“Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja
Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja
Vështrim i Përgjithshëm
Shpëtimtari shpalli se “është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi. … Por duhet të bëhet sipas mënyrës sime” (Doktrina e Besëlidhje 104:15–16). Kur ushtrojmë besim te Jezu Krishti, ne e ftojmë Atë të na ndihmojë të bëhemi më të mbështetur te vetja në të gjitha aspektet e jetës sonë. Jezu Krishti i ndihmon shenjtorët e Tij të krijojnë mbështetjen te vetja në mënyrë që të sigurojnë të ardhura për veten dhe të mësojnë t’i bekojnë të tjerët siç bën Ai.
Përgatitja e nxënësve: Mund të jetë më e efektshme t’i jepni këto mësime në rendin që shfaqen në këtë dokument. Dy mësimet e para u paraqitin nxënësve parimet e mbështetjes te vetja dhe do t’i ndihmojë ata t’i kuptojnë më mirë dy mësimet e fundit. Dhënia e dy mësimeve të para “Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja” në fillim të vitit mund të ndihmojë gjithashtu të përgatiten nxënësit për të kuptuar parimet që do t’i studiojnë te mësimet “Edukimi dhe Punësimi” dhe “Shëndeti Fizik dhe Emocional”.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja Sipas Mënyrës së Zotit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë nevojën për të ndërtuar mbështetjen te vetja sipas mënyrës së Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrën se si mund ta përkufizojnë termin mbështetje te vetja dhe të marrin parasysh mënyrat se si Zoti mund t’i ndihmojë ata ta ndërtojnë mbështetjen te vetja në jetën e tyre.
-
Figura për t’u paraqitur: Një vakt me peshk; disa pajisje peshkimi; Jezusi duke punuar në rininë e Tij
-
Fletushkë: “Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja sipas Mënyrës së Zotit”
Besim te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besimin te Jezu Krishti për të ndërtuar mbështetjen te vetja.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të ofrojnë një lutje vetjake duke i kërkuar Atit Qiellor t’i ndihmojë të përcaktojnë një fushë të jetës ku mund të bëhen më të mbështetur te vetja.
-
Material filmik: “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet” (16:22; shikojeni nga kodi kohor 5:24 deri në 6:08)
-
Material për t’u paraqitur: Thënie nga Peshkopi W. Kristofer Uadell
Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si ta ushtrojnë besimin te Perëndia ndërsa ndërtojnë mbështetje financiare te vetja.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë gjëra të rëndësishme që shpresojnë t’i përmbushin në të ardhmen, që do të kërkojnë burime financiare. Ftojini ata të reflektojnë për planin e tyre për të qenë të përgatitur nga ana financiare për këto gjëra ose për pyetjet që mund të kenë rreth përgatitjes së tyre financiare.
-
Informacione për nxënësit: Kostot e zakonshme për të shërbyer në një mision dhe për të marrë një edukim universitar, si edhe shpenzimet bazë në zonën tuaj
-
Materiale: Kopje të grafikut që tregon parimet e hapave për marrjen e vendimeve financiare
-
Materiale filmike: “Gjuha e Ungjillit” (12:27; shikojeni nga kodi kohor 6:10 deri në 7:40); “Sedrick’s Journey” [“Udhëtimi i Sedrikut”] (2:32)
Mbështetja te Vetja na Mundëson të Kujdesemi më Mirë për të Tjerët
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të bërit të mbështetur te vetja u mundëson atyre ta ndjekin më mirë shembullin e Shpëtimtarit për ndihmesën ndaj të tjerëve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrat se si thëniet vijuese mund të jenë të vërteta si nga ana materiale, ashtu edhe shpirtërore: “Ju nuk mund ta ngrini moralisht një qenie tjetër derisa ju të qëndroni në një vend më të lartë se ç’po qëndron ai” (Harold B. Lee, “Stand Ye in Holy Places”, Ensign, korrik 1973, f. 123).
-
Materiale: Kopje të thënies nga Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, që t’i diskutojnë grupet e vogla
-
Fletushkë: “Shembuj të Mbështetjes te Vetja nga Historia e Kishës”
-
Materiale filmike: “Strengthen Thy Brethren” [“Forco Vëllezërit e Tu”] (3:50); “On the Lord’s Errand: The Life of Thomas S. Monson” [“Në Punën e Zotit: Jeta e Tomas S. Monsonit”] (1:00:10; shiko nga kodi kohor 19:54 deri në 24:18)