet me sfidën për të cilën ata menduan në fillim të orës mësimore.

Shkruaji një mesazh personit për të cilin po mendoje sot, i cili po përjeton aktualisht vështirësi në jetën e tij (ky person mund të jesh ti vetë). Kërko ndihmën e Shpirtit për të të udhërrëfyer ndërsa shkruan. Në letër, jep të vërtetat ose përvojat që ke dëgjuar dhe mësuar rreth Shpëtimtarit sot, që ti mendon se mund ta inkurajojnë ose t’i sjellin shpresë këtij personi.

Merreni parasysh ta përfundoni me dëshminë tuaj për Jezu Krishtin dhe fuqinë e Tij.